Kulturë
Bardhyl Mahmuti - Eskadronët e vdekjes
E shtune, 02.01.2021, 10:00 AM
NJOFTIM
Qendra "Gjenocidi
në Kosovë - Plagë e Hapur"
Gjenevë, 2 janar 2021
Njoftojmë
të gjithë lexuesit shqiptarë se doli nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”,
i autorit Bardhyl Mahmuti.
Në
“Eskadronët e vdekjes” autori gërsheton teknikën e romanit historik dhe
kronikës si gjini letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë
të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së
gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.
Romani
bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer
një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe
ndaj kundërshtarëve politikë serbë.
Qendra
“Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi të botojë këtë roman më 15 janar
2021, në ditën për të cilën Kuvendi i Kosovës ka vendosur të jetë dita e
përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Në
veçanti falënderojmë mbështetësit e këtij projekti, falë ndihmave financiare të
të cilëve romani u botua në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në gjuhën
angleze.
Siç
jemi zotuar, botimi i romanit me lidhje të veçantë dhe me dedikim ka filluar
t’u dërgohet mbështetësve të projektit tonë dhe shpresojmë që, përkundër
vështirësive të shkaktuara në shërbimet postare nga masat kundër pandemisë,
libri t’u shkojë përpara datës 15 janar, kur libri shpërndahet nëpër librari.
https://kosovogenocide.com/njoftim/