Kulturë
Kalosh Çeliku: Urime Vitin e Ri 2021
E enjte, 31.12.2020, 10:25 AM
URIME VITIN E RI 2021
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Shqiptarët nuk janë turmë
po kaçakë brez pas brezi)
Dudumë!
Shqiptarët, nuk janë turmë
Po, janë kaçakë
brez pas brezi. Jetë:
Luftë për “mik” e
për armik historik
Herë, me Krajl. E,
herë, me Mbret.
Ti, je: dudum
politik. Argat partiak
Që, sot nuk mund
ta shohësh veten:
Dje, komunist
Beogradi. Sot, “ballist”.
Treni yt, iku nga
satcioni i Trenit.
Treni yt, iku nga
satcioni i Trenit....
(Vaksina anti Covid -19)
Qeveria. Dhe,
partitë e sotshme politike:
Pozitë. Opozitë.
“Vëllazërim-bashkim”.
Përpiqen, të më
japin vaksinë bullgare
Dhe, asaj të Mikes
ruse: Anti Covid -19.
Unë, u përgjigjem
me raki rrushi: Moti
E kam marrë
vaksinën anti Covid -19.
Edhe, atë:
Shqiptare. Nga, Dr. Pipero:
Rrezitje në Diell.
Ushqim. Gjumë rehat
Dhe, vitaminë D.
Që, ia shtova si Poet
Vitaminë H. Dhe,
një Ibrik raki rrushi...
(Derrkucët shqiptar kërkojnë
ende hurdha Neokomuniste)
Derrkucët
shqiptar, që deri Dje u rrokën
Me të dyja duart,
herdheve komuniste:
Sot, janë rrokur
për herdheve partiake
Hurdhave, mbyten
në Neokomuniste.
Derrkucët, me të
dyja duart herdheve
Të patritotëve.
Shpëtim, Sot kërkojnë:
Herdheve partiake,
të Neokomunsitëve...
(Përurime Librit “Koronavirusi”
pa ju nuk do ta shihte dritën)
Asgjë, nuk kam t’u
them Vitin e Ri 2021
Jeni arratirur.
Fushave me dëllinja. Arave.
Mes kërcnimeve
banale. Fletërrufeve.
Përveçse: Urime!
Ua them mes poezive
Me Koronavirus
partiak. “Armik i pabesë”.
Muzën Time të
poezisë egër, në Shkup
Zor, se: do të
dilni Nesër, në Shqipëri.
Faleminderit, për
Librin “Koronavirusi”
Vërtet, pa ju nuk
do ta shihte dritën...
(Rakia e rrushit më shpëtoi
nga “armiku i padukshëm”)
Rakia e Rrushit,
më shpëtoi
Nga “armiku i
padukshëm”:
Koronavirusi “mik”
besnik.
Vaksinë Poetit
Kalosh ?eliku.
Rrezituni te
“Parku i Grave”!
Përqfoi Miket
azgane! Kurtizane
Edhe, mirrni
vitamin D. Dhe H.
Mos rri me to! “Dy
metra Larg”!
Rakia e Rrushit më
shpëtoi, Sot
Me vitamin D. Dhe,
H. në Shkup
Imun më bëri edhe
ndaj helmimit...
(Përzë “armikun e padukshëm”
në Shtëpi Vitin e Ri 2021 - Liri)
Edhe, vendosin
rregulla. Nuk më lënë rehat
Vitin e Ri 2021,
shpërndajnë afishe. Fletërrufe:
E grushtojnë
Babadimrin në “Bit-Pazar”. Shkup
Mesdite.
Shpërndajnë kërcnime. Porosi fetare.
Imzot,
Koronavisusi nxorri armën, në Shkup:
Mos e pritë Vitin
e Ri 2021! Rri, në Shtëpi!
Karantinë. Dhe,
këndo këngë me çifteli!
Dy metra Larg me
Gruan Besnike. Miken
Edhe, laj duart
shpesh me sapun! Alkool!
Dhe, vdis nga
“armiku i padukshëm”, në Liri...
(Përderisa, festat e Fundvitit më thonë
Dy metra Larg me Gruan Besnike)
Përderisa, festat
e Viti Ri i kaloj në Ferr
Falë, u qoftë
Xhehneti me lule! Nuk e dua.
Unë, e dua
Xhehnemin, me zjarr!. Flakë..