Kulturë
Bardhyl Maliqi: Marrëdhëniet e mia me vitin letrar dhe jetësor 2020
E marte, 29.12.2020, 12:32 PM
MARRËDHËNIET E MIA ME VITIN LETRAR DHE JETËSOR 2020
Nga
Dr. Bardhyl Maliqi
Viti
2020 ishte vit plot befasira, me pluset dhe minuset e veta të mëdha. Së pari ne
jemi njerëz me jetën tonë personale, por edhe me jetën familjare dhe atë
sociale. Në të gjitha këto aspekte kemi pasur evente të vogla e të mëdha. Me
gjithë klimën pandemike, djali përfundoi universitetin me rezultate të larta
për anglisht-gjermanisht dhe tani ka filluar punë. Vajza lindi edhe një fëmië
të dytë, të shëndetshme dhe të këndshme. E madhje, Amelja është 4 vjeç, por të
shet e të blen sa herë të dojë. Për atë Sranda është Deti dhe gjyshja Nëna e
detit, madje detin e kam lindur unë se thotë baba i detit kur bie fjala, qoftë
edhe kur përçartemi në telefon. Dhe bën mirë se tani e kam gati librin poetik
“Zërat e detit”, që e merr titullin nga poema që ”Nacional” e ka botuar tashmë.
Pandemisë
deri tani ne ja kemi dalë disi, me
gjithë ndalesat, distancimet dhe maskat e saj, por kemi pasur hidhërime të
rënda në krushqitë tona. Vjehrri i vajzës, një nga drejtuesit e firmës “Europa
konstruksion”, zoti Thanas Rula u nda prej nesh së bashku me të shoqen, Teutën,
me gjithë përpjekjet e djemve dhe të mjekëve shqiptarë dhe turq. Ne e dimë që
lufta ka edhe viktima, ka dhe heronj. Ndër heronjtë janë dhe disa nga mjekët
tanë në qendër, por edhe në rrethe.
Shoqata
jonë e shkrimtarëve dhe krijuesve të jugut me emrin “Klubi i Krijuesve Jonianë”
ka pasur mjaft aktivitete në rang rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Në
Sarandë janë organizuar si çdo vit edicionet e Poezisë Joniane dhe ato të
prozës, gjithashtu edhe botimet antologjike me këtë rast me poetë dhe
shkrimtarë vendas dhe të huaj. Janë Zhvilluar veprimtari të bukura edhe në
vendbanike të tjera , si në Himarë, Konispol, Ksamil, Delvinë e Livadhja
etj.Veprimtaritë kryesore janë zhvilluar në Sarandë, si manifestimi poetik,
edicioni XIV, përurimi i veçantë i antologjisë së këtij manifestimi, diskutimi
i antologjisë së prozës, edicioni II zhvillohet sot, më 26 dhjetor, veprimtaria
e fundit për këtë vit. Ne kontribuuam me veprat tona edhe në organizimin e
Ditës poetike për Sarandës, organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me aktorin
Anastas Nika.Sarandë, në ditën e çlirimit të qytetit më 9 Tetor.
Ndërsa
veprimtaritë e zhvilluara në Himarë ishin për këngën isoplifonike dhe nderimin
e figurav e të saj kryesore. Nga autorët tanë u nderua zoti Timo Mërkuri si
Nderi i Himarës. Në Konispol për dokumentimin e kontributeve të kësaj zone në
Luftën Nacional-Çlirimtare dhe krijimtaria për të, në Ksamil, në qendrën “Dea”
të drejtuar nga Kompozitorj Limoz Dizdari dhe pjanistja Adriana Dizdari-Priftuli
jemi mbledhur për poezinë, për kremtimin e 250 vjetorit të Bethovenit, për
shqetësimet, që ka kjo qendër nga lakmuesit e trojeve të saj duke kërcënuar
edhe me jetë. Gjithashtu janë zhvilluar
disa veprimtari për prezantimin e botimeve të autorëve.tanë, por më i veçantë
qe diskutimi për Librin e shkrimtarit delvinjot
z. Xhevdet Ahmeti. etj.
Unë
personalish kam marrë pjesë në të gjitha
veprimtaritë rajonale, përfshi edhe ato për Sarandën me poemën “Qyteti im me
emër vajze”, që ju e botuat zoti Buçpapaj. Por kam marrë pjesë edhe në
veprimtari të tjera kombëtare e ndërkombëtarë si Festivali Poetik Ndërkombëtar
”Ditët e Naimit”, që u zhvillua në Tetovë si edicion XXIV, ku edhe u vlerësova
për poezitë me Certifikatën dhe medaljen “Ditët e Naimit”, si dhe për ligjërimet,
që ju gjithashtu i botuat. Interesant dhe impresionues ka qenë edhe shoqërimi
me poetin kosovar Mexhid Mehmeti për në Veriun e Kosovës në rrugën Tetovë,
Shkup, Prishtinë, Drenicë, Prekaz dhe Mitrovicën e jugut dhe të veriut. I kam
prekur me dorë monumentet e luftëtarëve dhe heronjve të Luftës çlirimtare të
Kosovës, kam marrë impresione e mbresa nga Kulla e djegur e Jasharajve, nga
shtopia muze dhe varrezat e të prehurve aty dhe veçanërisht edhe nga Kushtova,
vendlindja e përkthyesit tim të ndjerë Shahin Hasanit.
Jam
botuar ne Kroaci si pjestar i antologjise poetike Kuvendi i Diversitetit
Kulturor letrar "Me dashuri Dea 1 dhe 2", jam pjesmarres me
Antologjine “Goja e Tunelit”e Manifestimit Poetik Nderkombetar edicioni
24.”Ditët e Naimit” që u zhvillua në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Jam
pjesëmarres me 8 edicione të poezisë ndërkombtare që do të botohet në origjinal
dhe në gjuhën angleze në Rusi etj. Gjithashtu këtë vit janë shkruar dhe botuar
disa nga poemat e mia, si “Debora blu”, poemë për coronavirusin), poemat “Arti
që dhemb”, “Për kë bien këmbanat”- poemë për Moikom Zeqon dhe për Silke Lirija
Blumbah, “Qyteti im me emër vajze”, poemat “Arkitektura e hijeve”, ”Çast” etj,
Shpresoj
dhe besoj se më 2021-in Pandemia do të marrë fund dhe ekonomia do të fillojë të
rritete. Unë ndërkohë përgatitem që të botoj disa libra, që puna shtetërore nuk
më linte kohë t’i përfundoja. Librat janë me poema, me poezi, me ese, kritikë
letrare dhe studime. Shpresoj t’ia dal të botoj edhe dy libra madhorë të tim
eti. Një për Historikun e Konispolit 2, si dhe një libër me studime të tjera.
Nëse munda edhe një monografi për prindërit e ndarë pabesisht nga jeta.