Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: 57-Vjetori i pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika
E enjte, 24.12.2020, 11:41 AM
Në 57-Vjetorin e
pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika
O
jetë, linda në shkreti!
Nga
Keze Kozeta Zylo
Sot
në 55-vjetorin e e pushkatimit të poetit ushtarak disident, tepelenasit Trifon
Xhagjika marr penën nga Nju Jorku me cingërrima të akullta bërë nga pandemia
botërore dhe ulem të shkruaj. E pamundur
që në fillim si fqinj më të afërt me Peshtanin të mos më vinë imazhet e një
natyre panoramike të Peshtanit, familjet e mrekullueshme ku u lind dhe u rrit
poeti disident Trifon Xhagjika. Si një
hymn shkrihen zërat e mezhgoranasve dhe të Peshtanit me këngën aq të kënduar
nga bilbilenjtë e këtyre dy vendeve me histori dhe një kulturë të lashtë të
miqësisë së pandarë me njeri-tjetrin.
Jehona e kësaj kënge për dy fshatrat malore si Mezhgorani që ka
Trebeshinën perballë i ka kaluar kufijtë përtej oqeanit nëpër dallgët e shpirtrave
tona si emigrantë duke vazhduar ta këndojmë si: “Në Jugun e Shqipërisë/ Se ç’
janë dy malësi/ Trebeshina me Golikun/ Që të dy janë për karshi./ Përmes tyre
shkon një lumë/ Lumi Vjosa është ai/ Përmbi Vjosë një fshat i bukur/ Peshtani,
shokë Peshtani!
Nuk
e di si do ta këndonte Poeti Trifon Xhagjika si biri i Peshtanit këtë këngë
domethënëse. Por e sigurtë se shpirti i
tij i trazuar nga rrebeshet dhe tufanet e kohës së diktaturës kishte krijuar
portretin e rebelit, të disidentit, të poetit që me penën e tij tronditi dhe
vazhdon të trondit shqiptarët këndonjës të së vërtetës… I sjellë këto dy fshatra kaq afër me njeri
tjetrin ngase emrin e tij, vëllain doktor dhe familjen e nderuar kujtoheshin
brenda mureve të gurta herë pas here dhimbshëm dhe heshturazi nëpër familjet
tona. Kujtohej dhe fjala e Dr.Yllit, vëllait të tij, i cili kur pa që vëllait i
hodhën prangat në sallën e gjyqit thirri: “Mbaje kokën lart vëlla”! Fshati ka
përqindjen më të lartë ortodokse, por gjithmonë në harmoni me bashkëfshatarët e
tyre dhe fshatrat përrreth myslimane.
Trifon
Xhagjika ishte pinjoll i derës së madhe të Xhagjikajve. Xhaxhai i tij Koço Xhagjika ishte mësues i
parë i gjuhës shqipe dhe më 1947 u burgos për 15 vjet. Vëllai i tij Dr. Ylli
Xhagjika, u burgos dhe u internua për 27 vjet rresht. Vazhdoi persekucioni dhe me internimin e
motrës se tij Santa. Vëllai tjeter Anastasi, inxhinier elektrik, u pushua nga
puna.
Ai
shërbeu në ushtri pas shkollimit të lartë dhe si sot në një ditë dimri të egër,
më 23 dhjetor, 1963 u arrestua bashke me një grup të rinjsh dhe u dënuan me
pushkatim. Poezia “Atdheu lakuriq” është
drithëruese: “Nuk mundem,nuk mundem/ E pashë Atdheun lakuriq/ vetëm pa miq e
shokë/. Mundohej të këpusë një degë dafinë/ nga lavdia e shekujve./ Atdheun e
dija të uritur! Por sa i vogël qenka!/ As një degë nuk e këpuste dot”.
Poeti
u vra nga skuadra pushkatare nën terrin e diktaturës, nën drithërima të çdo
qenie të gjallë që dëgjonte krismat që derdhnin gjak të kuq njeriu, gjak të
pastër arbëror. Dhe kjo tragjedi të
kujton shkrimtarin e madh botëror Shekspirin që shkruajti sa vepra dramatike që
u luajtën dhe do të vazhdojnë të luhen në skenë sa të jetë njerëzimi.
Ai
u vra me thirrmën e shpirtit duke ju thënë pushkatarëve në fjalën e fundit si:
“Po të më jepni një top, do të qëlloja mbi regjimin tuaj!” Dhe kjo dëshirë që e çoi në egërsinë e
pashoqe sistemin pushkatues të kujton Prometeun që është një martirizim heroik,
simboli i përpjekjeve për njerëzimin ku në momente të caktuara ka dhe ndjesi
prekëse si: “Më dhemb kur flas, më dhemb edhe kur hesht, as vetë nuk di kur mua
më dhemb më shumë”…
Por
jo poeti disident tepelenas e di mirë ku ishin plagët e Atdheut, plagët që i
kishte si Krishti në trup ndaj dhe gjuan me vargun brilant demaskues, të thiktë
mbi zemrat e republikës që e kishin bërë popullin vetëm të vuante, të vuante
skajshëm. Vepra e poetit Xhagjika dhe
pse u mbulua nga koha e diktaturës, varri i tij ende nuk është gjetur, përsëri
ai do të lexohet dhe lexuesit do të gjejnë frymëzimin brez pas brezi. Trifon Xhagjika është poeti që si ç thotë
korifeu i letrave shqipe Faik Konica për Prometeun se: “Se natyra e njeriut nuk
ndërron, por një poet i madh që zbulon të vërtetat e kohës së vet, zbulon të
vertetat e gjithe kohërave të pastajme.
Plagë të pashëruara
ende…
Dhe
mjerisht koha e Trifon Xhagjikes vazhdon, në forma dhe përmbajtje të ndryshme,
varfëria e pamëshirshme në qindra e mijëra shqiptarë, analfabetizmi i ulur
këmbëkryq, prostitucioni i vajzave nën dhunën e tutorëve, prostitucioni
politik, korrupsioni dhe gllabërimi i pasurive nga gropat thithëse të
shpirtrave të kriminelëve krijojnë një imazh rrënqethës në sytë tanë.
Këto
tragjedi duhet të lindnin një Shekspir të kohës, por fatkeqësisht nuk u lind.
Shekspirët
e kohës shqiptare janë poetët që dhanë jetën për Liri si Havzi Nela poeti tjetër
disident që u var në mes të qytetit të Kukësit nga diktatura. Ai ëndërronte lirinë duke shkruajtur si: “Fryma e Helsinkut u derdh porsi era,/Na
përkdhel zemrat, çeli si pranvera/ Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë,/Na
zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë/”.
Poezitë
e Xhagjikës janë si Pegasi flutures dhe shpërndahen ne çdo zemër njerëzore
shqiptare, ato janë dhe si ecja e nje kali të hazdisur për t’i treguar botës
mbarë se Shqipëria kishte rënë nën diktaturë, ndaj ai shkruan: “Miq! Dëgjoni trokëllimat
e kalit të harbuar? Jam unë”!
Këto
poezi janë të mbushura me metafora që kane patosin e luftës për Liri, godasin
pa mëshirë obskurantizmin dhe diktaturën.
Poeti
martir pranon më mirë të vuajë se sa të jetojë pa Liri, ai sfidon pa frikë
sahanlëpirësit e sistemit. Ai punoi në
Ministrinë e Mbrojtjes si redaktor në sektorin e botimeve si dhe më vonë në
gazetën “Luftëtari”. Trifon Xhagjika
botoi në shtypin letrar si në gazetën “Drita”, revista “Nëntori”, “Ylli”
etj. Verbëria e mbjellë ndër popull u
kishte veshur me dyll bebëzen e syrit dhe e pamundur ta hiqnin cipën e trashë
të mjegullës ndër sy ndaj ai me indinjatë të thellë shkruan tek poezia “Kënga e
verbër” si: “E shkreta ti, o Republikë/ u blatohesh të zotërve/ pa e ditur
ç’janë/ Dritën ta shuajnë në terr/ e ditën ta ndezin/ bukën ta shtrojnë në
sofër/ e duart t’i presin/ në burim të çojnë/ e gojën ta mbyllin/. Ata të kthyen në metelikë!
Pena
e tij shkëlqen dhe zbardh si bora në malin e Golikut për të vërtetën
gënjeshtare të drejtimit udhëheqës, të tiranisë së pabesë që shtypi dhe
shfrytëzoi popullin gjer në asht.
Epitetet që i vë Republikës si e pabesë, e shëmtuar, mashtruese janë një
thirrmë e shpirtit të tij të vrarë, janë demaskim i shthurrjes dhe korrupsionit
të udhëheqësve që shtypnin pamëshirë disidentët dhe elitën intelektuale të
Kombit. Ndaj ai i fton ta lexojnë dhe të shkojnë pas Poetit për të vërteten që
gjëmon sa tunden malet e Shëndellisë, Trebeshinës dhe Golikut që jane aty rreth
shtëpisë së tij si: “Veç me mua ejani/ t’ju rrëfejë të vërtetën që ndrit./ Të
dinë udhëheqësit lart dhe e larta Republikë/ se nuk jemi as të verbër/ as të
shurdhër në politikë./ O Republikë e pabesë!/ T’u fala si kristiani Krishtit,/
po ç’më dhe?/ Dhe diellin do të ma zësh…/ Turp, Atdhe!/ Tek ty jam/ i lirë pa
Liri”…
Poeti
kishte qenë në “Shkollën Normale të Elbasanit”, si dhe më vonë për gazetari,
por edukatën e lartë, dashurinë për dijen ishin ngjizur nga familja e tij plot
kulturë e mirësi në vendlindjen e tij në Peshtan. Më vonë në moshën 8 vjeçare
familja e tij u detyrua të jetonte në Tiranë, për shkak të djegjes së shtepisë
së tij nga lufta italo-greke më 1941.
Trifon
Xhagjika është autori i poezisë që është bërë himni i Shkollës së Bashkuar të
Oficerëve nëpërmjet kompozimit të Kostandin Trakos, qysh në vitet 60-të. Breza
të tërë oficerësh e kanë duartrokitur atë për vite me radhë, ndërkohë që
vjershëtori i saj nuk jetonte.
Sipas
Wikipedias rreth poetit Xhagjika.
Doemos
që ke dhimbje dhe të ndizet një revoltë në shpirt që poezitë e poetit disident
të pushkatuar nga diktatura janë tejet aktuale dhe sot, plot pas 57 vjetësh të
vdekjes së tij, poetit që akoma nuk i dihet varri. Çfarë trishtimi dhe mallkimi që ende
vazhdon midis nesh për jetën ashtu si tek poezia “Apologjia ime” ku midis te
tjerash shkruan:
“…Marrëzi,
dhe mëkate për jetën e tërbuar/ se kur më ndal, o gjeneratë, që vuan rrugës
ndonjë natë, më merr për të dënuar dhe, me një zë që vret, ngahera më pyet: -Ku
linde, o i ri?
-O
jetë, linda në shkreti! 1962.
Fakt
është që populli vazhdon sindromën e Stokholmit, si në historinë në gusht të
vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbanken” në
Stokholm të Suedisë. Ajo përfundoi në
marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur.
Edhe
pse viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur
në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng,
deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të
përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të
ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të
kusarëve.
Prandaj
kur populli të çlirohet nga adhurimi për udhëheqësit duke u thurrur këngë e
poezi dhe nga dashuria e verbër me sy të dyllta, atëhere do të themi me plot
gojën: Se nuk linda në shkretinë e shpirtrave që adhurojnë politikanët
mashtrues dhe grabitqarë. Kjo syndromë
të sjellë aq prane vargjet e Brehtit tek “Marshi i viçave” përkthyer
mjeshtërisht nga Robert Shvarc ku shkruhet:
“Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin”.
E
kujtojmë sot dhe përgjithmonë poetin disident Trifon Xhagjika me plot nderim
dhe respekt në 57-të vjetorin e vdekjes së tij shkaktuar nga skuadra pushkatare
me urdhër të udhëqësve të diktaturës komuniste.
E nderojmë për veprën që la pas, poetin disident pa varr që pohoi
fuqishëm në poezitë e tij se lindi në vendin që drejtohej nga shpirtrat eshkë
të tharë duke lenë një popull në mjerim dhe varferi të tejskajshme ashu siç
thote poeti disident se:
“O jetë, linda në
shkreti”!
23 dhjetor, 2020
New York