Kulturë
Kalosh Çeliku: Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021 të pimë te “Parku i Grave”
E shtune, 19.12.2020, 06:34 PM
ECË RRUGA?E VITIN E RI 2021
TË PIMË TE “PARKU I GRAVE”
NGA KALOSH ?ELIKU
(Pasuria ime Poetike)
Gjithë jetën, kam
pasur Gra besnike
Pasurinë e Babait.
Kreshnik Mali.
Me kalë me shalë,
në Kërçovë:
Arat, livadhet.
“Jasakun” e ?elikeve.
Edhe, raki rrushi.
Ibrikë me dy çepa:
Zonjën Di. Dy
Shtamba verë në shtrat.
Pasuria ime: Nuk
është, Partia politike...
(Magarët e Djeshëm spiunë
Sot mos i nxirrni “patriotë”)
Magarët e Djeshëm
politik. Spiunë
Që, nateditë i
reklamoni emisioneve:
Sot, m’i hiqni nga
sytë, ato: “patriotë”!
Shkaku, se: Do t’i
vjellë edhe zorrët:
Kur, i shoh në
fushata parazgjedhore.
Nuk dua t’i shoh
në ekrane televizive
Që, e kanë shitur
veten: një torbë taxhi!...
(Portreti artistik i një Shkërdhaçi
me Dy shtamba verë Di)
Zonjën Di, e kanë
fejuar shkuesit
Me dimi nëpër
këmbë Livadheve:
Moti. Shtatë male
larg, në Qeveri.
Nuk më thirrën si
krushk në Dasëm
Dashuria, Ime:
Është, shkërdhatë.
Nuk jam Halil
Garria i vdekur me Besë
Të zgjohem me kalë
me shalë nga Varri:
Gruan Besnike,
Sot: Ta sjellë në Shtëpi.
Nuk ka pasur:
Asnjë, dhuratë martese
Falë, u qofshin:
Montimet patroitike.
Shpifjeve, se: Unë
jam prodhues droge:
Substancave
narkotike vdekjeprurese.
Kutadi. Ndoshta,
Jam: I Poezisë Erotike?!..
(Zonjën Di ma shpallni Grua)
Edhe, Zonjës Di:
Sot, i shpallini Martesë
Jo, thotë e Bukura
e Dheut. Kam Burrë.
Poet, Shkërdhaç: E
pres të çohet nga Varri
Me nagëntin e tij:
Nëntë fishekë. Një, gojë.
Edhe, dali Zot
Nuses: Te Sarajet e Krajlit...
(Problemi Im me Gruan
time besnike Historike)
Problem, s’kam me
Shtetin e “përbashkët”
Argatët e tij me
poste partiake politike:
Tenderë. Honorare.
?mime shtetërore
Gratë e tyre
besnike. Shtëpi Publike.
Problem, kam me
Poezinë: Gruan Besnike...
(Miku im poet ka pi çaj rusi
me një rrufjan politik)
Edhe, miku im
besnik i letrave shqiptare
Pasi, ka pi çaj
rusi me rrufjanin historik:
Paraqitet me
telefon: A, mund të pimë raki
“Zonën e lirë të
Grave”, në “Bit-Pazar”?!
Jo, i them. Mund
të pimë te “Parku i Grave”.
Pajtohet. Dhe,
pimë raki rrushi me Ibrikë
Verë, para këmbëve
të Filipit Maqedonisë.
Përderisa, Gratë e
mia besnike ikin Larg:
“Ai, është
tradhtar. Shkruan poezi. Libra”
Miku im Muzë,
turret të hyjë në Libra?!
E pabesueshme?!
Përderisa, deri Dje
Muzat e mia ishin
Gratë Besnike.
Sot, Muza: Më
lindin “burrat”. Miqë.
Imzot, mos u dukem
si Prift në kishë:
Rrëfehen, para Meje. Mëkate, Zotit...
(Gratë e mia besnike më kanë qi
para syve të partive politike)
E pabesueshme?!
Gatë e Mia besnike. Rrospia
Mesdite, m’kanë qi
para syve Partive politike.
Se: Jam Dashnori
tyre në Shtëpinë Publike?!
Magarkat. Ndoshta,
i kam qi me raki rrushi
Por, jo: Me Dy
shtamba me verë të kuqe...
(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021
të pimë te “Parku i Grave”)
Jo, nuk dua verë.
As, ibrikë raki rrushi
As, Dy shtamba me
verë të Mikes Di.
Përveç, Një
Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:
Dy Shamikuqe,
lidhur për brezi. Egër.
Dy shtamba me
verë, rrëzojë në shtrat
“Armikun e pabesë”,
ta vras një Natë!
Jo, nuk dua raki
rrushi. Verë me shtamba
I dua, Dy shtambat
me verë të Rrugaçes!
Mbi kokë, lidhur
me Dy shami për brezi:
“Armikun e
pabesë”, ta vras në shtratë! ...
(U ngrita nga Varri
ecë të pimë bashkë)
Moti kohë, me një
Mike Nate besnike
Nuk pinim bashkë
nën Rrap. Shkup.
Pasmesnate, e marr
në telefon: I them:
Sot, u ngrita na
Varri. Ecë, pimë bashkë
E mbaj Besën, ta
kam dhënë, nën Rrap.
Përgjigjet Mikja:
Me Ty kisha shkuar në Ferr
Nuk e di, se: Unë,
jam në Varr. Parajsë.
Poet, i thua
vetes. Rrugaç, i gjallë në Jetë:
Ecë, t’i zbrazim:
Shtambaverët në Parajsë!...
Shkup, 13 dhjetor 2020