Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Një cep i yllit…
E merkure, 16.12.2020, 09:10 PM
Një cep i yllit…
ose
Leni Mërkuri e grupit të Pilurit…
Nga
Timo Mërkuri
Në qoftë se grupin “Bejka e bardhe” të
Pilurit do ta çmonim si një yll në qiellin e iso-polifonisë shqiptare, hedhësen
e këtij grupi, Leni Mërkurin patjetër do ta vlerësonim si një nga cepat e këtij
ylli që bashkë me dritën mbi vend, lëshon këngën mbi zemrat tona.
Ishte
dymbëdhjetë vjeçe nxënëse shkolle atë vit të largët të 1970, kur u ngjit për herë të parë në skenë për të
kënduar me grupin e të rriturve këngën “Bilibili që dëgjon bota”, këngë në të
cilin këndoi si hedhëse. Me qënë se jo të gjithë lexuesit e kuptojnë se çështë
hedhësi i grupit iso-polifonik, le ta sqarojmë me pak fjalë: është zëri më i vështirë i këngës pilurjote. Është
zëri që mba ekulibrin e gjithë zërrave në grup, që ngre këngën kur ajo “lodhët”
apo “kotët”, ashtu si vajtorja me përvojë në grupin mortor që, kur sheh se
vajtorët e tjera janë lodhur dhe kanë ulur tempin e vajtimit, ajo me një
“klithmë” vajtimi e “shkund” grupin mortor dhe vendos ekuilibrin mes vajtoreve.
Hedhësi në këngën iso-polifonike ndërhyn
në këngë vetëm tr-katër herë me zërin e tij si “klithmë” vertikale, por këto
momente janë vendimtare për këngën, e ngrenë atë në qiejt e realizimit ose e
fundosin në baltën e dëshitimit.
Me qënë se jo të gjithë lexuesit e
kuptojnë teknikën e zërave të këngës iso-polifonike, po e sqaroj në një mënyrë
tjetër. Të gjitha aniet kanë dyrekun kryesor, i cili lidhet nëpërmjet kavove
apo litarëve me kiçin, bashin dhe anët e
anise, duke e shndruar gjithë anien në një trup të ekulibruar, që nuk përmbyset
nga dallgët edhe kur e godasin anash. Gjithashtu te ky dyrek lidhen edhe velat,
të cilat mbledhin erën e detit dhe, duke e përqëndruar në bazën e velave, pranë
trupit të anies, forcën e saj, i jep anise forcë shtytëse dhe ekulibër.
Këtë bën edhe “hedhësi” në këngën
iso-polifonike, mbledh këngën dhe forcën e zërave të saj, të cilën e vë në
funksion të “lundrimit” të këngës nëpër detit e iso-s. Dhe deti i isos
pilurjote është dallgë fortë e dallgë shumë.Këtë bën edhe Leni Mërkuri në këngën
pilurjote. Megjithatë, i ndërgjegjshëm se jo të gjithë lexuesit kanë dijeni mbi
teknikat e ndërtimit të anieve dhe lundrimit të tyre, unë ju ftoj që të mirni
një këngë pilurjote në
YouTube, ku të jetë Leni Mërkuri në
rolin e “hedhëses” dhe të ndiqni ndërhyrjet e saj “hedhëse” në këngë.
Leni Mërkuri, me plot gojën mund të
themi se është një gjeni polifonie, sepse jo vetëm që realizoi me sukses
“hedhjen” e këngëve, por edhe pse krijoi
një tjetër tipologji hedhjeje në momentin kur kënga shtrohet (ulet tonaliteti i
saj). Ajo krijon me zërin e saj një ngritje vertikale me tre-katër shkallë
kulmore dhe rikthehet prap tek tonaliteti bazë i isos, një ngritje kjo mjaftë e
vështirë në këngën iso-polifonike.Njësojë si balerini në patinazhin artistik të
bëjë në ajër tre-katër rrotullime dhe pastaj të rrëshqasë normalisht mbi
akull.Dhe këtë ta bëjë në mes të një grupi balërinësh që patinojnë bashkë me ‘të.
Leni Mërkuri ka një zë metalik mjaft të
fortë melodioz dhe dinamik. Dhe sikur
kënga të “sëmuret”, “ injeksioni” që i jep ajo është me efekte si kortizon dhe
kënga ringjallet menjëherë...thotë Kristo Çipa, Mjeshtër i Madh, përgjegjës i
grupit “Bejk’ e bardhë”.
Leni Mërkuri e filloi karierën
si hedhëse duke zvendësuar Luiza Çipën, një tjetër talent nga Piluri,
por që qëndroi pak kohë në grup. Në prill të vitit 1970 Leni Mërkuri si hedhëse dhe Ermioni Mërkuri
si marrëse kanë interpretuar këngën për vdekjen e Gogo Nushit. Që nga ai moment
dhe deri në vitin 1978 Leni Mërkuri ishte hedhësja kryesore e grupit të Pilurit,
derisa u zvendësua po nga një tjetër talenr i rrallë në këtë funksion, nga këngëtarja
Vitori Mërkuri.
Leni Mërkuri ka në “biografinë” e saj“
hedhjen” e dhjetra e qindra këngë, si kënga
për Gogo Nushin, Zaho Kokën, Llambro Andonin, Këngën e Vlorës, Këngën e dëshmorëve, këngën “Zoga kaçake në male”, “Këngët e
Atdheut tim”, “Kuac e kuqe” etj.
Leni Mërkuri ishte bërë e pa zvëndësueshme në grupin e Pilurit dhe
prania e saj impononte siguri suksesi te antarët e grupit. Kristo Çipa na
tregon se :Në nëntorin e vitit 1974 Leni ishte nxënëse në teknikumin e ndërtimit
në Korçë dhe grupi i Pilurit do këndonte në Tiranë këngën “28 mijë yje”. Marësja
e papërsëritëshme e kësaj kënge Katina Mërkuri “Mjeshtër i Madh’, menjëherë sa
konstatoi mungesën e Leni Mërkurit pranë grupit, protestoi tek grupi dhe deklaroi se nuk do e këndonte
këngën pa praninë në grup dhe në rolin e
“hedhëses” tëLeni Mërkurit.Protesta e saj, e mbështetur nga grupi bëri që
zvministri i kohës i kulturës Mantho Bala tëurdhërojë drejtorin e shkollës në Korçëtë
niste urgjent për në Tiranë nxënësen Leni Mërkuri ‘’për një problem të madh”.
Prania e saj në grupin qëkëndoi në Tiranë,
në rolin e hedhëses bëri qëe të lindëte
ajo mrekulli iso-polifonike e padëgjuar më deri më sot.
Leni Mërkuriështë edhe një marrëse
dinamike dhe mjaft mirë e artikuluar. Me grupin e Pilurit ka kënduar refrenin “Hënëz
e qiellit të gjerë”, me grupin e bregdetit të Himarës ka kënduar këngën “Zura një mike suljote” dhe ” Vajz’ e
valeve” (kënga më e klikuar në youtubme rreth 700000 klikime).
Me grupin “Bejk’ e bardhë” ka kënduar
këngën: “Këngën ma vini kuror”,“Gjeniu gjirokastrit”, këngën për PetroMarkon,
këngën për Vlorën, e të tjera.Në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 2009 ka
marë çmimin e I si “hedhëse” e këngës iso-polifonike.
Unë do tju them se ajo ka kënduar monofoninë brilante: “Lamë
dheun morrëm baltën” e cila në Festivalin Folklorik të Vlorës, me tekst të
Kristo Çipës. Vërtet ka ca kohë që monofonia ka dalë nga hershmëria e artit
oral shqiptar dhe është ngjitur në skenë nga antarë të grupit të Pilurit. Pak
veta e njohin këtë tip kënge të stërlashtë qëështë më afër vajtimit se sa këngës
dhe që ngjan më shumë me logatjen se sa
këngë të mirfilltë. Të interpretosh këtë tip kënge duhet të jesh mjeshtër i këngës
iso-polifonike dhe njohës i madh i “jetës” apo rrugëtimit të saj. Leni Mërkuri është
rritur me këngën dhe e njëh më së miri atë.
Thamë se monofonia është më pranë
vajtimit se sa këngës, por te grupi i Pilurit, pas përvojës së poetit Leftër
Çipa, “Nder i Kombit”, tekstet e këngëve i ka marë në dorë poeti tjetër Kristo
Çipa, “Mjeshtër i Madh” duke i ngritur ato në një nivel artistik të admirueshëm.
Ju ftoj që të ndiqni tekstin e monofonisë “Vaj për Atdheun”:
Vaj për Atdheun
(monofoni).
Teksti Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”
Ku janë nisur e shkojnë
detet në këmbë i kalojnë
duan dritë por s’shikojnë
në natë një jetë rrojnë
se ky atdheu që patëm
asnjëherë se hoqi natën
në kurbet nga do që vajtëm
lamë dheun morëm baltën
O ti dheu me bunkerë
I burgosur je për herë
buzë plasur o i mjerë
s’të pashë të qeshur një herë
Kur buzëqeshur të jini
nga dheu eni më nxirrni
Leni Mërkuri ka kënduar si “hedhëse” në
rreth 60 këngë me grupin “Bejk’ e bardhë” dhe dëgjuesit shprehen se…nuk mund
të rreshtin së dëgjuari këngën e Leni
Mërkurit..
Për merita të spikatura është dekoruar
në vitin 2016 me “Urdhërin Naim Frashëri” të Artëdhe,ka marë titullin
”Personalitet i shquar i Laberisë”, ndërkohë që Bashkia Himarë ka vlerësuar me
Çertifikatë Mirënjohjeje” gjithë antarët e Grupit “Bejk’ e bardhë” të Pilurit