Kulturë
Fritz Radovani: At Fishta per Mikun e vet
E marte, 15.12.2020, 09:40 PM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot, mbas sa
vjetësh:
At
Fishten per Mikun e vet...
PENG NDERIMI…
ALOIS GURAKUQIT (1909)
I
kandshem â e plot shije
Nja’
i lehtë zhumhur, qi gurra
Ep
tue gurgullue n’per hije
E
neper rrajë e curra,
Ka’
e argjantë lugjeve ulet
E
puthë permallshem lulet,
Qi
si n’ pasqyrë – rrijn m’amë t’ asaj tu’ u kqyrë.
Asht
edhe i butë e i kandshem
Nja’
i ambëli fllad eret,
Qi
ka’ i qetët e i erandshem
Fryn
neper ag’ prendveret;
Me
landë shkon tue zhablluem
Ase
me gji t’ rituem
Prej
voeses s’qielles – të ndonji drandofilles.
Ma
e ambel, por, asht fjala
E
njaj miqsis’ s’ vertetë,
Qi,
kur t’ na marrë vala
E
pellgut t’ zi t’ ksaj jetë,
Tue
na ngushtue nder gjire,
E
ndiejm, e qi fatmire
Zemrat
na i kallë – me nji shpënesë të gjallë.
Po,
o Gurakuq, per mue
E
nalta fjala jote,
Qi
me Vargnim m’ ké çue,
Kur zemra ‘i herë m’ ankote,
Per
mue kjé ajo pêng beset
E
kjé per mue hyll shpreset,
Qi
shpirtin m’ shndriti. – Zemëren m’a flladiti.
Oh!
Po: Ajo fjalë ngushllimit
N’
zemer njashtu m’ ka ardhë
Si
voesa prej agimit,
Qi
bjen m’ nji lil të bardhë;
E
atëbotë, si kah prendvera
Bîjn
vjollca e lule tjera,
Njashtu
mendimet – paten n’ mue burimet.
Po,
atëbotë per Atme e Fé,
Per
punë të hijshme e t’ mbara
Zemra
ma fort m’u xé;
E
ma fort se perpara
Me
shpirt un Zanës ju trova,
Edhe
njatë burrë këndova,
Qi
n’ flakë t’ barotit–mbet per tokë t’Kastriotit.
Pra,
i drejtë në kjoftë se moti
Krejt
zâ’n s’ m’a qet n’ harresë
Fjalës
s’ ate. (E cilla m’ ploti
Zemren
ma t’ ambel shpresë
Se
‘i kohë dikur ma e bardhë
Shqypnis ka per t’i ardhë).
Un
me evari – per nderë, po, do t’ ia dij.
Prandej,
per peng miqsijet
Kam
da me t’i kushtue
Kto
ushtrime poezijet,
Qi
ti, (due me shpresue),
N’
kurrsend s’ ké per t’i ba,
Sado
qi s’ duhen gja:
Pse
m’ to pa da – mue Mik ti ké me m’ pa.
Shenim
nga At Viktor Volaj O.F.M.(1941): Zani i kangvet të para të Lahutës mori dheun
e trandi zemrat e Atdhetarvet të vertetë. Këte bindje dhe këte vlersim ndaj
Poetit desht t’a shprehte edhe letrari i ri Luigj Gurakuqi, i cilli në vitin
1906 i kushtoi Vargënimin, bashkë me nji vjerrshë safike me titull Pengu i
nderimit. Edhe Fishta në shenjë evarije i kushtoi në vitin 1909 veprën Pika
Voeset bashkë me këte poezi. Nji notë njomsije, përshkue prej ndjesishë
mirënjohtjeje plot ambëlsi, e shquen ketë kangë: Fjala e mikut asht ma
terhjekse se gurgullimi i gurrave e flladi i ambël prendveror. Ajo kallë zemrat
e ndritë mendën, tue nxitë kah punët e mbara...
***
At
Fishta shenon: “Kam da me t’i kushtue: SHQYPTARIT TË
VJEFSHEM – ZOTNI LUIGJ GURAKUQIT
– NDERËS SË
DJELMNIS SË SHKODRËS
– KTO VJERRSHA
TË PERVÛJTA - AUKTORI
KUSHTON – Kto ushtrime poezijet” : Kështu e quen me modesti veprën Pika
Voeset, botue në Zader, në 1909.
Shenim F.Radovani: Asht
marrë nga Lirikat “Mrizi i Zanave” pa asnjë ndryshim.
Botohet në pragun e 28
Nandorit, ku Gurakuqi në Vlonë vertetoi thanjet e At Fishtës.
Melbourne, 26 Nandor
2020.