E hene, 14.10.2024, 12:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet koreografja greke, Xeni Alexandrou

E marte, 15.12.2020, 09:27 PM


Flet koreografja greke, Xeni Alexandrou:

- Shqipërinë e kisha imagjinuar si Berlinin në vitet e ‘90-tës

-Jam befasuar nga mikpritja e shqiptarëve dhe bukuria e Tiranës

-Shqiptarët janë artistë me talent dhe shumë punëtorë

Nga Albert Z. ZHOLI

Ajo është një nga balerinat moderne më të preferuara në Athinë dhe më tej. Aktualisht ka shumë artistë shqiptarë miq të cilët i respekton dhe i vlerëson. Në rininë e saj kishte dëgjuar se Shqipëria ishte pjesë e BRSS, por kur lexoi më thellë njohu të vërtetën dhe se Shqipëria ishte një vend komunist i pavarur diktatorial por  krenar. Në vizitën e saj në Tiranë ajo është habitur nga mikpritja por edhe nga bukuria e Tiranës.

-Si keni njohur Shqipërinë më parë dhe çfarë keni menduar për të?

Fillimisht e njoha Shqipërinë si një tokë të pavarur komuniste, në të njëjtën kohë më bënte përshtypje fakti që Shqipëria nuk drejtohej nga Bashkimi Sovjetik, ndryshe nga Greqia për shembull, ku partia komuniste ishte një satelit i BRSS. Pastaj u njoha dhe u bëmë miq me shumë shqiptarë që erdhën në Athinë. Më bëri përshtypje qëndrueshmëria dhe fokusi i tyre, i cili në shumë mënyra ishte në kundërshtim me qëndrimin që kanë Grekët.

-Kur keni rënë për herë të parë në kontakt me artistët shqiptarë? Mendimi juaj për ta?

Kur isha në shkollën profesionale të baletit në Athinë, ne mirëpritëm disa studentë nga Shqipëria që kishin një formim akademik shumë të fortë. Ky ishte kontakti i parë me ta. Mendimi im është i njëjtë me të gjitha shtetet e Ballkanit. Ekziston një luftë për t'u pajtuar me të kaluarën tonë të trazuar dhe për të bërë diçka unike prej saj që i shërben të ardhmes. Shqiptarët janë njerëz jashtëzakonisht bujarë dhe ekstrovertë me shumë traditë, prandaj besoj se është urgjente të organizohen dhe të bëhen struktura që do ta vendosin artin në fazën qendrore të jetës publike. Kjo është diçka në të cilën është përqendruar drejtori artistik i “Tirana Internacional Festival”, Andrea Rama.

-Si e kishit menduar dhe si e gjetët Shqipërinë? Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?

-Shqipërinë e kisha imagjinuar si Berlinin në vitet e ‘90-tës, mbasi e kisha parë në disa filma ose lajme nga bota duke krijuar në të njëjtën kohë mendime pozitive nga kontaktet profesionale me artistë Shqiptarë kudo në botë dhe kur organizatori i festivalit Andrea Rama, më propozoi të merrja pjesë në festival isha vërtet e emocionuar, për faktin që më jepet rasti të vizitoj për herë të parë Shqipërinë. Në Shqipëri më bën përshtypje gjithmonë mikpritja, krijimi i miqësisë me një hapje shpirtërore të ngrohtë.

-Disa koncerte në disa vende në Tiranë...Si jeni ndjerë? A u realizuan ato çka mendonit?

Kam pasur shumë dëshirë të jepja shfaqje në Tiranë. Dhe koha erdhi…Ka kaq shumë vende në Tiranë që duken të paprekshme nga koha. Puna që po paraqesim së bashku me katër muzikantët lidh muzikën klasike me traditat arkitektonike dhe simbolikat e qytetit. Është një vepër për pesë shqisat dhe është e orientuar drejt së ardhmes. Provat për Quartetto Serioso 95 i Beethoven do të realizohen tek Kollonat dhe Parku Rinia gjatë komplet javës dhe performancat do zhvillohen të shtunën dhe të dielën 17-18 Tetor duke filluar nga ora 11:00 deri në 14:00. Me këtë rast kam dëshirë të falënderoj Institutin “Gëte” dhe drejtoreshën Alketa Kuka për mbështetjen e ngrohtë si dhe Bashkinë e Tiranës.

-Si do ta cilësonit Tiranën me kaq sa e keni vizituar?

Më tej Tirana është një qytet tradicional me një potencial të madh për t'u bërë një qytet bashkëkohor që respekton mjedisin, kafshët dhe natyrisht banorët e tij. Ka bukuri të çuditshme. Ndaj ndiej që koncertet në të vërtetë mund të simbolizojnë fytyrën e një qyteti krejt të ri në të cilin mund të kultivohet kultura e së nesërmes. Koha pas pandemisë ishte vërtet e vështirë dhe natyrisht Arti ka shumë zgjidhje dhe ide për të ofruar duke arritur një gjendje të re shpirtërore. Ne kemi hyrë dhe po vazhdojmë në një epokë të re dhe shumë gjëra do të ndryshojnë në përgjithësi, ekonomi dhe në shoqëri. Tirana tashmë është konkuruese në çdo gjë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora