Kulturë
Gëzim Llojdia: Kush ishte muzikanti hebre Rudolf Sareta, që la gjurmë në qytetin jugor?
E marte, 15.12.2020, 09:31 PM
Kush ishte muzikanti
hebre Rudolf Sareta, që la gjurmë në
qytetin jugor?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Në
qytetin tonë,atje në jug ka lindur dhe
ka jetuar një muzikant i veçantë hebre.Tre pjesë të jetës i kaloi aty në
jug.Lindjen,rritjen dhe pensionin dhe
një ditë, kur kufijtë u hapën,ai shkoi në Izrael, ndërsa viti ishte 91. Gjaku,
që rridhte thellë në zemrën e rrjedhjes
së zakonshme .Përpara syve ishin dritat e
qytetit Karmiel ,qyteti të bukur,krijuar e rritur dhe i shtrirë mes Mesdheut dhe liqenit Tiberia.Dielli në
Izrael shkëlqen sot e kësaj dite, Ka vende ku perëndimi i diellit është aq i
bukur dhe i fuqishëm mirëpo, dielli i
Dola Sareta perëndoi aty nga vitit 2006. Nuk ka kohë më të mirë gjatë ditës
sesa koha kur dielli fillon të perëndojë, zhurmat e sfondit bien, qielli është
pikturuar me ngjyra të çmendura dhe sot thotë:” Lamtumirë ditë, eja na pushto moj natë”. Kështu nis ky
rrëfimi ynë për një djalosh hebre me një
pasion. Muzika dhe shpirti i dlirë hebre
u dëgjua në një qytet detar ,në kohë të mërzitshme historie.Zhurma e një
fizarmonike dhe tingujt e saj, kur degët
e ullinjve qajnë, plakat pëshpërijnë dhe
deti egërsohet në një stinë.Mirëpo asokohe qyteti i zymtë dhe vogël ,deti i kthjelltë dhe i kripur, por i trembur në një stinë. Pse rruga e jetës është e gjatë dhe e gjatë? Çfarë po
ndodhte atje në rrugicën hebraike në
qytetin jugor?Ishte koha, e largët,viti: 1924.Një familje e qetë hebraike
priste një lindje.Çfarë kujtojnë era dhe errësira dhe uji? Djaloshi,përpëlitej
ishte me buzëqeshjen e diellit,me flokët me onde, pis të zezë, e quajtën :Rudolf Sareta.Shkurtazi; Dola, do
të thirrej vite më vonë nga moshatarët e tij,thjeshtë :Dola Sareta. C’bukuri e
bukur ruante emrin e prejardhjes së tij.
Mirëpo, ritet u sollën aty në jugë, të
këtij vendi ballkanik .Ata sollën energjinë e jetës,bukurin e të cilët u rritën në këngët e saj, përmes të
cilave u lanë trashëgiminë tokës antike të Izraelit, erës së kripur ,perëndimit
të fushave.Dola nuk i njohu ato ngase lindi në qytet ballkanik.Ajo, që vrejnë
dëshmitarët është se veshët në fakt
shpirti i tij në thellësi të thellësisë në brendësi të brendësisë
përcillte ,poshtë flokëve me onde
energjinë e një vritualiteti.Kishin
aftësinë, për të njohur një tingull me saktësi maksimale dhe për ta
dalluar atë, nga tingujt afër tij.Përkundër aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe
për t'i thirrur me emrin e tyre, gjë që është e zakonshme në mesin e njerëzve -
dëgjimi i hollë muzikor nuk është një tipar, që shumica e e njerëzve posedojnë.
Mirëpo, le të themi dy fjalë konkrete dhe cili është mesazhi i vlonjateve për
muzikantin hebre pas kaq vitesh,gjurmët që ai la në orkestër ,estradë shtëpia e
pionierit e qytetit jugor.Muzika është një art përfaqësues, që ndërthur me
shumëllojshmërinë e traditave të popujve duke theksuar etosin e përbashkët, dhe
duke bërë këtë tregon për një fenomen magjepsës: interpretimi i muzikës
muzikore ishte një art i qartë hebre, dhe hebrenjtë shërbyen si integrues të
traditave të ndryshme. Ata futën në muzikë elemente nga bota e tyre muzikore,
qoftë nga tradita popullore hebreje, dhe të tjera bashkohore.Edhe pse thirrja e
shpirtit të ëmbël ishte ajo muzika
hebraike buruar nga thirrjet e lashta të lutjeve të Levantit dhe jo më pak se 3000 vjet më parë. Shënimi
muzikor, që u zhvillua dhe që ne gjejmë në bibël sot është një nga format më të
lashta të muzikës, dhe megjithatë, ajo është akoma në praktikën aktuale në të
gjithë botën sot. Ja cfarë shkruajnë vlonjatet:
M.Pema
te shkrimi i S.Basko shkruan:”Mu kujtohet kur luante në fizarmonikë në shtëpinë
e tij të vogël te rrugica..E ne si fëmijë, që jetonim aty rrinim përball
dritares dhe dëgjonim Dolën....Shkrimtarja Shpresa Vrana:Më kujtohej shumë mirë
ndihej vlonjate...krijuesi vlonjat Th.Loli: Brez i talentuar si pema me
ankth kur i prêt gjelbërimin nuk
harrohen.Misheli,Dola,Pirrua,Vasi Cuni...Robert Hasani shkruan: Me Dolën kemi
qenë koleg në orkestrën e estradës në
vitet 80 dhe për të ruaj kujtimet më të mira si muzikant-firzamonicist dhe
njeri i shkëlqyer Brenda atij kolektivi muzikor të mrekullueshëm, që drejtohej
nga Prof Mishel Lako.
Piro
Koka shkruan:Më bëhet zemra mal, që shumë njerëz komentojnë dhe përshëndesin ish-kolegun tim
Dola Sarreta. Bashkëpunuam nga viti 1967 deri sa doli në pension në vitin 1984.
Dola ishte një fizarmonicist i shkëlqyer,i zoti punëtor,nuk thoshte kurrë
jo...Shkrimtari Hiqmet Mehmetaj :Unë kamë një kujtim të veçantë. Në Drashovicë
me estradën profesioniste të Vlorës ma dha fizarmonikën e tij,sigurisht unë
isha amator...V. Xhaferri dentist:”Kur përgatiteshim për provimet e
maturës me shokun e klasës M. K mësuam
në shtëpinë e Dolës. Tepër i thjeshtë,aristokrat, gjithmonë me fytyrë të qeshur
vinte e na përshëndeste....Në anketën e
hapur nga S.Basko një numër i madh personalitete,gazetarë,piktorë
artistë,krijues,muzikantë etj, etj nga
Shqipëria,Greqia,Italia,SH.B.A,Izrael
kanë shprehur admirimin e tyre , për virtuozitetin e tij dhe punën palodhur
në shtëpinë e kulturës dhe
gjetkë. Por në të njëjtin kohë kanë shprehur habi ,përse nuk paska pasur një
vlerësim për taletinë e këtij artisti virtuoz.
2.
Si
lindi muzika brenda shpirtit të një djaloshi?Përkufizimi më praktik i
"muzikës hebraike" është ndoshta ai i propozuar nga mbreti Uri:
"Muzika e krijuar nga hebrenjtë, për hebrenjtë dhe si hebrenj".
Mirëpo le të kthehemi sërish aty:Performanca muzikore është një burim frymëzimi
dhe një faktor vendimtar në, krijon një mjedis të hapur, krijues, harmonik që
mundëson bashkëpunime midis njerëzve, shoqërive, kulturave dhe popujve. Muzika konsiderohet si një mjet i shprehjes
në botë, një gjuhë ndërkombëtare joverbale dhe abstrakte. Ajo ka një vend
qendror në jetën njerëzore, në të gjitha kulturat, në të gjitha
moshat.Dola Sartea në Vlorë ,por edhe të
tjera ,pra një llaf :të gjithë hebrenjtë janë pjesë e kësaj tradite.
3.
Disa
të dhëna rreth figurës së muzikantit virtuoz: Dola Sareta. Thamë, që lindi në
vitin 1924. Aso kohe shkollimin bazë e bëri në qytetin e lindjes. Mirëpo
krisi lufta dhe në rrugët qytetit ,u shfaqën pushtuesit. Dola, ndërpreu studimet. Ndihmon të atin në tregti
ambulante .Nuk bëhej fjalë për mapo apo magazina ,thjesht i tregtonin në
shtëpi. Një vëlla i tij, kishte mësuar
një zanat të bukur. Ishte rrobaqepës dhe Dola,ndihmonte në qepje,prerje,
rregullim .Çfarë shprehen ata, që e kanë njohur?
I
erdhi delli muzikor, që bënte të hidhej
e të luante më gojë me çdo mjet për të plotësuar aromat muzikore, që
janë dëgjuar nga kohët e hershme në të gjitha vendet. Dikush përmend faktin, që
me këtë lloj muzike goje të
thjeshtë ai luante lloj-lloj melodish,
që bashkëmoshatarët ja pëlqenin.Këtë e vuri i ati që i tha:” Dola do të blejë
një muzikë goje!Ajo ishte një fizarmonikë goje e vogël ,që luan melodi të thjeshta
muzikore.Ndërkohë i ati e ruan premtimin
e tij. Shkon në qytetin e Fierit, ngase
aty në Vlorë nuk kishte dhe i blenë një muzikë goje.Po ta shikoje gëzimin e në
sytë e djaloshit, që shkëlqente .E thjeshtë ,por ishte një vegël muzike, që
djaloshi hebre do ta bënte të arrinte
ëndrrën në sytë e tij. Kështu u perfeksionua. Si lindi kjo?Dikush ka pasion
artin e poezisë,dikush muzikën,Midis
mendimit dhe të folurit, mund të shtohen dy faza të mundshme të ndërmjetme -
heshtja dhe melodia. Heshtja ende e lë të fshehtën në të fshehtën, por mund të
zbulojë fuqinë e saj për ata që e rrethojnë, ndërsa melodia jep një zbulim
fillestar dhe të thellë. Në fund të fundit c’ishte muzika në shpirtin e
djaloshit hebre? Me anë të saj qeniet njerëzore mund të vdesin në buzë të
shpirtit të tyre nga kënaqësitë e saj dhe mund të ringjallin të vdekurit me
sekretet e saj të fshehura. Një ditë befasisht i ngjau lajmit të madh. Ëndërronte,ëndërronte të
kishte një fizarmonikë, ku duart e tij
të preknin tastot magjike,të
lëmuara dhe vërshonin mes të bardhës dhe
të zezës. Fizarmonika – s’ishte tjetër gjë,një pajisje muzikore e bërë në Vjen,atje sa larg larg,
dhe në vitin 1829. Dola ,hebreu
që muzika i prek shpirtin në vende shumë të thella Muzika ,që edhe fjalët nuk
mund të arrijnë, këto vende kanë për të sjellë motivimin e thellë dhe lëvizjen
e brendshme të nevojshme për të vepruar. Në zemrat e dëshirave i dhuruan një
fisamonik të vërtetë të vjetër dhe ai
mbylli derën e dhomës .E çuditshme, por e vërtetë e mësoi veglën
muzikore, pa mësues.Pastaj i vëllai Eljon, që kishte një kitare dhe kështu sëbashku formuan një grup të vogël, që shkonte nëpër gëzimet e
shokëve dhe miqve. Dola Sareta , kështu ishte fizarmonicisti i parë i Vlorës.E
pranuan në estradën e qytetit menjëherë. Ishte vjeshtë më ngjanë nëntor i vitit
1955.Dola Sareta fizarmonicisti parë, në këtë profesion, por më vonë ai
punoi fort dhe shpejt për ngritjen e tij profesionale, që melodinë
e dëgjuar më vesh të hidhte në letër pentagrami
.Kështu pjesa muzikore e shkruar në partiturë
ishte e veçantë. Kujton një mik i hershëm i tij:”Sëbashku me Keitin
përbënin një çift të veçantë të qetë të mirëkuptueshëm. Gjithë energjia u
shkarkuar nëmuzikë. S’pati fëmijë biologjik.Ariana vajza, që adoptuan, që
rritën dhe martuan.Dola Sareta punonte edhe në shtëpinë e pionierit,ishin vatra ku ngjizeshin talente në disa fusha të jetës.
Me fëmijët kishte një durim të
jashtëzakonshëm. Dmth të gdhendje
talentin e ngrirë për të folur me
gjuhën e shpirtit muzikor.Mishel Lako
ishte drejtues muzike.Me këtë njeri dhe miqtë e artistët e tjerë, ai
krijoi një harmoni perfekte deri sa një
ditë trokiti pensioni dhe viti shënonte
:1984. Një shumë fakte për krijimtarinë e tij muzikore.Ja njëri: Kolegët
muzikantë nëpër rrethe e vlerësonin
muzikën e tij pas kompozitorit Agim Krajkës.
"
Ai ishte në vijimësi duke kërkuar ritmin
e brendshëm, por gjithashtu shikonte këtë çështje të komunikimit me një
audiencë. Ka shumë lloje të sekreteve në muzikë dhe vetëm dikush që e njeh
thellë mund t'i njohë ato. Ka sekrete, që të gjithë mund t'i kalojnë pa i
ditur, dhe ka gjëra që të gjithë me të vërtetë i kuptojnë dhe ndonjëherë është
e njëjta gjë.
4.
Dola
Sareta erdhi në qytetin tonë në kohë të
largëta,u rrit jetoi si vlonjat dhe krijoi muzikën e tij.Megjithë kontributin e
tij të madh nuk ka asnjë vlerësim nga bashkia dhe institucionet e tjera.të
vlerësosh dhe respektosh punën e artistëve dhe patriotëve është detyrë e çdo institucioni kulturor .