Kulturë
Blerim Rrecaj: Rrëfimet për kthetrat e kaosit, absurdit, anarkisë
E enjte, 17.12.2020, 08:18 PM
Rrëfimet për kthetrat e kaosit, absurdit, anarkisë
Nga
Blerim Rrecaj
Në
librin me tregime "Telegrami dhe tregime tjerë" të autorit Albin
Mehmeti, ne shohim e përballemi me një vend e mjedis ku mbizotëron pasiguria,
stresi, ankthi, lemeria, e pazakonta, korrupcioni, kriminaliteti, kotësia e
zbrazëtia njerëzore, vërdallisjet rreth ngjarjeve që "mbulojnë" dhe
"lënë në hije" njëra-tjetrën dhe që çudisin me synimet njerëzore për
të arritur synime të caktuara me çdo kusht, në një vend të dërmuar që po të
shkëpusim diç nga rrëfimtari: "shpeshherë nuk e di se ku është".
Mbase as çfarë bën, e as ku shkon nga plagët e shkaktuara më së shumti nga
vetvetja, e prej vetvetjes. Libri fillon me tregimin që mban një emër të një
ilaçi mjekësor për zbutjen e dhembjeve, në spital, në klinikën e neurologjisë
ku bashkë me atë që shtrihet aty për shkak të kokëdhimbjeve të forta e në
pritje të diagnozës, në gjendje kllapie e jermie dëgjon njërin nga pacientët që
tregon për kushërinjtë e tij që pothuajse janë "faruar" për një copë
toke.
Libri
vazhdon me personazhe, e ngjarje të çuditshme, me imagjinatë të
"paimagjinueshme", si rasti i shkrimtarit që ka kryer me sukses
Fakultetin e Letërsisë, që nuk kishte mundur të gjej punë, i cili vret dhjetë
të pasur, jo me qëllim që t'i plaçkisë, por me qëllim që të shkruajë për ta
epitafe, pasi familjet e tyre, paguanin shumë për to, e me shpresë se do të
kërkonin edhe prej tij shkrimin e tyre.
Vijimi
i leximit të librit na sjellë plot e përplot ngjarje, ndodhi, detaje që çojnë
deri te zbulimi i këtyre historive të trishta, komplekse, e shumica e
personazheve dënohen me burgosje të përjetshme si anestiziologu që vret
pacientët i angazhuar nga njëri prej mjekëve që konkurronte për drejtor të
Klinikës së Kirurgjisë, pasi që ai që kishte më së paku pacientë të vdekur, ai
zgjidhej drejtor. Ose burgosja e shkrimtarit Drilon Shkrepa, i cili kishte
porositur kolegun e tij shkrimtar Arben Angonin për t'ia shkruante një letër
për romanin e tij me titull "Vetëvrasja", që flitej për vrasjen e një
shkrimtari, letër e cila gjendet në njërin xhep të shkrimtarit të pajetë, që më
pas e denoncon një koleg tjetër i tyre, një kryeredaktor i një reviste letrare,
duke vënë në pah se kjo vrasje është bërë për çështje fame e lavdie të Drilon
Shkrepës.
Në
libër hasim edhe në njerëz që ndjejnë zbrazëtinë e të qenmit dikushi si
nëpunësi i Entit Bujqësor të Dashamirit, i cili për shkak të problemeve me
paratë nuk arrin t'ia organizojë një ditëlindje ashtu si dëshiron, vajzës së
tij trevjeçare, e dorëshkrimit poetik që i mbeti i pabotuar, pasi iu dogj, aty
ku e dërgoi në atë shtëpi botuese. I revoltuar se ai s'po njihej si Afrim,
mbase mund të njihej si biri i filan babait, ose si babai i filan vajzës, atij
i shkoi mendja edhe të vetëvritej, bile dhe provoi (por shpëtoi, për shkak të
mosnjohjes së përdorimit të revoles) një gjë të tillë.
Në
tregime tjera shohim njerëz që hakmerren për vrasjen e shokëve të tyre pa të
drejtë, si te tregimi "Gota", ku Ekremi i cili "duke mos i
besuar gjyqësisë, u bë gjyqi vetë", pasi vrau gjashtë nga shtatë bisnesmenët,
që e helmuan kolegun e tyre për qëllime përfitimi, të një projekti ndërtimi që
e nisën bashkë.
A
po të përmendim edhe tregimin "Premtimi", ku elektricisti që shkon të
rregullojë problemet elektrike në burgun e Dashamirit, u ndihmon të arratisen
dy kriminelëve që ia kanë vrarë shokun e tij, dhe më pas ata i vret në një
kasolle në mal, duke u hakmarrë kësisoji.
Duke
e ditur që vendi Livdohovë me qendrën Dashamir nuk i kanë punët mirë!
Për
t'u ndalur këtu me përshkrimin e ngjarjeve tjera të këtij libri, mund të themi
se përtej këtyre pamjeve që pamë, ne shohim edhe dëshirën e madhe të autorit,
dhe të gjithë atyre që përpiqen e duan një "tjetër jetë", e për t'u liruar një orë e më parë nga kthetrat e
lemerisshme të mbushura kaos, absurd e anarki për të na kujtuar një varg të Ali
Podrimjes: "uriepadrejtësi kush të mos vdesë"...
Ky
libër i shkrimtarit Albin Mehmeti na bën të shohim më kthjellët...