Kulturë
Albert Zholi: Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku
E enjte, 17.12.2020, 08:14 PM
Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku: Pandemia më shtyu një kontratë në Londër si modele
Zemra
ime nuk është tronditur ende për ndonjë
Risi
në jetën time, si pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’
Nga
Albert Z. ZHOLI
Modelingu
ka qenë dëshirë e fshehur e saj. Ashtu si çdo vajzë, bota e modës e tërhiqte
shumë. Ishte e përqëndruar shumë në shkollimin si arkitekte, sa vitet ikën
tutje, por ishte këmbëngulja e një menaxheri të huaj që ndryshoi jetën e saj në
fushën e modës. Falë tij, edhe pse pak vonë, iu fut fuqishëm botës së modës.
Së fundi është pjesë e emisionit sportiv “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’ çdo
të hënë në 22:45
-Jemi
në situate? pandemie, çdo te? thote? kjo pe?r nje? modele, a ka hape?sira pe?r
sfilata dhe modeling ne? ke?te? kohë?
-Kjo
situatë ndikoi kudo në botë, në çfarëdo aspekti të jetës. Natyrisht edhe
modelingu u ndikua. Unë konkretisht kisha një kontratë në Londër e mu shty e
gjitha prej situatës në të cilën ndodhemi. Punë ka, por jo me të njëjtin ritëm
si dikur.
-
Aktualisht, cilat jane? risite? e juaja ne? marre?dhe?nie me publikun?
Risitë
e mia përfshijnë një: televizionin. Jam pjesë e emisionit sportiv “Procesi
Sportiv” në ‘Top Channel’ çdo të hënë në 22:45. Pra mund të them se m’u
realizua ëndërra ime për të qenë pjesë e emisioneve televizive e
veçanërisht atyre sportive.
-
Cilat jane? te? veçantat e daljes në ekranin televiziv në raport me daljen
në pasarelë?
-E
veçanta e modeleve në television, padyshim që është aspekti fizik që të
ndihmon në daljet publike. Pastaj është edhe fakti se jemi të parapërgatitura
me publikun, kamerat dhe emocionet. Këto përbëjnë për ne avantazh të
dukshëm.
-
Me? mire? moderatore televizive apo nje? sfilate? ne? Europe??
-Dikur
do zgjidhja ndryshe. Me moshë prioritetet ndryshojnë. Më mirë
moderatore-televizive. Ka ardhur momenti të njihni anën time të brendshme,
intelektuale e profesioniste, e jo vetëm sesa mirë pozoj.
-
A ka krize? ne? ke?të situatë ne? konkurset e bukurise? dhe modeling?
-Normalisht
që ka ndikuar edhe në këtë fushë, që nga organizimi e deri tek sponsorët. Është
bërë akoma më e vështirë për fushën e modelingut tregu ynë shqiptar.
-Çfare?
ju mungon me? shume? ne? ke?te? situate??
-Liria
e dikurshme. S’e paskemi ditur sa të lirë e sa me fat paskemi qenë! Çdo e keqe
e ka një të mirë.
-
Flitet shume? pe?r jete?n intime, personale te? Atalante?s ju vete? do te?
thoni diçka pe?r te? interesuarit e shumte?? Ka ndonje? tronditje ne? zemre?n
tuaj?
-Kjo
temë mbetet e nxehtë derisa të bëj diçka konkrete. Por ende nuk ka një
tronditje të tillë. Kur të vijë do e kuptoni!
-
Po me profesionin e Arkitekture?s cilat jane? marre?dhe?niet?
-Aktualisht
punoj si interior designer dhe kisha një projekt konkret që ma shtyu pandemia.
Besoj do realizohet deri vitin tjetër.
-A
ka sot miqe?si ideale dhe ku ndihesh me? mire? mes meshkujve apo femrave?
-
Shumë e vështirë të ekzistojë idealja. As ne vetë nuk jemi njerëz idealë.
Miqësitë i kam të mira me të dyja gjinitë. Mikja ideale e zemrës është motra
ime!
-Kur
je ndjere? me? mire? ne? sfilata dhe pse?
-Jam
ndjerë në Londër, në një sfilate të “Miss Ëorld”,
kur u përgezova nga një anëtare jurie për performancën në sy të tërë sallës!
Përgjithësisht sfilatat nuk kanë një moment kulminant, ato janë emocione nga
fillimi në fund.
-
Ku ndihesh me? mire? ne? Elbasan, apo ne? Tirane?? Kane? te? pe?rbashke?ta
mes tyre ke?ta dy qytete?
-Jeta
ime ndahet në mes të këtyre dy qyteteve. Si një ‘gaforre’ tejet familjare që
jam, ende më gjen në fundjavë të rikthehem në Elbasan pranë familjes. Nuk ka
gjë që më pëlqen më shumë. Gjatë javës jetoj në Tiranë ku kam shtëpine time të
dytë, e normalisht punën e shumë angazhime të tjera. Kanë shumë të përbashkëta
për mua siç e citova, fakti që janë afër i bën ende më të ngjashëm në Lifestyle.
-
Atalanta dhe jeta e nate?s…?
-Nuk
kam qenë frekuentuese e flaktë e jetës së natës. Mua maksimumi me ke në ndonjë
Lounge një herë në javë. Tanimë jam orientuar drejt restoranteve më së shumti.
-
Kush e?shte? fryme?zuesi juaj ne? jete? ?
-Frymëzimi
im mbeten prindërit. Ata ia kanë dalë mbanë shumë vështirësive e mbeten
frymëzim imi në jetë. Idhuj me të cilët jam rritur.
-
Marre?dhe?niet me? te? mira i keni me babane? apo me? mamane? dhe pse?
-Me
të dy kam marrëdhënie të shkëlqyera. Normalisht me mamin jemi më të afërta, si
dy shoqe të mira. Nëna mbetet më e afërta për vajzën.
-
Veshja e preferuar ne? dime?r?
-Pallto
të gjata që të mbajnë ngrohtë, shoqëruar me çizme e geta.
-
Modelja e preferuar?
-
Adriana Lima. Legjendë e gjallë në fushën e modelingut.
-Për
nje? trup perfekt, cila e?shte? dieta juaj?
Dietat
janë sezonale. Jam e bekuar nga nëna që ende ruaj format pa bërë minimumin e
përpjekjeve dhe përjashtimeve në ushqim.