Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Belisma
E diele, 20.12.2020, 07:48 PM
B E L I S M A
ose
Zaharrulla Koka e “Bejkës së bardhë”
Nga
Timo Mërkuri
Për
lexuesit që nuk e dinë ju sqarojmëse “belisma” është një barishte e “egër”, që
rritet rreth 70-80cm e lartë edhe në teren me gurrë. Është bimë tepër elegante,
lulëzon në dimër, dhe në vendet ku ka mbirë dëndur,në momentet që fryn
era,krijon një dallgëzim të bukur që ngjason me lojën e valëve. Rritet në
mënyrë masive në malin midis Himarës dhe Pilurit, nën Vumblo.Eleganca e saj ka
bërë që të depërtojë nëpër vargje si një metaforë e goditur kur flitet për
vajzën e dashuruar.
Dëndësia
e kësaj bime në Vumlo ka bërë që në një
nga shpatet nga Vumloi për në Pilur të kemi një toponim vendi me emrin
”belisma”. Kemi dhe një këngë me titullin “Belisma” që e këndon grupi “Bejkë e
bardhë” e Pilurit dhe marrëse e kësaj kënge është Zaharrulla Koka.
Për
këtë këngë, kënduar aq ëmbël nga Zaharrulla, për hyrjen e saj në skenë plote
elegancë dhe për kënaqësinë që krijon spektaatori duke dëgjuar këtë këngë të
kënduar nga Zaharrulla Koka, atëe
thërasin me emrin e kësaj kënge. Apo
ndoshta i cilësojnë si tipar personal elegancën e kësaj bime, kur e thërasin me
këtë emër.Është e zakonëshme në Pilur që këngëtarët të thirren me emrin e
këngës që kanë realizuar më bukur, psh Vasillua thirrej “Bejka”, Vitori Mërkuri
thirrej “Pëllumbesha’ etj.Me këto riemërime populli i Pilurit tregonte
dashurinë dhe vlerësimin për artistët, bij të tij. Dhe këto emërime kanë vlerë
mëshumëm se gradat e titujt.
Kështu
populli e quajti Zaharrulla Kokën me emrin “Belisma” dhe mqse ky është edhe
titulli ikëngës së saj, me tekstin fin
të poetit Kristo Çipa, “Mjeshtër i Madh”:
BELISMA
Teksti Kristo Çipa
“Mjeshtër i Madh”
Dimri
në kërthizë
Borë
ngarkon dheu
Tallazi
i rinisë
Erdhi
më rrembeu
Tek
kisha më pruri
Belisma
belhollë
Dhe
kambanat tundi
Lart
në shënë Kollë
Bashkë
kur takuam sytë
U
ndezën flakë qirinjtë
C’kish
një qeshje drite
Sa
të gjithë shandanët
Mbeta
ikonë kishe
Se
mi morri fjalët
Si
kumbim kambane
Zëri
i saj më foli
Dhe
syri me zjarre
Me
vete më morri
Bashkë
kur takuam sytë
U
ndezën flakë qirinjtë
Në
ato bregore
Më
dredhon belisma
Qëllon
me rovole
Si
dëgjohet krisma
Për
plagët e ëmbla
Nisa
ta qërtoja
Më
tha:-Unë s’ti bëra
Po
i ke nga loja
Lojë
e dashurisë
Është
bela e bukur
Futej
kapardisur
Del
zemërkëputur
Belisme
e bukur belhollë
Kollën
e zemrës shëromë
Me
këtë këngë grupi “Bejkë e bardhë” shkoi në Festvalin e Gjirokastrës 2015. Duhet
të pranojmëse grupi “Bejka e bardhë” në
këtë kohë kishte mungesa e mangësi të shumta si pasojë e situatave që kalonte
vendi.Kishte disa vjet që këngëtarët e Pilurit“heshtnin”dhe nëpër Festivale nuk
dëgjohej zëri dhe nuk përmëndej emir i Pilurit. Grupi i Bregdetit të Himarës që
kishte dalur në skenë, kishte mbushur një boshllëk, por jo të gjithë boshësinë
që kishte krijuar mungesa e zërit dhe këngës pilurjote, aq të njohur dhe të
dëshiruar. Ishte kjo arsyeja që më një
nxitim”, në prag të festivalit Gjirokastrës 2015 u krijua grupi “Bejk’ e
bardhë”(emër për të cilën dha aprovimin edhe Lefter Çipa), i rregjistruar me vendim të gjykatës së Tiranës, dhe sipas
ligjeve i paisur me NIPT dhe me
regjistrim në zyrat tatimore me nr licence. Le ta themi haapur se“sebep” u bë
zëri i ëmbël melodios i Zaharrulla Kokës, e cilandërkohë punonte në një lokal
në Himarë.
-Isha
trembëdhjetë vjeçe-kujton Zaharrulla - kur Lefter Çipa në vitin 1992 na mblodhi
në Pilur dhe na bëri prova. Në provat me Lefterin unë kuptova se kisha “zë për
këngë” dhe aty unë hodha hapin e parë duke kënduar për herë të parë në vitin
1995. Më von, me grupin “Bejka e Bardhë” të Kristo Çipës mora nismën për të
kënduar si marrëse e këngës. Kënga e parë që m’u dha për provë ishte kënga e
“Belismës”, e cila vërtet më pëlqeu shumë qoftë për tekstin, qoftë për melodinë
dhe e këndova me plot dëshirë”.
Siç
thamë më sipër, në këtë konkurim grupi u paraqit me mangësi, por ishte zëri i
ëmbël Zaharrulla Kokës, tonaliteti i këngës dhe vija melodike e saj, shto mbi
‘to edhe një tekst brilant, bënë që
kënga të bënte shumë jehonë.Pas kësaj Zaharrulla pak nga pak filloi të futej në
botën e këngës dhe në Festivalin e iso-polifonisë në Vlorë në 2016 këndoi
këngën “Jam nga Piluri mbi dete” dhe këngën “Kënga është identiteti”. Në atë
Festival sfida ishte shumë e madhe, Zaharrulla Koka konkuroi përballë Katina
Belerit të Himatrës për vendin e parë. Grupipilurjot “Bejkë e bardhë” mori
çmimin e karierës, ndërsa Zaharrulla Koka që bëri një paraqitje me zërin e saj dhe interpretim mjeshtëror orgjinal,
tërhequr vëmëndjen e studjuesve tëiso-polifonisë të cilët e quajtën “manushaqja
e marsit pilurjot”. Zaharrulla është një marrëse e talentuar me zë melodioz
metalik.E ëmbël me teknikalitet të lartë, skenike dhe shumë premtuese.
Të
kuptojmë një gjë, të jesh “marës” në këngën iso-polifonike dhe sidomos në
këngët puilurjote është shumë e vështirë. Marësi udhëheqkëngën dhe grupin
në tonalitet dhe në vijë melodike. Kjon është ana muzikore, por te
suksesi ndikon shumë “bota” personale e tij. Zëri i marrësit e bën më tëëmbël apo më të “sertë”
tonalitetin dhe vijën melodike të këngës. Dy marësa të të njëjtit grup e
këndojnë ndryshe të njëjtën këngë. Psh,
zëëngjëlli Dhimiter Varfi ka zë tenori dhe në këngë nuk i “kuptohen”
qartë fjalët e tekstit, ndërkohë që në të njëjtën këngë, Leni Mërkuri pshsi
marëse i kuptohen qartë fjalët ndaj edhe vleresohesh shume. Të njëjtën gjë mund
të themi edhe për Golik Jaupin, interpretimi virtuoz i të cilit i shton vlerat këngës së grupit.
Zaharrula
Koka ka një zë tëëmbël, diksion të qartë dhe e udhëheq grupin në një “valëzim”
melodioz, të njëjtë me valëzimin e “belismës”.Ajo është këngëtare lirike,
këndon me sukses edhe këngët epiko-lirike.Te këto këngë ajo siguron
maksimalisht suksesin. Por le të kthehemi te grupi:
Pas
këtij suksesi më von grupi këndoi disa këngë si ajo për Ismail Kadaren në 2016, Kënga famoze për Nënë Terezën dhe
këngët e karakterit të saj orgjinal“Atje tej në konovake”, “Nepërka në gusht të
vapës” etj.
Në
vitin 2017 në Festivalin e iso-polifonisë në Vlorë së bashku me divën e
iso-polifonisë pilurjote Ermioni Mërkuri dhe këngëtares tjetër të re Polikseni
Mërkuri kënduan pesë këngë rresht dhe fituan çmimin e parë: “Haxhi. Dalipi”.
Zaharrulla
Koka e kap “në ajër” situatën e këngës
dhe po “në ajër” reagon suksesshëm. Kështu psh.në vitin 2017 ishim në Itali, te
Kështjella e Potentinos ku u vlerësua maksimalisht, madje u “emërua” nga një
publik i kualifikuar si “mjelma italiane
që këndon polifoni shqiptare”, me kaq shumë elegancë dhe finesë u paraqit. Po
këtu ndodhi edhe një befasi e këndëshme.Ishte mbrëmje në muajin gusht dhe në
momentin kur do dalë hëna mbi kështjellë, mikpritësit i fikën dritat dhe u
“organizua” një konkures i çastit: kush mund të këndonte një këngë momenti për
hënën. Në çastin qëhëna na“shkeli” syrin, Zaharrulla ja morri këngës:
Kastelano
Potentino hëna
Flet
amiko me fjalë tëëmbla
Hënë
e bukur sonte italiane
Jam
një yll i maleve Akroqerane ..
Pas
këtyre vargjeve u ndez drita dhe dollia u pi për grupin “Bejkë e bardhë” dhe në
veçanti për “mjelmën shqiptare” Zaharrulla Koka
Një
moment tjetër i bukur ishte një koncert në Sarandë në dhjetor 2018 me grupet më
të mira të iso-polifonisë, ku mbas koncertit drejtuesit e pushtetit vendor
deklaruan solemnisht dhe thanë se në qoftë se do të ndaheshin çmime, atë e
merrte vetëm grupi “Bejkë e bardhë” dhe veçanërisht këngëtarja e ëmbël
Zaharrulla Koka.
Zaharrulla
Koka është një këngëtare e re, por është një këngëtare e kompletuar me talentin
e këngës dhe instiktin e skenës, madje mund të themi se këto i ka dhunti
natyrale.Dikush duhet t’i thotë se ajo ka lindur për skenën dhe për këngën, ato
janë pasioni dhe jeta e saj, aty është lumturia e saj.
Tashmë
në Pilur, kënga ri në pritje, si nënat në pragun e derës dhe belisma “nuk
vallëzon”lirshëm nga era sepse
Zaharrulla Koka, si shumë e shumë artistë shqiptarë, ka dy vjet që ka
ikur në emigracion, ku qëndron me kokën
mbrapa, në tentativë për tu kthyer. Unë ju siguroj se për Zaharrula Kokën do
dëgjojmë shumë dhesigurisht, do flasim akoma më shumë,
por
unë dua t’i them së largu: Ti je bijë e këngës Zaharrulla. Të pret kënga
pilurjote!
Sarandë, më 18.12.2020