Kulturë
Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (7)
E hene, 21.12.2020, 08:58 PM
Pse 'PO' paskajorja në standardin e shqipës së natyrshme (7)
Nga Dr. Nuhi
Veselaj
VII. Integrimi
i paskajores, shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme dhe PËR lajthitësit
naivë - respektues patolo-fanatikë të standardit të sotëm
Dardha ka bisht, bishti gërvisht
Sihyrje
Për të kuptuar më mirë titullin e këtij kreu: Integrimi
i paskajores, shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme dhe për lajthitësit
naivë respektues patolo-fanatikë të standardit të sotëm, lëndën do ta
shtjellojmë në tri pjesë:
së pari, do të përmendim diçka nga përjetimet tona si
mësues i shqipes me e pa paskajore në standard,
së dyti, nga realiteti ynë gjuhësor (Kosovë) do të
paraqitim konkretisht shembuj lajthitjesh, shkaktuar nga respektuesit fanatikë
të standardit pa paskajore në 11 pika dhe
së treti, paskajorja në standard argument përforcimi
elekzirues për shqipen e natyrshme dhe shpëtim magjik nga alergjia e
lajthitjeve.
A) Diçka nga përjetimet tona si mësues i shqipes me e
pa paskajore në standard
Mbase edhe nga nostalgjia e një arsimtari të vjetër,
mësues gjuhe, që me dhunë disa herë i është hequr ditari nga dora (7 herë),
gjatë tërë jetës e veprimtarisë sime mbeta dashamirës i pushtuar i saj. Kështu
edhe tashti në njëfarë mënyre e ndjej vetes edhe si mësues e më fort si nxënës
i gjuhës shqipe, gjithsesi adhurues i të nxënit dhe të mësuarit të shqipes së
natyrshme dhe respektues i standardit të saj, por njëherazi edhe si përkrahës i
denjë në të mirë të pasurimit të gjuhës globale kombëtare dhe standardit të
saj, ngase e shoh shqipen ende të pastudiuar si në planin diakronik ashtu edhe
në atë sinkronik. Lidhur me këtë kauzë jam përpjekur me vetmësim me u pajisë me
të nxënët kudo e kurdo ku më është dhënë mundësia, duke filluar nga muhabete
odash, në lexime e studime të pandërprera, sidomos tashti ngas kompjuteri.
Kështu këtë “të bleme” sa kam arritur ta shpreh, qoftë në biseda të lira, qoftë
në fushën e mësimdhënies, në diskutime a trajtesa studimore, qoftë edhe në
fushën e krjimtarisë letrare, madje edhetë asaj gjuhësore shkencore, mund ta
thonë të tjerët, unë për vete ende nuk jam i kënaqur. Mos me zgjatë në këtë
vazhdë jam përpjekur të zbuloj dhe të shfrytëzoj tërë pasurinë e fshehur brenda
sistemit të gjuhës sonë, në mënyrë që gjuha jone letrare kombëtare e standardi
i saj të përfaqësojnë gjuhën tonë më denjësisht, së këndejmë ngulmoj që standardi
i saj të pajiset edhe me paskajoren e mirëfilltë, e cila vërtet qëndron në
shtarttn e gegenishtes, po nuk është vetëm gege, ngase dhërben shërben si
hallkë ndërlidhëse e sistemin foljor me atë emëror më dallueshëm se çdo njësi
tjetër kategoriale, por edhe në aspektin e ndërlidhjes jo përçarjes së dijes
ndërkoenizuese të shqipes globale.
Gjithsesi kam bindje të plotë se me përfshirjen e paskajores,
pasi kjo askund, në asnjë segment nuk e rrudh standardin e sotëm, gjuha jonë
dhe standardi i saj do të jetë më i plotë, më gjithpërfshirës, më i pasur, më i
fortë dhe më i afërt për masën e gjerë shqipfolëse si dhe në veçanti më i
përshtatshëm për nxënës, studentë dhe për vetë mësuesit, studiuesit,
standardologët.
Meqë në kreun e fundit do të flasim më gjerësisht
rreth metamorfozimit të mendimit tonë rreth shndërrimit të konceptit ndaj
paskajores për standardin nga një qëndrim i paanshëm papritmas në një sigogol
pëmbindësh dhe së andejmi pas zhveshjes hipnotike të asaj veshjeje dordole gogolëzuese,
paskajorja u përftua si një zanëmirë orëbekuese. Orëbekuese ngase
vërtet shëron plagët shkaktuar asaj dhe gjuhës shqipe
allapartizançe me plumbat e kallashëve të padijes në një kohë të pa kohë.
Prandaj, para se të them edhe diçka më konkrete rreth pasojave nga ajo
përçudni, mendoj se është me rëndësi të rrëfehem rreth një përvoje vetjake që
mund t’u shërbejë mësuesve të rinj, nëse vërtet e duan gjuhën shqipe me zemër e
shpirt si ne. Unë si mësues gjuhe, për sa më është dhënë mundësia ta ushtroj atë
profesion, që nga klasa e parë e tutje e ndërkohë si mësimdhënës lëndë,
qoftë në klasat e larta të fillores, por më tepër në shkollë të mesme, edhe pse
të profilit profesional jogjuhësor, kam pasë përdorur kryesisht këtë metodë
mësimdhënieje. Në fund të orës, duke u dhënë nxënësve detyrë shtëpie që për
mësimin e sapozhvilluar të shënojnë së paku nga një fjali që ndonjëra ndër më
të veçantat do të lexohej në hyrje të orës pasuese, njëherazi paralajmëroja
temën e ardhshme që ta kenë në dijeni dhe kush ka mundësi ta sjellë edhe për të
një fjali, qoftë me gojë, qoftë të shkruar. Dhe vërtet kur kjo edhe ndodhte e
shfrytëzoja si hyrje për njësinë e re mësimore. Me thënë të drejtën në këtë
mënyrë nga nxënësit e zdllshëm mësoja edhe vetë, ngase kështu vevetiu ata i
kisha bashkëpunëtorë e mi të parë, të cilët përpiqesha me i drejtue që të bëhen
edhe gjuhësisht më të zot të vetvetes. Kujtoj vetëm kaq që shumica e nxënësve
fjalitë i hartonin me paskajore, gjë që nuk kisha vërejtje, ndërsa pas vitit
1968, kur paskajorja u përjashtua nga mësimi në shkollë, më duhej t’i
korrigjoja në shkrim e në të folur, duke e zëvendësuar konceptet zakonisht me
lidhore ose me dëftore. Kjo idilë topitjeje nuk më zgjati shumë, sepse përsëri
m’u hoq ditari nga dora dhe pas një vakuumi afro dyvjeçar, nga halli u detyrova
të punësohem jashtë arsimit, në një ndërmarre ndërtimi rrugësh dhe së andejmi
me ndihmën e shokëve dhe të ish nxënësve të mi të shkollës teknike tash
inxhinierë, drejtues repartesh, kalova përkthyes dygjuhësor serbokroatisht-shqip
në një ndërmarrje prodhimi metalpërpunuese.
Kështu duke mos iu nda mësimit, ngase i ndiqja
studimet pasunivesitare dhe në veçanti i ndikuar nga realiteti gjuhësor e pashë
të arsyeshme të sillesha më pragmatikisht edhe ndaj paskajores, por edhe të
pajisesha me dije rreth gjuhës tash të stilit tekniko-teknologjik. Meqë
atë përjetim rreth mësimit të gjuhës teknike e kam përshkruar gjetiu, madje
edhe në libra (Shih Fjalor pune... 2017, Çështje të shqipes
standarde V... 2017 etj.) këtu nuk do të zgjatem, por më gëzon
fakti kur has në shkrime, kur shfrytëzohet me vend krejt bagazhi i gjuhës
shqipe, pra edhe paskajorja, e cila është ama që lind prepjesorë edhe me
kuptimësi tekniko-teknologjike, të cilën edhe fillova me e përdorë edhe në
shkrime të natyrës shkencore.
Ç’është e vërteta unë lexoj e mësoj vazhdimisht dhe
përpiqem me marrë njohuri edhe me perfeksionue gjuhën standarde përtej
letrares, gjuhën e stileve funksionale. Kështu mësoj nga studiuesit e
kujdeshëm, por më vjen shumë keq nga disa intelektualë tanë, të cilët duke e
braktisur paskajoren pa i gjetur së paku një zëvendësim të përafërt sinonimik
me pahir kanë shkalluar në lajthitje të patolerueshme.
Madje e keqja është edhe më e madhe, si për ta si për
shqipen e standardin e saj, se me veprime të tilla nuk po dinë që nuk po dinë
që po lajthisin, prandaj për shkak të kësaj braktisjeje të paskajores po bëjnë
shkelje edhe më të rënd ndaj shqipes e standardit të saj. Këtë që sapo e thamë
rreth lajthitjeve të vrazhda dhe të patolerueshme që e ndeshim kyresisht e
veçmas në meset tona në Kosovë. Këto lajthitje filluan të shpifen dhe erdhën
duke u shumuar, që nga viti 1968, prej se nga përgjegjësit e gjuhës dhe të
politikës te ne , u kërkua me ngulm , të hiqet paskajorja e
mirëfilltë(gege!), nga përdorimi, ngase që atëherë u pranua sstandardi i
sajuar në Tiranë pa paskajore, duke menduar se ai standard duhej ishte
gjithpërfshitës dhei përkryer, ndërsa ne na mbetej vetëm me mësue disiplinisht.
Së këndejmi, mos me e zgnjatë, momentalisht për të
ndihmuar pikërisht lajthitësit dhe vetveten e shokët si unë në të mirë të
mbarëvajtjes së shqipes së natyrshme e standardit të saj te ne brenda 2-3
muajsh kryesisht nga faqe gazetash e interneti të Prishtinës kemi hetuar e
vjelë disa nga shembuj lajthitës që më ranë në sy të përdorura në gjuhën e
shkrimit nga disa intelektualë tanë të lartë të angazhuar në fusha të caktuara,
jo vetëm në gazetari e aktivitete shkencore-publicistike etj., por edhe të
profilit albanologjik në pozitab të larta të pushtetit, të cilët, si
respektues fanatikë të standardit e braktisën paskajoren e mirëfilltë nga
standardi, por për mungesë njohjeje ose zotërimi të trajtave nga standardi
shpifën trajta lajthitëse barasvlerëse që ne i quajtëm trille të patolerueshme,
sepse bien ndesh në tri domene: e para lëndojnë standardin e tashëm, të cilit
po i shkaktojnë defekte të vrazhda, e dyta, nuk respektojnë ish standardin mbi
bazë të gegnishtes, e treta, me pahir përbuzin edhe gjuhën e vet të familjes
dhe e katërta po helmojnë me shprehje të tilla lajthitëse mjedisin ku punojnë e
veprojnë.
Kjo që sapo e fillova do të ilustrohet me
shembuj konkretë në pjesën vijuese nën B).
B) Shembuj konkretë lajthitjesh të patolerueshme në
masmediat tona
Para se të radhisim shembuj lajthitjesh që i ndamë në
11 grupe, po japim katër sqarime:
I. Fjalë-folja ose
pjesa e foljes së diskutueshme ose trilli i shpifur si lajthitje, është shënuar
me shkronja të shkrifta (italike).
II. Mes kllapash, me
shkronja të zeza (bold), është shënuar zgjidhja dy variantesh,
prin paskajorjae mirëfilltë dhe pas
vizëlës pason trajta e standardit.
III. Së treti, në
fund të sëcilës pikë jepet vërejë –sqarimi shkurt.
IV. Edhe pse i kemi
të evidentuar, për hir etike, nuk po shënojmë emrat e lajthitësve, as të
masmedias ku e ndeshëm të publikuar shembullin e caktuar.
T’i ndjekim shembujt lajthitës të patolerueshëm
në raport me zgjidhjet me paskajoree trajtën e standardit në 11 grupime, të
seleksionuar sipas nën fushës së lajthitjes:
1) Lajthitje nga amputimi i pjesëzës “me” të
paskajores së mirëfiltë
.1. Ju kisha lutë (kisha me ju lutë
- do të ju lutesha) zini vendet, po fillojmë (vazhdojmë) seancën.
2. Ju kisha thënë ( kisha me ju thënë, do të ju
them) se mbrenda pesë minutash do të takohemi në zyrën e
punës.
3. Ju kisha lutë (kisha me ju lutë-do të ju
lutesha, kisha për t’ju lutur!) të votoni me 6 tetor.
4. Unë e kisha cilësuar (kisha me cilësue –
do ta cilësoja) situatën që jemi ende duke bërë përpjekje për të arritur
marrëveshje.
5. Kisha pas qejf me drejtuar (kisha me pasë
qejf me drejtue – do të kisha pasur qejf për të drejtuar) lojën nga
fusha sportive.
6. I kisha lutë (kisha
me i lutë – do t’i kisha lutur) të mos e heqin taksën, por të
kërkojnë njohje reciproke.
7. Unë kisha propozu (kisha me propozue-do
ta propozoja) atë për kryeministër.
8.Ju kisha lutë t (kisha me ju lutë – do të
ju lutesha) të diskutojmë pa fyerje.
Vërejë-sqarim: Siç e kemi
vërejtur më përpara (Shih “Çështje të shqipes standarde...II,
f.89-103) nga kjo lajthitje me amputimin e
pjesëzës “me”të paskajores që është shkaktuar pjesorëzimi arbitrar i
paskajores së mirëfilltë, siç e trajtuam edhe më parë, kuptohet se në këtë
mënyrë është ngatërruar trajta e më se të kryer: Kisha punua (kisha punue) me
të ardhmen afërt të së shkuarës së dëftores. Krahaso g. kisha me
punue, letrarishtja do të kisha punuar g. do të kisha punue (ose
kisha me punue). Kjo lajthitje është cilësua si defekt i rëndë, i patolerushëm.
Mjerisht ndaj kësaj dukurie, ku shihet se lajthitësi nuk e zotëron
rregullën përkatëse gramatikore,.nuk ka ndonjë reagim nga standardologët tanë.
Madje ndodh që ndaj kësaj dukurie nuk ka mundur me qenë imun edhe ndonjë
albanolog-akademik yni.
Sidoqoftë kjo lajthitje e panatyrshme mbetet çështje
brengosëse rreth konsolidimit të standardit të shqipes së
natyrshmete ne dhe nëse nuk shërohet mund të vashtojë edhe më tutje infektimi
edhe në Shqipri.
2) Lajthitje amputimi të pjesëzës të të
lidhores
1. Do mjellim (kemi me mbjellë – do të
mbjellim) druj (drurë).
2. Si do shprehej (si kishte me u shprehë
– si do të shprehej ) N.N në këtë udhëkryq veprimi?
3. Do përcaktojë (ka me përcaktue - do
të përcaktonte) të ardhmen.
4. Sidoqoftë, Kosova edhe kësaj radhe do paguaj
(ka me pague – do ta paguajë) faturën.
5. Kjo nënkupton se ai pasnesër do i mbroi (ka
me i mbrojtë – do t’i mbrojë) me konsekuencë edhe qëndrimet e tua.
6. Është thënë e gjithnjë do thuhet (ka me u
thënë – do të thuhet) ashtu.
7. Një ditë do mund të flasim (do të mundemi
me folë –do të mund të flasim) … do udhëtojmë, do vishemi e do
mbathemi,(kemi me udhutue, me u veshë me u mbathë – do të udhëtojmë,
do të vishemi, do të mbathemi), do kemi (kemi me pasë – do të
kemi) makina, do kemi (kemi me pasë –do të kemi)
autostrada, supermaketa,, gradaqiela… po a do jemi (a kemi me
qenë – a do të jemi) të lumtur, apo jo?!
Vërejë-sqarim: Kjo
dukuri më tepër e përhapur në Shqipëri dëmton shumë rëndë trajtën e
lidhores, si konstrukt, e cila konstatohet si
barasvlerëse paskajores së mirëfilltë. Krahaso pjesëzat përkatëse në
fjalinë: Më duhet të punoj - Më duhet me punue. Kështu edhe
pjesëza të krahasoher me pjesëzen me, dhe së këndejmi pyesim
paskajorefobët, pse aq përkujdesje kishin e kanë kundër përdorimit të
paskajores e nuk po reagojnë për mbrojtjen e lidhores nga amputimi që po i
bëhet pjesëzës speciale të karakteristike të saj, e cila konsiderohet si
zëvendësuese e plotë e paskajores së braktisur?!
3) Amputime të E-së nga diftongut –UE/ -U. Raporti
paskajore /standard
1. Hap debate për të përcaktu (për) me
përcaktue -për të përcaktuar) të vërtetën.
2, Kjo do të thotë me i vendu (me i
vendue, me i vu/e apo me i vënë - t’i vë(në)sh) gishtin kokës.
Vërejë-sqarim: Edhe
cungimit grupit -UE, me amputimin e -E-së fundore nuk është dukuri e re,
edhe misët e Komisisë së Shkodrës 1917e kishin vënë
re, por ata parapëlqyen ruajtjen e plotë të dëftongut UE, ngase më mirë
qëndronte në sistem se trajta e cunguar pa -E fundore, dhe për këtë e
atëhershmja dhe e ardhmja plotësisht u dha të
drejtë.
Në
aktualiettin tonë kjo dukuri ka përhapje, Ne dota trajtojmë si pikë më vete nga
fundi i punimit.
4) Përdorime të diskutueshme të paskajores së dytë,
raporti paskajore/lidhore
1. Shkurt për vatan duhet për të luftuar! (duhet
me luftue - duhet të luftohet /duhet luftuar)
3. Mendon se koha është për t’u zgjuar (me u
zgjue – (që) të zgjohet).
4. Fytyrën tënde të dashur askush nuk mundet për ta
zëvendësuar!(me ta zëvendësue - nuk mund të ta zëvendësojë).
5. Këso vargjish (gështenja, fiqsh, ullinjsh)...
askush nuk ka fuqi për t’i nda (me i nda –t’i ndajë, për t’i
ndarë).
6. Sot nuk munden për të ngritur
(nuk po munden me ngritë - nuk po mund të ngrenë) kokën.
7. Ata që respektojnë sovranitetin duhet
për ta ditur (duhet me ditë – duhet ta dinë) se
qeveria merr vendim në mënyrë të pavarur.
8. Besoj se organet përkatëse kanë për ta thënë
(kanë me thënë – do ta thonë) fjalën e vet
Vërejë-sqarim: Është e
vërtetë se paskajorja e dytë në nja 3-4 raste fjalish qëndron si
barasvlerës i arsyeshëm sinonimik i paskajores së
mirëfilltë, mirëpo, siç po shihet në rastet si këto kuptimi më mirë
qëndron qoftë me paskajoren e pavarur, qoftë me lidhore apo me të ardhmen
e dëftores, prandaj duhet pasur kujdes të mos përdoret arbitrarisht, as
në vend të lidhores, as të dëftores, madje as në vend paskajores së mirëfilltë.
5) Përdorimi lajthitës veta III nj. dëftore e
tashme në vend të së ardhshmes së
dëftores ose të lidhores së tashme v, II – më –O/SH
ose v. III -O/JË
dhe raporti me paskajoren e mirëfilltë
1. Nëse një person nuk di e do
të mëson (do me mësue - do të mësojë) je i detyruar ta
mëson (me e mësue - ta mësosh).
2. Njeriu duhet të qëndron (me qëndrue /
të qëndrojë) pas parimeve.
3. Nepotizmi qëndron në atë që të lehtëson (për
me lehtësue-që të lehtësojë /të lehtësonte/ për të lehtësuar)
përparimin e individëve.
4, Kjo gramatikë tenton të dallon (tenton me
dallue - tenton të dallojë) ndajshtimin e paveçuar nga përcaktori.
5. Një komb që nuk diti të tejkalon (me i
tejkalue –t’i tejkalojë ose t’i tejkalonte) furtunat...
(prej) nga (sot) guxon të kundërshton (me kundërshtue - të
kundërshtojë) arratisje, tradhti, poshtrim, dëshprim, demoralizim !!!
6. Përpiqej që të shënon (me shënue–që
të shënonte), atë që lypsej.
7. Ajo don të na dhuron (do me na dhurue
– do të na dhurojë) një libër.
8. Me ndikimin e tij bën të përfiton (bën me
përfitue- bën të përfitojë) një person i tretë.
9. Kush ua ven shkollave drynin Zoti i Madh do t’ia
verbon (ka me ia verbue –do t’ia verbojë) syrin.
10. Gjakderdhja do të pason (ka (me) pasue!
– do të pasojë, do të pasonte) deri edhe me prerje me sharrë për së gjalli
në Makoc, afër Prishtinës.
11. Ai mundi t’i provokon (me i provokue –
t’i provokojë ose t’i provokonte) kundërshtarët.
12. Ai mund të dështon (mundet me dështue -
mund të dështojë) me kualicion qeverisës.
13. Nuk mund të na shkon (nuk mundet me na
shkue – nuk mund të na shkojë) edhe më kështu.
14. Edhe në mal kur këndohet duhet të na shkon
(me na shkue– të na shkojë) mendja te “Çeta e Profetëve Plisbardhë”.
15. Populli din të shpërblen (di me të
shpërmblye – di të të shpërblejë), por edhe të dënon (me të dënue
- të të dënojë) rëndë me votën e vet. .
16. . S’kishte kush t’ia rregullon (me ia
rregullue – t’ia rregullonte ose t’ia rregullojë!) shtratin
atij lumi vërshues.
17. Shkenca ka arritur të demistifikon (me
demistifikue - të demistifikojë, të demostifikonte ) të ashtuquajturën “srpstvo”
në mendjet e Vladikës P. P. Njegosh dhe Knjazit Nikola.
18. LDK-ja këtë synim le ta harron ((duhet) me
harrue(!) – le ta harrojë) përgjithmonë.
19. K. duhet t’ia lëshon (duhet me ia
lëshue – duhej t’ia lëshojë) vendin e presidentit.
20. Ky është dashtë... të i zbaton (me
i zbatue – t’i zbatojë) vendimet e marra më parë dhe bashkë me K. të
merr (me marrë - të marrë) vendim që të detyron (me
detyrue – ta detyrojë) atë të njeh (me njoftë – ta njohë)
gjenocidin dhe etnocidin...
21. Libri në fjalë do të jeton (ka me
jetue – do të jetojë) ca më gjatë.
22. Shqiptari duhet të fillon ta njeh (duhet
me fillue me njoftë – duhet të fillojë ta njohë) veten si njeri i
suksesit.
23. Po të kishte nevojë që ta mbron (me
mbrojtë – ta mbrojë) dikush, do të konkonte këtë nga Policia e Kosovës.
24 Ai përpiqet t’i arsyeton (me i arsyetue –
t’i arsyetojë) broçkullat primitive...
25. A ka kush të më tregon (me më
tregue – të më tregojë), kur ka ndodhur që mos të merret pushteti i ofruar
me votë e pa dhunë?
26. I bëjmë thirrje popullit që ta rrëzon (me
rrëzue – ta rrëzojë) nga pushteti dhe ta detyrojë që të kërkon (me
kërkue – të kërkojë) azil në B...
27. Pasi arrit që ti lexon (me i lexue – t’i
lexojë) të gjitha përmendoret iu vërsul formimit të gjuhës së lashtë
serbe(!).
28. A. veç le të vazhdon (me vazhdue – le të
vazhdojë) me këso “mashtrime”...
29 Interneti ofron mundësi praktike për secilin që
di të hulumton (qi di me hulumtue- që di të hulumtojë) në masmedia.
30. S. duhet ta kupton (duhet me kuptue –
duhet ta kuptojë) se ka përgjegjësi penale, civile dhe detyrimore kundrejt
shqiptarëve.
31. Kuvendi i Republikës të rishqyrton (me
rishqyrtue - t’ i rishqyrtojë) dy ligje për të ridefinu
(për me e ridefinue – për ta ridefinuar) këtë çështje.
32. Kjo qeveri duhet të vazhdon (me vazhdue
– të vazhdojë) me dinjitet.
33. Diaspora nuk do të lejon (nuk ka me
lejue – nuk do të lejojë) ma që sharlatanët ta nëpërkëmbin djersën dhe
paranë e tyre.
34. Ne nuk kishim njeri tonin që (të) na mbron
(me na mbrojtë – të na mbrojë).
35. Po u mbajtën zgjedhjet asnjëra nga këto parti nuk
do e kalon (nuk ka me kalue – nuk do ta kalojë) pragun.
36. Ajo nëse do ta beson (me besue –
ta besojë... mund ta beson (mundet me besue - mund
ta besojë), një gjë të tillë.
37. Atij mund t’i kushton (mundet me i
kushtue – mund t’i kushtojë) fushata.
38. Nuk më besohet se në tre akademitë mund të
kontribuon (mundet me kontribue –mund të kontrobuojë) për të
merituar anëtarësim.
39. Kjo do të jetë qeveria që do të
fillon (ka me fillue – do të fillojë) dialogun.
40. Gjykata do ta kryen (ka me krye – do ta
kryejë, / do ta kryente) punën dhe do ta parandalon (ka me
parandalue- do ta parandalojë, do ta parandalonte) - krjimin e një
gjendje amorfe,
41. Gjykata Kushtetuese ta dëshmon (me
dëshmue – ta dëshmojë) vetveten.
42. Kjo qeveri do të bijë (ka me ra – do të
bjerë) mbrenda 3-4 ditësh dhe vendi do të shkon (ka me shkue – do
të shkojë) në zgjedhje të reja.
43. Vota mund ta ndëshkon (mundet me
ndëshkue – mund ta ndëshkojë) rëndë LDK-në.
44. Rrëfimi do të përfundon (ke me përfundue
– do të përfundojë) kur të vjen (ka me i ardhë -t’i vijë)
koha.
45. Nuk dihet, cilën ministri do ta drejton (ka
me drejtue – do ta drejtojë) djali i tij.
46. Trump thotë se SHBA-ja do të vazhdon të
kontribun (ma me vazgue me kontribue -– do të yazhdojë të kontribuojë) në
KFOR.
47. Ai vazhdon ta denoncon (me donocue – ta
denoncojë) hapur presidentin.
48. Urime Ditëlindjen, duke të dëshiruar shëndet të
plotë deri sa ta kalon (me kalue !– ta kalosh) 100-shin!
49. Ministri sa më parë ta shkarkon (me
shkarkue – ta shkarkojë) atë nga pozita.
50. Komprania po planifion të praktikon (me
praktikue – ta praktikojë) një vaksinë kundër koronavirusit
51. Viktimat e terrorit serb nuk mund t’i
ngushëllon dhe mbron (nuk mundet me i ngushllue dhe mbrojtë – nuk mund
t’i ngushëllojë dhe mbrojë) asgjë nga masakra shpirtërore.
52. Prokuroria të zbarkon (me
zbarkue – të zbarkojë) në kabinetin e Sh.
53. Si po arrin Serbia të na mashtron (me na
mashtrue – të na mashtrojë) me lojën e radikalizmit islamik.
54. Çdo shqiptar që di shkrim-lexim mund t’i
kupton dhe sheh (mundet me kuptue e me pa – mund të kuptojë e shohë)
... lojën e përgatitur antishqiptare.
Vërejë-sqarim: Kaq shumë
lajthitje nga intelektualët tanë për shkak të braktisjes së paskajores
dhe moszotërtimit të rregullës së përdorimit të
lidhores, përkatësisht të së ardhmes së dëftores, paraqet alarm jo vetëm për
mësuesit tanë të të gjitha niveleve, por edhe të fakulteteve tona, në veçanti
të atyre të gjuhës shqipe.
Vërtet çdo zgjedhim i foljes fillon me të
tashmen e dëftores njëjës: punoj, punon, punon. Pjesëza të është
tipar i lidhores: të punoj, të punosh të punojë , ndërsa do të
është tipar i së ardhmes së dëftores: do të punoj do të punosh, do të
punojë, ndërkaq trajtat do të punoja, do të punoje, do të punonte,
do të punonim, do të punonit, do të punonin janë karaktaristikë e së
tashmes së kushtajo ores.
Sa i përket paskajores në këto raste paraqitet më fort
me përshkallëzim kuptimi se sa si
sinonim i trajtës së normëzuar të lidhores. Edhe këtë
pikë do ta ritheksojmë në pjesën e fundit të këtij kreu.
6) Lajthitje foljesh konsonantike me ndryshim zanoreje
të pjesores, zakonisht A nëE
në raport me paskajoren e trajtën standarde
.
1. Me që ai nuk mund të flet (nuk
mundet me folë -nuk mund të flasë) nuk u ftua.
2. Përkrahet nga ata që do t’u jep (që do me
u dhënë - që do t’u japë) para.
3. Ai mund të jep (mundet/ me dhënë –
të jape) sqarim?
4. Bota fillon të flet (fillon me folë –
fillon të flasë) se ata ishin paraardhës të shqiptarëve.
5. Të mos guxon të shet (mos me guxue me
shitë– të mos guxojë të shesë) pjesë të tjera të Kosovës.
6. Secili (duhet) të flet (me i folë – t’i
flasë) nga tri gjuhë.
7. Gjuha vdes kur s’ka më kush të flet (me e
folë – ta flasë).
8. Zoti mund të flet (mundet me folë – mund
të flasë) vetëm me gjuhën angleze!
9. Leokondi duhet të flet (duhet me folë –
duhet të flasë) më shumë e më qartë.
10. Nuk ia dhash ta sheh (me pa – ta
shohë).
11. Ai bën përpjekje që portretin ta paraqet
(me paraqitë – ta paraqesë) sa më mirë.
12. Kush është ai që guxon të jep
(me dhënë – të japë) copa territoresh?
13. Kush i mbyll shkollat shqiptare, rrënja e tij do
t’i del (ka me i dalë –do t’i dalë) fare.
14. Nuk po arrin t’i jep (me i dhënë – t’i
japë) domethënie idesë së tij.
15. Secili nga analitikët mundohet të jep
(me dhënë – të japë) arsyetime.
16. Buzëqesh, që ta sheh (me ta pa -
që të ta shohë) dielli bukurinë tënde.
17. Prokuroria t’ia jep (me ia dhënë[ - t’ia
japë) sa më shpejt raportin familjes.
18 Komanda në fillim nuk mundi ta merr (me
marrë – ta marrë) Shkupin.
19. Të mundohemi që secili ta jep (me dhënë
– ta japë) kontributin për mirë.
20. Ai formon komisionin që të jep (për me
dhënë – që të japë) pëlqimin për pasaporta urgjente.
21. Shtabi do të merr (ka me marrë
- do të marrë) vendim për shprazjen e Kosovës nga partizanët
shqiptarë...
22. Ai dëshiron të jep (me dhënë –të japë)
veriun për të mbetë (për me mbetë – për të mbetur) në të njëjtin
post.
23. Kënga të merr (me marrë /të marri
-të marr,) pediestalin e majave të trojeve shqiptare.
24. Ai bëri ngritje profesionale ti del (për
me i dalë – për t’i dalë) ndihmë popullit.
25. Gjuha duhet lejuar të merr (me marrë –
të marrë) frymë lirisht.
26 Turp të ju vjen (me ju ardhë – të ju
vijë) nga vorret e stërgjyshve tuaj.
27. Ideologjia nuk mundet të krijon (nuk
mundet me krijue – nuk mund të krijojë) -punë, aty ku kërkohet
të flet (me folë – të flasë) gryka e pushkës.
28. Ai le t’i merr (bën me i marrë – le
t’i marrë) me vete në Bruksel 82 deputetët që votuan shkarkimin e tij!
29. Kjo parti nuk mund të flet (nuk
mundet me folë – nuk mund të flasë) për hajna, ngase vetë është e
korruptuar.
30. Nuk e kanë menduar që kjo
pandemi mund të merr (mundet me marrë – mund të marrë) përmasa
kaq shpejt.
34. Ai nuk refuzon t’i jep (me i dhënë – t’i
japë) emrin.
35 M. po përgatitet të ja jep (me
ia dhënë - t’ia japë) edhe një mandat.
36. Modestia e tepruar din të vret (di me të
vra-di të të vrasë).
37. Ai duhet ta merr (me marrë – ta marrë)
me qetësi largimin.
38. Kushtetuta nuk po mund e gjen (me gjetë)
– të gjejë) zbatimin e duhur.
39. Gjykata duhet të jepë (me dhënë – të japë)
sqarim a ka të drejtë ai t’ia jep (me ia dhënë – t’ia japë) të
drejtën shumicës.
40. Gjykata të jep (me dhënë – të japë)
opininonin dhe të tregon (me tregue – të tregojë) se si
duhet vepruar.
41. Historia duhet të flet (me folë – të
flasë) shqip që të tregon (për me tregue -që të tregojë) të
gjithë të vërtetën.
42. Ai ishte i gatshëm të merr (me marrë –
të marrë) postin e konsullit.
43. Çka ka bërë shteti që Vatikani ta njeh (me
njoftë – ta njohë) Kosovën?
44. Ata të pafytyrë do ta lënë në rrugë, kështu do
të del (ka me dalë - do të dalë) e mbramja.
44. Mos ta harrojmë kurrë memëdhenë dhe gjuhën tonë
amtare vlerat e së cilës do t’i njeh (ka me i njohë – do t’i njohë) e
ardhmja.
45. “Lluku” ideologjik në rastin e Kosovës duhet
të pret (duhet me pritë – duhet të presë) të profilizohet tek në
dekadën e radhës.
46. Ish ministri thotë se Kosova nuk duhet të vjen
(me ardhë – të vijë) në një situatë të tillë të pavolitshme.
47. Historisë duhet t’i japim krihë (me
i dhënë krahë-t’i jepen krahë ) dhe guxim që të flet (për
me folë – që të flasë).
48. Shpresojmë se kushtetuesja të merr (me
marrë - të marrë) vendim më shpejt.
49. Do të mjellim druj trotoareve dhe kështu qyteti merr
frymë (ka me marrë frym – do të marrë frymë/ ka për të marrë
frymë) shlirë.
50. Shoqëria nuk mund të merr (nuk mundet
me marrë – nuk mund të marrë) rol “kasapi”.
51. Ka porositur që le të më thirr (me më
thirrë – që të më thërrasë) nëna.
52. Edhe diaspora nuk duhet të rri (me
ndejë – të rrijë) e pa interesuar.
53. Pas këtij “marshimi” do të vjen (ka me
ardhë – do të vijë) historia e një “princi”.
54. Gjykata Kushtetuese nuk mund të jep (nuk
mundet me dhënë – nuk mund të japë) vendime të ndryshme për çështje
të njëjtë.
55. Kushtetusja është e gatshme të del (me
dalë – të dalë) në verdiktin final.
56. A mund t’i jep (me i dhënë – t’i
japë) fund kriza e coronavirusit përdorimit të thëngjillit?
57. Reperi ka filluar të jep (me dhënë – të
japë) mësime.
58. Ai kurr nuk ka mundur të del (me dalë –
të dalë) nga kornizat...
59. Nuk pranoi të flet (me folë- të flasë)
për masmedia.
Vërejë- sqarim: Ngatërrohet e
tashmja e dëftores veta III me lidhoren e së tashmes po veta IIIsi
dhe me të arrdhmen e dëftores po veta III. P/sh:
ai të jep; ai do të jep ndaj ai të japë; ai do të japë (ai ka me
dhënë).
Përveç asaj që thamë në pikën e mësipërme, këtu duhet
pasur kujdes te trajta e përftuar sipas standardit, si dhe raporti i saj me
paskajoren e mirëfilltë.
Edhe kjo çështje nuk duhet konsideruar vetëm si
çështje individësh te ne, sepse kjo është çështje e shkollës dhe
insitiutucioneve të tjera përgjegjëse. Por gjithsesi para se të mësohet e
përvetësohet trajta standarde duhet të përdoret ajo që njihet nga përdoruesi e
ajo është paskajoprja, apo jo?!Prandaj edhe këtë pikë do ta rimarrim në trajtim
në pjesën e fundit të këtij kreu
7. Shembuj paskajoresh hibride, me pjesore të
toskëzuar në raport me paskajoren e mirëfilltë dhe me trajtën standarde
1. Duhet me ia afruar (me
ia ofrue – t’ia ofrosh) të gjitha të mirat.
2. Duhet me pasur (me pasë - të kesh) më
shumë respekt.
3. Është vështirë me jetuar (me jetue,
të jetohet, të jetosh ) shqip.
4. Te na klubet dojnë me ekzistuar (duan
me ekzistue – duan të ekzistojnë).
5. Fushat kanë filluar me u prishur (me u
prishë – të prishen).
6. Zor me ia mbushur (me
ia mbushë – t’ia mbushësh) mendjen njeriut.
7. Kjo është për me u brengosur (për me u
brengosë – për t’u brengosur)
8. Për me pas drejt me luajtur (për me pasë
të drejtë me luejtë - për të pasur të drejtë loje, duhet me qenë (duhet
të jetë ) ekip.
9. A mundesh me folur (me folë- a mund
të flasësh)?
10. Nuk i përgjigjen këkesës me kërkuar (me
kërkue – për të kërkuar apo që të kërkojnë) falje.
11. Duhet me punuar (me punue - të punohet,
të punosh) më ndryshe, me ndryshuar (me ndryshue – të ndryshohet,
të ndryshosh) sistemin
12. Janë detyruar me shkarkuar (me shkarkue
– për ta shkarkuar, që ta shkarkonin, që ta shkarkojnë) qeverinë.
Vërejë-sqarim: Është e
vërtetë se paskajorja e toskëzuar, përdorej në kohë të Rilindjes, por
gjithnjë e më rrallë gjatë kohës së Pavraësisë, ngase
paskajorja e mirëfilltë kishte përdorim themelor të sanksionuar standardisht.
Mirëpo pas LDB, kur u dëbua nga standardi paskajorja e mirëfilltë (gege), ajo (paskajorja e
toskëzuar me punua a me punuar) në Shqipëri, në shqipen zyrtare
gjithsesi pushoi se përdoruri Megjithatë shqipja popullore si dhe
respektuesit e ish-standardit nuk mund ta braktisnin paskajoren edhe atë të
toskëzuar. Siç dihet në Kosovë, zyrtarisht kultivohej paskajorja e
gegnishes deri në vitin 1968, atëherë kjo trajtë e toskëzuar e paskajores
së mirëfilltë ndeshej e përdorur spontanisht deri edhe në gjuhën e shkruar, siç
po ngjan edhe e sot, si zëvendësim i paskajores së përjashtuar nga standardi,
siç dëshmojnë shembujt e mësipërm. Kështu ne duke u mbështetur në realitetin e
përdorimit dhe me sugjerimin e profesorëve standartdistë, nga Tirana e
Prishtina në veprën “Paskajorja çështje e shqipes standarde, 2000 (e hatuar më
herët) patëm shënuar krahas paskajores së rëndomtë gege në konkurrencë
lojale edhe paskajorjen e toskëzuar si alternativë. Mirëpo, meqë
standardolologët paskajorefobë të Tiranës me qëndrime shumë të prera e refzuan
të dyja trajtat, paskajoren me +pjesore nuk duhet qasur fare në standard
as atë të toskëzuar, prandaj pspaskajorja e toskëzuar me punua dhe me
punuar mbeti jashtë standardit.
Por ka mendime që këmbëngulin se juk gabon askush, me
përdorë paskajopren e mirëfilltë sa herë ia kërkon konteskti, por as atë
me punua në raste të caktuara.
8) Deformime pjesoresh nga moszotërimi i standardit në
raport me paskajoren
e trajtën e standardit
1. S’mund të durojmë që armiku mos me (na) lërë
(mos me na lënë - të mos na lërë) të jetojmë si njerëz.
2. Nuk po mund të epin (nuk po munden me
dhënë – të japin) një prognozë të saktë.
3. Ajo nuk do të na bërë të lumtur (nuk do
me na bë të lumtun - nuk do të na bëjë të lumtur).
4. Si mundet që sabotuesin e luftës ta bërë (me
bë – ta bëjë) kryetar shteti
5. Ata manipulojnë si të qenë (si me
qenë - si të jenë /si të ishin) prona të tyre.
6. Me muaj kanë humbur për me bërë (për/
me bë – për ta bërë) qeverinë.
Vërejë-sqarim: Këtu nuk
lypsen shumë fjalë sqarim: duhet të respektohet trajta e shkurtë e
jesores së paskajores së mirëfilltë.
9) Shembuj ngatërrese veta III e aoristit të dëftores
me trajtën e lidhores
1. Ajo tenton të zgjoi (me zgjue, të zgjojë)
kurreshtjen.
2. A i tentoi të zgjoi
(me zgjue – ta zgjojë) nga gjumi.
3. K. nuk duhet ta pranoi (me
pranue – ta pranojë) një ofertë të tillë.
4. Ai duhet të dëshmoi (duhet me dëshmue –
duhet të dëshmojë) që është i çkapur nga kriminelët.
5. Cilat kushte duhet të plotësoi (duhet me
i plotësue-duhet t’i plotësojë) një musliman?
6. Aksioni nuk guxonte të përfundoi (me
përfundue - të përfundonte) pa i likuiduar 10 shqiptarë.
7. Kjo punë nuk mund të shkoi (nuk mundet me
shkue – nuk mund të shkojë) më kështu zvarrë,
8. Qeveria mund të dështoi (mundet me
dështue – mund të dështojë).
9. Ai në momentin kritik diti të ofroi e bashkoi
(me afrue e bashkue – ta afrojë e ta bashkojë) popullin.
10.Aguxon kush ta dënoi (me dënue – ta
dënojë) këtë njeri.
Vrejë-sqarim: Këtu trajta e
aoristit, si b.f. e foljes me zgjue e
dëftores zgjoi (zgjova, zgjove
zgjoi) është nga
ërruara me të tashmën e lidhores veta III të zgjojë ( Krahaso:
të zgjoj, të zgjosh, të zgjojë). Te këta shembuj kjo
lathitje përmirësohet lehtë sepse aoristi ose e kryera e trhjeshtë nuk formohet
me pjesëzën të, e cila është karakteristikë e lidhores. Po
përsërisim se vetëm lidhorja në rastet e tilla karaktarizohet me
pjesëzën –të: të punoj, të punosh, të punojë, të punojmë, të punoni të
punojnë, ndërsa e kryera e thjeshtë (aoristi) ka këtë zgjedhim: punova, punove
punOI punuam, punuat, punuan.
10) Lajthitje nga folja me
ditë në kushtore të së tashmes dhe në dëftoren
e ardhme në raport me pasjaoren dhe me trajtën e
standardit
1. Nëse pranon atë kusht, le ta dinë (duhet
me ditë! -le ta dijë) se ai është i vdekur politikisht.
2.. Populli shqiptar duhet ta di (duhet me
dijtë – duhet ta dijë) që ata duhet ta kenë të njëjtën politikë kombëtare.
3. Duhet ta din gjithkush se ai që nuk do ta din
(nuk do me ditë – nuk do ta dijë) të vërtetën e argumentuar ose është i
marrë ose i prishur në shpirt.
4. Serbia duhet ta din... (duhet me ditë – duhet
ta dijë) se Kosova është shtet i pavarur.
5. Modestia e tepruar din të vret (di me të
vra – di të të vrasë).
Vërejë-sqarim: Lajthitja
ndreqet lehtë nëse repsektohet standardi Njëjësi i dëftores për të tri
vetat (unë, ti ai, ajo) di, ndërsa e
atdhmja e dëftores: do ta di, do ta dish, do ta dij,. Kurse e tashmja e
lidhores: të di, të dish, të dijë, kujdes
mos të ngatërrohet me të ardhmen e dëftores: do ta di, as me
të tashmën e dëftores: di,di, di (tri vetat e njëjësit), ndërsa dimë,
dini, dinë (tri vetat e shumësit).
11) Llajthitje me gjysmë ndihmësen mund /mundet dhe
raporti paskajore/ trajta e standardit
1, Mbikëqyrësi mund me shenjën e paraparë
të dorës, të ndal (mundet me ndalë – mund ta ndalë)
komunikacionin.
2. Shenjat e komunikacionit vendosen në
mënyrë që munden me kohë dhe lehtë ti vërejnë (munden me u
vërejtë – mund të vërehen) ditën dhe natën.
3. Nuk mundet që një karakter i tillë të
bëhet (nuk mundet me u bë- nuk mund të bëhet) kryeministër.
5. Personi i autorizuar mund shtetasit të huaj,
ti marr (mundet me ia marrë- mund t’ia marrë) përkohësisht
pasaportën.
Vërejë-sqarim: Lidhur me
këtë grup imponohen tri sqarime:
E para, trajta mund zakonisht përdoret para
foljes në lidhore, ndërsa mundet para paskajores, si: mund të
punoj- mundem me punue, mund të punosh mundesh me punue, mund të punojë –
mundet me punue
E dyta, vërtetohen lajthitjet si rastet e mësipërme që
nuk janë as paskajore as lidhore që duhen përmirësuar dhe
E treta, tërhiqet vërejtje se si duket si ndërtim
teksti mes ndihmësfoljes mund/mundet dhe trajtes së foljes
që është përftuar nën ndikimin e ndonjë gjuhe të huaj si refleks i
përkthimit bukual, ndërsa në shqipe rekomandohet që zakonisht fjala e
ndërmjetme të shënohet veçmas, më përpara, e ndarë me presje, sepse më
natyrshëm del kur gjysmëndihmësja bashkohet me foljen bazë. Pra, trajta mund
zakonishtmund të qëndrojë para lidhores dhe nuk ndryshon, ndërsa mundet gjithsesi
qëndron para paskajores dhe ndryshon sipas vetave, pa u ndarë pjesëza nga
paskajorja me +pjesore.
S’do mend se për këto lajthitje kaq të shumta dhe kaq
të rënda, për çudi, disa apo kurrkush nga mohuesit e paskajores nuk po
reagojnë. Sidoqoftë, ne po mjaftohem me këta mbi 150 shembuj, të
seleksionuar në 11 grupe, të cilët besoj se mjaftojnë sa për ta paraqitur
problemin.
Së këndejmi, për përmirësimin se lajthitjet e
tilla janë shpifur për shkak të mosnjohes së rregullës së përdorimit të trajtës
së lidhores ose të së ardhmes slë dëftores te ne në vend të koncepteve të
paskajores . Për këto lajthitje , përm irësimin e tyre nuk duhet lënëa
nuk duhet lënë vetëm dtyrë me përgjegjësi e in dividëve duke kërkuar prej tyre
ta mbyllin e ta fajsojn paskajoren e mirëfilltë konceptet e ysaj, por
këtë përgjegjësi duhet ta marrin institucionet tona arsimo-kulturore e
gjuhësore, madje si masë e parë është lejimi i rikthimit të paskajiores në
përdorim normal.
C) Paskajorja në standard përforcim elekzirues për
shqipen e natyrshme dhe shpëtim magjik nga alergjia e lajthitjeve
Përveç vërejë-sqarimeve që dhamë në fund të secilën
pikë lajthitjesh të patolerueshme, me që lajthitjet e tilla janë
karakteristike etnolektin apo për shqipen e Kosovës, të shpifura me pahir
kryesisht pas heqjes dorë normativisht nga përdorimi i paskajores pas Konsultës
gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në këtë pjesë
do të argumentojmë bindshëm që rikthimi i paskajores në standard është një
donmosdo që vërtet paraqet përforcim elekzirues apo përjetësi për shqipen
e natyrshme, po ajo njëherazi paraqet edhe shpëtim magjik nga alergjia
ndaj lajthitjeve të shpifura me pahir te ne, prandaj pikërisht këtë dukuri
shkurtimisht fare do ta faktojmë në katër pikat vijuese:
së pari, rikujtojmë propozimin e para 20 vioteve
për zgjidhjen e qëndrueshme të këtyre lajthitjeve,
së dyti, qëndrimi paskajore/trajta e standardit
si zgjidhje të mbi 150 shembujve të pjesës B) më lart argumenton
harmoninë vepruese ndërsinonimike të dy fomave simotra brenda standardit,
së treti, dobia për shqipen e natyrshme nga
raporti ndërafrues gegnishte toskërishte nga rrezatimi harmonizues i paskajores
brenda standardit të përbashkët të njëzuar dhe
së katërti, argumentimi që të rikthyerit e paskajores
në bazë dhe raporti ndërsinonimik me tdy trajtat tandarde (paskajore/trajtat
e standardit) plotësisht thahen rrënjët e lajthitjeve dhe
gabimeve neveritëse të shpfura te ne për mungesë të paskajores në standard.
1) Rreth disa shfaqjeve devijuese të shpifura te
ne pas menjanimit
të paskajores nga stish-andardi 1968
Pa hyrë në analiza të thella dhe të përimtuara është e
vërtetë se pas Konsultës gjuhësore të Prishtinës, përkatësisht pas
Kongresit të Drejtshkrimit 1972, kur u pranua me entuziazëm të veçantë te ne
standardi i sajuar në Tiranë pa paskajore, atëher[për konceptete e pambuluara
plotësisht të paskajores së mënjanuar u shpifen disa shfaqje devijuese, të
cilat ishin dhe mbeten të patolerueshme për standardine njëzuar, por megjithatë
gjetën përdorim në bashkësinë tonë kosovare. Ne në veprën Paskajorja
çështje e shqipes standarde (2000) nën titullin Disa
shfaqje devijuese të shkaktuara te ne nga mënjanimi i
paskajores me + pjesore (f. 97-100) në tetë pika kemi paraqitur
këtë problem, shumica e rasteve të tilla nuk trajtohen në këtë krye të
punimit tonë që këtu në 11 pika i kemi seleksionuar shembujt sipas
domenit semantik që mbulojnë. Qëllimi ynë është të theksojmë se problemi ka
mbetur i njëjtë, madje edhe më shumë është ndërlikuar e shumuar, kjo ëashtë
arsyeja që po e përmendim faktin se kjo është arsyeja që propozimiynë i
atëhershëm ka mbetur aktual edhe sot , Sa kemi të drejtë në këtë pohim, nga
libri i sapocituar po e paraqitim tash fill propozimin e atëhershëm të
para 20 vitesh::
Le të gjykohet pra, a më mirë është t’i rikthehet
statusi paskajores me “me”me prestigjin e normës letrare si sinonim i përligjur
i përshkallëzuar ndaj formave të lidhores e formave të tjera, apo të
legalizohen, “format e reja”, të cilat, ç’është e vërteta, nuk janë gjë tjetër,
por lajthitje si rrjedhojë e përjashtimit arbitrara të paskaiores
së mirëfillt nga përdorimi i shqipes së natyrshme pa zotëruan përgjegjësin
përkatës së standardit, madje si pasojë e një përjashtimi të tillë ndodhi një
veprim edhe më artbitrar :amputimi i pjesëzës me të paskajores. Kështu u
krijuan konstrukte “neveritëse” shpifëse (I. Bajçinca) kundër natyrës së gjuhës
shqipe, sigurisht të shkaktuara pavetëdijshëm si kompensim i keq për mungesën e
paskajores së amputuar ose i menjanuar nga sistemi i ngulitur individual
ligjërimor, pjellë e keqe kjo që vjen nga mosnjohja e formës zëvendësuese
barasvlerëse të koceptit të paskajores me+pjesore, siç ngjau edhe në
shembujt e fryrë me tepri të paskajores së dytë. (Aty f. 100).
Pra edhe për shembujt e shënuar më lart
përsërisim po atë kërkesë, që në të vërtetë ne e zbatuam konkretisht siç
edhe e shënuam si zgjidhje të parë paskajoren për të gjitha shembujt pikat e
pastaj e shënuam trajtën e standardit në fun ksion sinonimik me paskajoren.
Mirëpo për me qenë kjo çështje edhe më e qartë dhe më të avacuar do të bëjmë
fjalë dhe në nëntitujt në vazhjdim.
2) Bashkëpunimi paskajore/trajta e standardit
si zgjidhje e mbi 150 shembujve lajthitëse të tjerëargument bashkëjetese
ndërsinonimke të dy formave brenda standardit
Meqë në fund të çdo 11 grupimeve lajthitëse
në verejë-sqarimet përveç sqarimeve përkatëse kemi dhënë edhe ndonjë porosi të
veçantë se çfarë duhet bërë që të shërohen këto anomali kaq të mëdha,
kuptohet mjetw të zgjidhjes shënuam të dyja format: paskajoren që lajthitësist
e kishin në strukturë si trajtë të ngulitur, opor për hir të stsndsrdit të stë
duhet ts zhduknin, ngase nuk ishte trajtë standardi. Kjo është arsyeja që
ne i shënuam të dyja trajtat si zgjidhje, Prandaj do të na lejohet që për të
dyja format në standard, të kërkojmë ndihmë e angazhim, duke u nisur nga
prindërit, familja , edukatoret në çerdhe fëmijsh, nga mësuesit e të
gjitha lëndëve në fillore e sidomos nga mësuesi e gjuhës shqipe në shkollë
fillore e të të mesme, natyrisht obligim shtesë në fakultete të të gjitha
profileve, përkatësisht nga secili individ e grupet shoqërore që të kenë
kujdes për mësimin e gjuhës të natyrshme shqipe, assesi jo gjysmake pa
paskajore. Kuptohet pa neglizhuat trajtat e lidhores, dëftores e kushtores e të
tjera që kanë sinonimi kuptimore me konceptet e paskajores. Është e vërtetë se,
siç e pati theksuar prof. Zijadin Munishi se :
Folja si kategori e ndryshueshme e ligjëratës
mbështetur në dy dialektet historike.... me këmbimet e shumta tingullore që
janë zhvilluar në gjuhën shqipe gjatë historisë si dhe për shkak të dallimeve
të shumta dialektore, paraqet vështirësi të mëdha në përdorimin normativ në
ligjërim në gjuhën e sotme të shqipes standarde, por me rifutjen e paskajores
krijohen edhe mundësi të reja, por edhe lehtësi shprehëse të shqipes
globale.
Gjithsesi paskajorja në standard futet për
harmonizim në rastekonkrete si sinonim i thjeshtë, por edhe për aftësinë
kontekstore që ka për përshkallëzim kuptimi.
3) Rikthimi paskajores në standard dhe raporti
gegnishte/ standardi me paskajore
Për të kuptuar më lehtë këtë raport koinezues, si
shtysë mirëkuptimi të pikave të mësipërme 4) dhe 5) si dhe 9 e 10
po trajtojmë një shembull nga ish standardi mbi bazë gegnishte, konkretisht
shkëputëm një frazë nga shkrimtari e publicisti i dëgjuar Ernest Koliqit, të
cilën si shembull tipik po e zbërthejmë në pesë variante:
1) Origjinali nga Ernest Koliqi është: ish
gegnishtja letrare
Në lexim të librit shqip
gjaku yt ka me gufue plot hare se në të ka me gjetë frymën e atdheut
të adhuruem.
2) Versioni patololajthitës siç po ndeshet te ne pas
vitit 1968
Në lexim të librit shqip gjaku yt do të gufon
plot hare se në të do të gjen frymën e atdheut të adhuruar.
3) Versioni në shqipen e sotme standarde:
Në lexim të librit shqip gjaku yt do të gufojë
plot hare se në të do të gjejë (do gjejë!)
frymën e atdheut të adhuruar.
4) Versionin i barasvlerës me mjetet e standardit sot
për t’i dhënë fjalisë konceptin e përshkallëzuar siç nënkuptohet me paskajore
si barasvlerës i plotë ose më i përafërt të me versionin e natyrshëm me
paskajoren e mirëfilltë:
Në lexim të librit shqip gjaku yt patjetër
do të gufojë plot hare se në të gjthsesi do
të gjejë ose ka për ta gjetur (ka për ta gjetë!)
frymën e atdheut të adhuruar.
5) Versioni në shqipen e natyrshme
në standardin e sotëm plus me paskajoren e mirëfilltë të legjitimuar:
Në lexim të librit shqip gjaku yt
ka me gufue plot hare se në të ka me gjetë frymën e atdheut të adhuruar.
Ndër pesë versionet vetëm versioni i dytë
kosovolajthës nuk është i tolerueshëm.
Pra, kërkohet që patololajthitësve gegnishtfolës
adhurues fanatikë të standardit së paku t’u thuhet që ne po e përsërisim disa
herë: Deri sa ta përvetësojnë versionin e dëshiruar të letrarishtes nuk bëjnë
shkelje norme me përdorë paskajoren e fondit të pasurisë së vet, e cila aq më
tepër në studim- konstatimet më të reja, është në avantazh ndaj barasvlerësit
të normëzuar tosknisht e gegnisht, qoftë në trajtën e lidhores (njëjësi
veta II e III) apo të paskajores së dytë apo të ndonjë trajte tjetër, sepse
paskajorja është e kualifikuar për të shprehur pëveç pjesës sinonimike
edhe edhe përshkallëzimim me përforcim kuptimor, apo jo?! Krahaso për këtë
qëllim versionin e parë me të fundit të frazës së mësipërme:
1) Në lexim të librit shqip gjaku yt ka me
gufue plot hare se në të ka me gjetë frymën e atdheut të adhuruem.
5) Në lexim të librit shqip gjaku yt ka me gufue
plot hare se në të ka me gjetë frymën e atdheut të adhuruar.
Pra, kur paskajorja është në standard në këtë frazë
gegnisht /standara apo tosknisht i vetmi ndryshim është mbiemri i
adhuruam ndaj i ardhuruar. Edhe pse në raste a kontekste të tjera mund të
ketë më shumë, por të gjitha nuk janë aq serioze se ishte munmgesa e
paskajores, Gjithsesi kjo ndërlidhje koenizuese me paskajoren
në standard është ai elekzir tepëtr me peshë që bashkon
përjetësisht gjuhën e natyrshme shqipe dhe standardin e saj apo jo?!
Po si të kuptohet kjo edhe më mirë kjo ndërlidhje, nga
e cila del shërimi nga alergjia e të gjitha lajthitjeje të
shkaktuara për mungesë të paskajores do të mësojmë tash fill.
4) Kthimi në bazë dhe çrrënjosja e lajthitjeves si
zgjidhje e natyrshme nga nga të dyja format: paskajorja e trajta e
standardit
Për të kuptuar më mirë titullin më sipër kthimi në
bazë dhe çrrënjosja e lajthitjeve që vjen nga raporti ndërsinonimik
dinonuim paskajor/trajtë e standardit, e shohim të arsyeshme që
nga pjesa B) të sjellim në mendje korpusin elajthitjeve prej mbi 150
shembujs dhe pikërisht nga pika 5 prej mbi 50 rastesh rë sjellim në
trajtin një fjali, nga pika 6 prek mbi 60 shembujsh dy fjali
dhe nga një fjali nga pika 10 prej 5 shenbujsh, të cilat si trajta
përfaqësuese të grupeve po i shtrojmë në analizë, duke theksuar trajtat
lajthëse dhe zgjidhjet:
1, Nëse një person nuk di e do të mëson (do
me mësue – do të mësojë) je i detyruar ta mëson (me e mësue- ta
mësosh).
2. Gjuha vdes kur s’ka kush të flet (me
folë- ta flasë).
3. Kush mbyll shkollat shqipe rrënja e tij do t’i
del (ka me i dalë –do t’i dalë) fare.
4. Gjithkush duhet ta din (duhet me ditë
–duhet ta dijë) se ai që nuk do ta din (nuk do me ditë –
nuk do ta dijë) të vërtetën është i prishutr në shpirt.
Nga këto fjali po dallojmë lajthitjen dhe
zgjidhjet sipas tipit të foljes:
a) Nga foljet
më -O, fjalia e parë mësoj, me mësue, lajthitja do
të mëson, zgjidhja me paskajore: do me mësue , me trajtën e së
ardhmes së dëftorës: do të mësojë.
b) Nga foljet
konsonantike, foljen e fjalisë së dytë: flas, me folë, lajthitja të
flet, zgjidhja me paskajoren: me folë, me trajtën e njëjësit
të së tashmes së lidhore veta III: të flasë; foljen e fjalisë
së tretë dal, me dalë, lajthitja do t’i del, zgjidhja
me paskajore ka me i dalë , më të ardhmen e dëftores do
t’i dalë.
c) Nga foljet
vokalike, foljen di, me ditë, lajthitja duhet ta din, zgjidhja
me paskajore: duhet me ditë , me lidhore duhet ta dijë; lajthitja
nuk do ta din, zgjidhja me paskajore: nuk do me ditë, me të
ardhmen e dëftores: nuk do ta dijë.
Për të parë edhe më qartë vatrën e ngatërresës pa
paraqitim këtë skemë:
Skema e e vatrës së
ngatërresës së lajthitjes dhe zgjidhja sinonimike:
trajtë e standardit/ paskajore
Krahaso tri vetat e
njëjësit: veta
I,
veta II veta IIIl
/ lajthitja
1) Folja mësoj
me mësue
e tashmja e dëftores |
mësoj |
mëson, |
mëson |
|
e ardhshmja e dëftores |
do të mësoj |
do të mësosh |
do të mësojë |
do të mëson, (do të +mëson!) |
paskajorja |
kam me mësue |
ke me mësue |
ka me mësue |
|
e tashmja e lidhores |
të mësoj |
të mësosh |
të mësojë |
të mëson (të+mëson!) |
paskajorja |
me mësue |
me mësue |
me mësue |
|
2) Foljet flas me folë,
dal me dalë dhe di me ditë:
e tashmja e dëftores |
flas, dal, di, |
flet, del, di |
flet, del,di |
|
|
e ardhmja e dëftores |
do të flasm do të dal,do të di |
do të flasësh do të dalësh, do të dish |
do të flasë , do të dalë, do të dijë |
|
do të +flet, do të+ del, do të+din |
Paskajorja |
kam me folë, kam me dalë, kam me ditë |
ke me folë ke me dalë, ke, me ditë |
ka me folë/ ka me dalë, ka me ditë |
|
|
e tashmja e lidhores |
të flas, të dal, të di |
të flasësh të dalësh, të dish |
të flasë,të dalë, të dijë |
|
të+ flet, të+ del, të +din |
Paskajorja |
me folë, me dalë, me ditë |
me folë, me dalë me ditë |
me folë, me dalë me ditë |
|
|
Siç mund të shihet në të gjitha rastet
është ngatërruar veta e tretë ose ajo e dyta e njëjësit të së tashmes së
dëftoresem veten e tretë ose të dytë të së tashmes së dëftores , të cilës i
është vënë pjesëza do të e së ardhmes së dëftores ose të e së
tashme së lidhores. .
Si vërejë të parë, po theksoj se
paskajorja me vetën e parë veten e parë të dëftores nuk kontakt apo
funksion konkret zëvendësimim ajo në të vërtetë me njësin e së tashmes së
dëftores ka kontakt në funksion të përfaqësimit. Paskajorja në të vërtetë, siç
e kemi tratuar më parë ka raporte sinonimike me dy vetat e tjera të
njëjësit të së së ardhmes së dëftores dhe po me dy vetat e njëjësit e së
tashmen e lidhores, të cilat prihen me pjesëzat, përkatësisht do të ose të,
ndërkaq t, siç po shihet te trajtat lajthitëse këto pjesëza ia janë
shpifur arbitrarisht vetës së tretë ose të dytë të së tashmës së
dëftores, andaj edhe ëashtë shkaktuar lajthitja e patolerushme.
Sidoqoftë, ne kemi bindjen se pa përjashtuar
rimësimin si metosdë për përmërësimi e lajthitjeve të tilla, me gjithsesi
medikamenti më i mirë dhe i sukseshëm është këshillimi apo rekomandimi i
rikthimit në përdorim normal të paskajore së mirëfilltë, të cilën
lajthitësit patolonaivë e kanë të ngulitur në sistemin e tyre ligjërimor si
trajtën më të pagabueshme.
Gjithsesi përdorimi i lirë i paskajores nuk i lejon me
bë gabime të tilla aq të rënda të pafalshme ndaj standardit. Pra përdorimi i
paskajores është zgjidhja dhe ilaçi më e mirë dhe më e lehtë që i ndihmon
lajthitësit të normalizohen dhe njëherazi, duke respektuar këtë bazë do ta kenë
më lehtë me mësue dhe me respektue standardin, duke e përvetësuar trajtën e
normëzuar.
Duhet ta kemi të qartëm se zgjidhja nuk bëhet me
ndrydhjen e paskajores në vetvete, po me pëdorimin e saj derisa të zotërohet standardi
nga lajthitësit, madje varësisht nga konteksti mund ta përzgjedhin trajtën e
duhur sinonimike, natyrisht autoriteti deritashë i standardit ska pse mos të
respektohet.
Në të vërtetë, të dyja trajtat e shënuara edhe
paskajoren edhe lidhoren ne i kishim brenda standardit deri në vitin
1968, bile në drejtshkrimim i gegenishtes veta e dytë, por edhe e trata
të lidhores për foljet konsonantike si bf. në vend të japësh, të japë,
të marrësh, të marrë, të dalësh, të dalë toskërisht,
rekomandohej n[ç[rdorim gegbisht: të japish, të japi, të marrish, të
marri, të dalish, të dali etj. Prandaj, tashembasashti prania i
të dyja trajtave paskajore e lidhore në standard është
zgjidhje e domosdoshme për standardin e shqipes së natyrshme, ngase rikthimi i
paskajores shërben jo vetëm sinonimisht në të shprehur, por edhe shton
aftësinë e përshkallëzimit kuptimor në krahasim me trajtën përkatëse të
së rardhmes së dëftores ose të së tashmes së lidhores, apo jo?
Ne këtu nuk i trajtuam lajthitjet me amputimin e pjesëzave,
sidomos të me-së së paskajores nga e cilëa janë shkaktuare pa shkaktohen
gabime edhe më të rënda ndaj standardit të shqipes, por vetëm po konstatojmë
serikthimi i paskajore4s në standard zgjidh edhe atë anomali e shumë tjera. Për
mos me pasë keqkuptim po i mëshojmë të vërtetës se ne nuk jemi kundër
rekomandimit që edhe gegerishtfolësit, sikurse toskërishtfolësin ta përdorin
lidhoren ose në raste edhe paskajoren e dytë, por përsërisim pyetjen
medituese drejtuar standardologëve të Tiranës, me gojë më 1992, dhe me shkrim
më 1997, të cekur pakëz më parë se fundi i fundit, vetëm për hir të
ndihmës që duhet dhënë këtyre lajthitësve, respektues fanatikë të
standardit ekzistues, stadardologët e Tiranës duhet t’ia kthejnë prestigjit
normues paskajores, sepse shumica e këtyre gabuesve janë me shkollim të lartë,
madje pothuajse më shumë se gjysma janë albanologë, njerëz të pendës,
gazetarë, pushtetarë, kolumnistë,opinionistë analitikanë etj, të cilët duke u
treguar si të devoçëm ndaj standardit pa paskajore, spontanisht po lajthisin
kaq rëndë. Duhet pasur edhe ana psikologjike emocionuese, lajthitësit, për hir
të standardit të përbashkët të rekomanduar nga , Qendra hoqën dorë nga
paskajorja e tyre, andaj Qendra edhe për interes së vetë gjuhës shqipe, sforcimit
kombëtar e gjuhësor duhet t’i ndihmojë me pohimin e të drejtës universake që në
asnjë mënyrë ta konsiderojnjë paskajoren të ndaluar, por është mirë që të
parapëlqejnë trajtën e rekomanduar sinonimike nga standardi, apo jo?!
Së këndejmi, vërtet s’kemi arsye kurrfare që mos ta
shohim përmenjëhershmërisht paskajoren brenda gjuhës së natyrshme shqipe dhe
standardit të saj. Siç e kemi përmendur në krerët e mëparshëm ky rikthim është
shumë i lehtë, nëse mirëkuptohen deklarimet e studiuesve tanë e të huaj të dallur,
prandaj na mbetet të verifikojmë qëndrueshmërinë e arsyeve që përsëriten tash e
3o-50 vjet pse paskajoren e përjashtuar gege assesi nuk e qaska standardi i
sotëm, cilat janë ato vravashka tritolshkatërruese.
Përmbyllje
Shtjellmi i lëndës në këtë krye u bë në tri pjesë. Në
pjesën e parë me titull “Diçka nga përjetimet tona si mësues i shqipes
me e pa paskajore në standard”, e fillova me përkujtimet e mia si mësues,
dashamirës i gjuhës shqipe para Konsultë sgjuhësore të Prishtinës 1968
kur paskajorja ishte në përdorim normal te ne, ndërsa pas asaj Kondulte dhe
Kongresit të Drejtshkrimit 1972, heqja i paskajores së mirëfilltë nga
standardi respektohej edhe prej nesh me rreptësi marramendëse, por
ndërkohë u pa se një veprim i tillë, mungesa e paskajores, gjithnjë e më shumë
rëndonte nga pesha e të së mbrapshtes për gjuhën shqipe. Megjithatë, edhe pse
kjo heqje na krijonte vështirësi, për hir të letrarishtes së përbashkët e
respektonim, Mirëpo pas studiuam gjithanshëm të tri shtyllat kryesore të
standardit të quajtur gjuhë letrare e njësuar kombëtare, me të cilat për
shqipen sollën vërtet risime e ngritje cilësie, por edhe lehtësi komunikimi mes
shqiptarësh në relacionin Shqipëri–Kosovë e më gjerë, edhe pse edhe jo
aq sa trumbetohej, ngase që të tria këto shtylla nuk ishin pa
plot të meta e zbraztësi, Për trisimet dhe të metet këtyre tri shtyllava
ndërkohë jam shprehur publikisht. Tani e do puna të përmend një fakt se
atij standardi në rrafshit sinkronik i mungonte si edhe ende i
mungon shtylla kurrizore e sistemit foljor të shqipes e ajo ishte paskajorja e
mirëfilltë. Madje siç jemi shprehur më përpara në punimet kushtuar kësaj teme
si edhe në këtë punim këmbëngulim në rikthimin e saj në standard, sepse,
vërtet mungesa e saj në sttandard te ne ka krijuar defekte të veçanta, të
patolerueshme.
Në pjesën e dytë nën titullin “Shembuj knkretë
lajthjesh të patolerueshme në masmediat tona” i tratuam mbi 150
shembuj, të cilët brenda 2-3 muajve i volëm nga masmediat e
Prishtinë, që janë vetëm vetëm disa nga defektet e kësaj natyre të
shkaktuara kryesisht ose plotësisht pas heqjes së paskajores së mirëfilltë nga
standardi më 1968. Këto defekte të vlerësuara su lajthitje të patolerueshme i
sistemuam në 11 pika dhe për secilin shembull (fjali) për trajtën e si
zgjidhje shënuan të dy variante te sinonimike: 1) paskajoren e
mirëfilltë dhe 2) trajtën e standardit (të shkuaren e
dëftores ose të tashmen e lidhores), të cilat u dalluan me bolldim
(shkronja të zeza). Në fund të çdo pike është dhënë një vërejë-sqarimi, ku
kuptohet sugjerimi se zgjidhja qëndron në të dyja këto forma sinonimike.
Në pjesën e tretë të titulluar “Paskajorja në
standard përforcim elekzirues për shqipen e natyrshme dhe shpëtim magjik
nga alergjia e lajthitjeve” e shtjelluam në katër nëntituj:
së pari rikujtohet propozimi i para 20
viteve që shërimi më i, mirë i të gjitha këtyre lajthitjeve është rikthimi i
paskajores në standard,
së dyti, konstatuam se shërimi dhe
zgjidhja i të gjitha këtyre lajthitjve qëndron tek të dyja format sinonimike:
paskajoja e mirëfilltë dhe trajtat e standardit të sotëm.
së treti, nga krahasimi
i një shembull fraze marrë nga ish gegnishtja letrare me paskajore të
zbëthyer në 5 variante u argumentua se paskajorja edhe pse e ardhur nga shtrati
i gegnishtes nuk prish punë aspak, por forcon bashkëpunimin Gegni -Toskëri dhe
njëherazi në plan më të gjerë i forcon vlerën shqipes së natyrshme
globale dhe standardin unik të saj dhe
së katërti, nga analiza
argumentohet forcërisht se trajtimi i problemit, duke u kthye në vatrën e
lajthtjes në bazë vetvetiu kuptohet defekti dhe njëherazi bëhet çrrënjosja e
motivit të shpifjes së lajthitjeve, nga zgjidhja është aq e qartë
nga të daja dyja format: të paskajores së mirëfilltë dhe të trajtave
të standardit: të së ardhmës së doftores dhe e së tashmes së
lidhores,as që trajtat lajthitje zhduken rrënjësisht.
Pra me këtë ndërmarrje shërohen jo vetm këto mbi 150
raste, por edhe të tjera dhe nuk do të ketë më asnjë çast sshpifjeje të
rasteve të tilla lajthitjesh të patolerushme te ne, nga
intelektualë gazetarë, politikanë, albanologë e deri akademikë, të lindur gegë,
të cilët paskajoren e kanë të ngulitur nga lindja në sistemin e tyre
ligjërimor, por lajthitën me pahir nga ndikimi i standardit pa paskajore.