Kulturë
Kalosh Çeliku: Përçudi ende hapim hendeqe mes Shqipërisë dhe Kosovës
E hene, 21.12.2020, 06:10 PM
PËR?UDI ENDE HAPIM HENDEQE MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS
NGA KALOSH
?ELIKU
(Poeten “maqedonase”
e shëroi Babashehu)
Ulem në Tavernë me një poete “maqedonase”
Ajo, porositë një kafe. Unë, një birrë Rrapi.
Ankohet, se ka probleme me “maqedonasit”:
Burrat e këtij Shteti “demokratik maqedonas”.
I thonë, se është shqiptare. Ia mbyllin dyert
Avansimin e saj si poete. Vendet e punës.
Përmëkeq, edhe Dashurinë. Burrin e Jetës.
Ehu, më dhimbset, Poetja “maqedonase”
Thotë: Nuk dua të rri në këtë shtet. Ferr:
Dua të ik në det
mes maleve. Shqipëri.
Nuk ka problem. Unë, ta gjej një burrë
Edhe, atë: Burrë fushe. Dhe, Mali kaçak.
I them: Gjatë, një jave të ikin problemet
Me një burrë Mali. Jo, prift, As, hoxhë.
Edhe, atë: Në Shqipëri. Male. Dhe, Det:
Plagët e tua, i shëron vetëm Babashehu
Me mjekër, mbi Varr, në Baba Tomorr...
(Covid -19 në Shkup me Mua
në dyluftim si Poet)
O burra mali! Dhe, Gra të mia besnike
Covid -19, ende rri, strehohet në Shkup:
Gjithë jetën, jam në dyluftim si Poet.
Ai, me “armikun” koronavirus. Burg
E, Unë me raki rrushi. Verë. Dhe, Poezi.
Edhe, kët Vit të Ri 2021. Dimër Madh
Kokëmëkokë e përcjellim “armikun”.
Ai me Covid -19. Burg, Neokomunist
E, Unë Poeti me
raki rrushi. Dhe, Poezi...
(Përçudi ende hapim hendeqe
mes Shqipërisë Dhe Kosovës)
Përçudi, e dëgjoj zërin e Partive politike
Partizanëve tyre, të shitur një torbë taxhi:
Rroftë Nëna jonë Parti! Lideri politik.
Jo, të Shqiptarëve. Rilindasëve Historik
Hendeqe, hapin mes Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Vetëm për liderët e tyre politik.
Përçudi, bindje kam, se: Sot, politikanët
Dhe, Partizanët e tyre; Janë çmendur.
Hendeçe, hapin mes Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Sot, vetëm për një përdorim.
Jo, o “burra”! Kjo, nuk është Shqipëria
Sot, nuk i duhen fare liderët politik.
Po, i duhen: Liderët Shqiptar Historik...
(Përpak shpëtova Natën
nga Nihma e shpejtë)
Helmuan, në
Tavernë në Shkup
Gati, një orë pushova në toalet.
Kamarieri, vjen dhe më pyet:
A, ke o burrë nevojë për ndihmë?
Jo, i përgjigjem. Do, ngrihem vetë.
Përpiqem, të çohem më këmbë
Edhe, kapem për lavabos: Kot.
Duart i kam krejtë në rregull
Këmbët, nuk më punojnë dot.
Pas pak kohe, dal disi nga toaleti
Ulem. Edhe, jashtë dëgjoj një zë:
Thirreni, vrik ndihmën e shpejtë!
Papritur, vjen djali Deni. Dhe, më merr
Inspektorit policisë i them: Faleminderit:
Nesër, do të ta jap një libër timin dhuratë.
Përgjigjet: jo, burrë. Nuk jam i atyre punëve
Po, të kesh me veti, ma jep një libër biznesi!
Shpëtova nga spitali. Toksiologjia. Parajsa
Që, pasi do më “shëronin” nga koronavirusi.
Nesër, do dilnin me diagnozë. Publikime:
Vdiq nga koronavirusi. “Armiku i pabesë”...
(Ende ju mbajnë gjallë
Rilindasët Shqiptar)
Ende, ju mbajnë gjallë Rilindasët Shqiptar
Ju, rriqëra politike me torbë taxhi përqafe:
Dhe, shitni mallëra të skaduar në Pazar.
Edhe, atë: Kalbura. Vetëm, për një përdorim.
Turp. I keni rrokur herdhet e Rilindasëve
Herdhet, e tyre: Ende ju mbajnë gjallë.
Përndyshe, moti si “patriotë” do ishit në Varr...