Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E merkure, 23.12.2020, 09:08 AM
Neki Lulaj
ÇAMJA JONË
Pullaz
e tavan e patëm qiellin
E
yllësia dritë hije lëshon.
Fluturojnë
engjëjt prekin Universin
Fjala
urtake e dashurisë na bashkon.
Do
ta gatuajmë bashkë e ta tjerrim kujtesën
Mëkatet t’i groposim
Në
moçalin e patave
Në
batak t’i zhdukim harresën.
S’e
dua padijen e kryeneçësisë së shekullit qe shkon
Çuditërisht
në stinën e zogjve
Zogjtë
nuk cicëruan në pranverë mbi dritare
Bulkthi kishte zënë pusi
E
heshtja e shurdhëroi sheshin, e mira
çame
Diçka
më rrëshqiti mollëzave në faqe.
Akullnaja
e ngrohtë shkrihet në shpirtin qelibar.
Për
ty po dënes, o çamja ime verdhake
Shekulli
po ikën e unë të vij nga pas.
Po
flej e zgjohem unë, biri yt te pragu.
Ne
Paramithi gjumin e bëj jak.
O
do të vij,
o
do të vij të kulla e te oxhaku
Unë
nuk jam bonjak i lindur në Sokak
E
mira çame..
Qeveritarët e lodhur
Ne
këtë shekull plot shtërngatë
Pëllasin
e pëllasin për pushtet grabitqarët
Gojën
plot „atdhetari“
Janë
lodhur zv kryeministrat orrlat e zi.
Janë
lodhur pa punëtorët të pamerituarit
Janë
lodhur me thirrje (nga)e të mbijetuarit
Janë
lodhur me zërat e në nave fëmijëve,
nuseve
Që kurrë s’i gjetën me të dashurit e kidnapuar
Kështu
zv. kryeministrat tanë
Fyejnë të shenjtit të mbijetuarit
Harrojnë
betimet të mallkuarit.
Janë
lodhur me pandërgjegjen
Qe
e kanë
Janë
lodhur me papunësinë
Që e tregojnë
Janë
lodhur me premtimin
Që kurrë nuk e mbajnë.
Janë
lodhur me pagat e majme
E
invalidit të luftës.
Në konak
mungon buka
E
zjarri që të ngrohet pak.
Këta nuk dinë të lodhin vetëm
Me
kërkesat që ja u bë n armiku
Ai
që na vrau masakroi e na dhunoi
Na vrau fëmijë e pleq
Na dogji
vatrat e larg na degdisi.