Kulturë
Lekë Mrijaj: Mikel Gojani dhe libri i tij më i ri
E diele, 27.12.2020, 01:34 PM
Mikel Gojani dhe libri i tij më i ri: "SHPIRTËZIME KRIJUESISH NË KOHË TË ACARTA"
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Vepra
e krijuesit Mikel Gojani: "SHPIRTËZIME KRIJUESISH NË KOHË TË ACARTA”
(Impresione vizitash e takimesh me krijues në Shqipëri prej vitit 1990 e
këndej), është edhe një kontribut tjetër madhor i mendimit të tij krijues, i
vështrimit, pikëpamjes dhe opinionit, të tij letrar. Botoi: SHB LENA, PRISHTINË
2020; Fq. 135, ISBN 978-9951-27-307-7.
Krijuesi
Gojani, para disa ditësh ka dalë para lexuesit edhe me këtë vepër ashtu si
çdoherë me veprat e tij që ngërthejnë vlera të rëndësishme dhe me interes për
lexuesit. Pikërisht, doli i arrirë dhe
tejet i kompletuar në rrafshin letrar e dokumentar, i cili në veprën e tij
prezanton momente të ndryshme nostalgjie e përjetimi me personalitete madhore
të letrave shqipe, në shkallë vlerash të larta më të frytshme dhe më të
suksesshme.
Shkrimet
e tij në libër janë ndaras në formë rrëfimi e që plotësohen me elemente tjera
të përshkrimit të detajuar dokumentar, rrëfimit letrar, por të bazuar në
ngjarjet faktike dhe të sakta, të përjetuara nga vetë autori në periudha të
ndryshme të jetës nga kohët e paraluftës dhe pasluftës.
Vepra
që në fillim hapet me hyrjen me titull: NË VEND TË PARATHËNIES në ç’rast autori
i librit Mikel Gojani, veç tjerash thotë: “Për ta njohur letërsinë, artin dhe
kulturën tonë mbarëkombëtare, për gjysmë shekulli ka një kufi që ka ndarë një popullatë një gjaku,
gjuhe, flamuri, kuptohet, për të mos njohur asnjë , prandaj edhe letërsinë,
artin dhe kulturën e kombit që i takon.” Pikërisht ai përmend disa impresione
të tija nga bota letrare si dhe takimin në Shqipëri me shkrimtarin Ismail
Kadare, me Dhimitër Xhuvanin, Lasi Lerën, Moikom Zeqon, Pjetër Nikollën dhe
studiuesin e mirënjohur Agron Fico etj, dhe takimet tjera të zhvilluara në
Kosovë me shkrimtarin Mirko Gashin, Xhevahir Spahiun, qe siç thotë autori se
qëllimi i vetë këtyre mbresave është i lidhur me faktin e mesazhit shumë
domethënës dhe kuptimplotë i fjalës latine “Fjalët i merr era, ajo që shkruhet
mbetet“ (Verbavolant, scriptamanent) e kjo shprehje na vjen edhe nga indianët,
kinezët, grekët e vjetër etj.
Rreth
veprës në fjalë është dhënë edhe një analizë e mprehtë studimore nga redaktori
dhe recensenti i këtij libri, shkrimtari Prend Buzhala, i cili në recensionin e
tij të thuktë veç tjerash tha: “Mikel Gojani na e thotë nëpërmes shkrimeve të
tij: se ky impresion, më i forti, më i pashlyeri, është ai me shkrimtarët në
vendin amë, siç e quanim dikur Shqipërinë. Shqipëria ishte ideali i ëndrrave
shqiptare të Kosovës, vend i idealizuar tej mase (e kush nuk e idealizon mëmën
e tij, sidomos atdheun mëmë). E pra: mbresa, shkrimtari, takimi, letërsia,
preokupimet për fatin e kombit andej e këndej kufirit- janë disa punkte ku
pjesë - pjesë ndalon autori.1. Në kapërcyellin historik të kohëve. 2. Shkrimi i
dëshmisë. 3. Hapi i parë i rëndësishëm ose mendja e hapur etj.” Recensën e kompletuar
të librit mund ta do të mund ta lexojmë në faqet 117-126.
Të
tilla shkrime të përmendura dhe bashkëbisedime e kronika tjera të ndryshme në
këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare e kulturore: shkrimtarin Ismail Kadare,
shkrimtarin Bardhyl Londo, shkrimtarin Nasi Lera, Adem Istrefi, Adelina Mamaqi,
Agim Gjakova, Skënder Buçpapaj, Dhimitër, Moikom Zeqo, Mirko Gashi, Sulejman
Mato, Pjetër Nikolla, Teodor Laçon, Fatos Kongolin, Vath Koreshin, Koçi
Petritin, Izet Durakun, studiuesit Rrok Zojzin,Frrok Çupin, artistët Ndrekë
Lucën, Liza Vorfin dhe Liljana Kondakçi, studiuesin e mirënjohur Agron Fico
etj., si dhe mjaft tema të tjera me interes të veçantë letrar e kulturor, që do
të thotë se me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit i cili zellin dhe sensin e tij
prej intelektuali të kujdesshëm, ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të
analizës letrare, prezantimit, vështrimit, krijimit, debatit, dhe shtjellimeve
të tjera tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në veprën:
"SHPIRTËZIME KRIJUESISH NË KOHË TË ACARTA”- (Impresione vizitash e
takimesh me krijues në Shqipëri prej vitit 1990 e këndej).
Si
përfundim i këtij recensioni nga këndvështrimi im lirisht mund të konstatoj se
edhe shkrimtari Mikel Gojani përfshihet skaj autorëve tejet të rëndësishëm të
letërsisë së sotme shqiptare. Librat e tij na ofrojnë mundësi të shumta
interpretimi dhe diskutimi për të.
Ndaj, edhe fare në fund për librin në fjalë e
përgëzoj autorin, shkrimtarin Mikel Gojanin, duke i dëshiruar shëndet e jetë të
gjatë dhe krijimtari të begatë në fushën e artit letrar, që të na sjell edhe
shumë libra të tjerë me vlera të çmuara të gjithëmbarshme letrare.