E diele, 28.04.2024, 11:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Thirrje Krishtit!

E diele, 27.12.2020, 11:03 AM


THIRRJE  KRISHTIT ! *

"...dhe dije se unë do jem me ty, gjithmonë: deri në fund të botës" - Jesus Christ

Nga  Përparim  Hysi

Po vjen dimri dalngadalë,do ketë acar,dëborë  e shi

Nesër do shfaqesh i gjallë(sado i gjallë ke qenë gjithnji)

Dymijë e njëzet plot dhe bota hiç nuk ka qetësi

Kokolizur keq kjo botë dhe ca më keq në SHQIPËRi!!!

Ke lënë pas shumë "URATA", ke lënë dishepuj,por dhe xhelatë

Ke lënë vampirë-shpirtzinj si nata që nuk duan dritë,por vetëm natë.

Ca lakmimtarë, majmur si derra, nuk ngopen KRISHT duke vjedhur pasuri

Shumë  varfanjakë ushqehen me plehëra, robtohen në punë e s'kanë SHENJTËRI!

Jam vrarë shpirtërisht e nuk fle i qetë,se skamja e  njerëzve më brengos

Të presim KRISHT që je i drejtë,që drejtësi e rregull veç ti vendos.

Kanë dalë ca djajë që nuk duan diell, që në vena  si lakuriqtë e natës s'kanë gjak

Këto monstra drejt e në FERR, mos ki mëshirë, se botën kërkojnë ta vënë në lak.

I bënë njerëzit me"mballoma" dhe hiqen e mbahen sikur të jenë ZOT!

Botën të tërë e ka zënë"ftoma" (KRISHT kurrizin"ndrequa" me shkop!)

ZEMËRBRISHTË, mos ki mëshirë! Se këto monstra botën po kthejnë përmbys

Nuk duan diell,po errësirë dhe një botë të tërë kanë futur në krizë.

Këta"lakuriq nate" të kthyer në monstra, nuk duan as diell dhe as dashuri

Nga këta vampirë në panik është bota! Monstrat veç kënaqen duke vënë pasuri.

Po të bie në gjunjë,i dashuri KRISHT! Ka ardhur koha të bëhesh SHËN MËHILL!

M'i qëro, të lutem,këta antinKRISHTË dhe veç kështu do marrëm frymë të lirë.

*E shkrova enkas për DITËN E MADHE TË KRISHTLINDJEVE dhe uroj për tërë botën KRISHTLINDJE TË GËZUARA dhe të mposhtim panikun që ka alarmuar dhe vazhdon të alarmojë botën.

Tiranë, 24 dhjetor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora