Kulturë
Poezi nga Tahir Bezhani
E premte, 25.12.2020, 10:32 AM
Tahir Bezhani; tri poezi:
NJËZETENJË DHJETOR....
Ikën
me vrap, shpejtë, shumë shpejtë
Ditët,
javët, muajt ,iki dhe viti
Pas
nesh mbeti zbrazësia e hapësirës së nëmur
Vdekja
e fshehur heshtë, pret kafshimin tinëzarë
Dhimbjeve
të skajuara qosheve të kullës
Diç
po kallet brena, po tymon hapësira
Dashuri
e mbetur peng në vargje të shurdhëta
Vetëm
tingëllimat e ngushëllimeve të largëta
Depërtojnë
fyshtës së telave të telefonit
Lotët,
(si) hingëllimë malli ujisin rrudhat e thella
Mbështjellë
me frazave poetike, epsh kujtimesh...
Eee!
Sa larg rrahë zemra e poetit të
përlotur....
Sa
shumë thumbime përjetoi rrathëve të ferrit
Duke
rrëmihur tokën deri te ashti i tretur
Në
gurin e burimit të lotëve
Duke
pritur hurbin e afshët të rrezeve të
diellit
Pas
një viti do kujtoj këto vargje të vona
Si
sumbulla të tymosura n’erë
Do
shkruaj një tjetër këngë......
Një
tjetër melos, me ngjyrë shkrumbi.
DËSHIRIRA TË LODHURA
Pata
dëshirë, shumë dëshirova
Të
fluturoj lartësive, kah shikojnë sytë
Sy
të mbuluar me vragë kohe ,bojë qielli
Nga
djersë të njelmëta ,lëkurë e kripësuar
As
pleqëria s’mund të më ndalë hapin
Këmbët
le të ecin pas dëshirave të shkrifëta
Le
ta çmendin ashtin që pikset nga dhimbët
Mjaft
në ngujim nga virusi i djallëzuar
Janë
lodhur dëshirat nga pritë të zëna
Motet
gati po ndërrohen cicërimave pazëshëm
Vajtimet
nuk përkunden si gëzimet gjithmonë
Në
gotë të verës do i ngujoj të gjitha vuajtjet...
Do
i hedhë përtej shtat bjeshkëve bleroshe
Do
këndoj me zë deri në kupë të qiellit
Dua
të çmend gjithë lagjen time
Kështu
dëshiron shpirti kur humbë në dashuri
Dhimbjet ngatërrohen rrugëtime të ylberta
Dikush
lexon thellësinë e gjurmëve të djegura
Mbetur
rreshkave të buzëve si hi i tretur
Pas
zjarreve të gjata
Shpirti
mbetët sërish i trazuar....
PSHËRETIMË NATE
Dëgjoja
fishkëllimë jashtë dhome, natën
Gjumi
ishte çmendur kujtimeve, frikësuar
Nuk
di a mos ishte përvëluar gëzimeve të rreme
Më
vinin pamje të ngjyrosura, si në ankth
Regëtin
bebëzave të syve
Në
një anije shëtisja dallgëve të detit
Gjëmonte
në thellësi i gjori det, si zemra ime
Stuhitë kishin krijuar tmerrin
Psherëtimat kërkonin ankorim
Në
skelën e durimit, në trarët e shpirtit
Tmerrin
po e zë gjumi i mërdhirë
Derisa
valët e valëta merrnin arratinë...
Psherëtimë
i quajta këto vargje
Pa
emër mbetët zjarri që nuk e kall
detin...