Kulturë
Kristo Çipa: Bashkëmoshatarëve emigrantë
E marte, 29.12.2020, 11:25 AM
Gjashtë
poezi nga poeti Kristo Çipa “Mjeshtër i
Madh”
1-Bashkëmoshatarëve emigrantë
Hypët në guxim të
brezit
Ëndra plot e xhepa
zbrazur
Veshët cipën e
mëngjezit
Taksi-mjegulla
kish ardhur
Nga lëndina e
fëmijërisë
Ylberin morët
nxituar
Se në shtigjet e
stuhisë
U duhej për të kaluar
Jeta vetull shën
Ndreu
Si ortek ju
rrokullisi
Sa herë qenia ju
gënjeu
Nga fillimi prap
ju nisi
Bukë plot, po
kurrë s’ju ngopi
Hëna u ësht’ dukur
njerkë
Rrumbullak vërtet
është globi
Emigranti del pa pjesë
2-Dhe në yje varën djepe
(Prishja e katundit)
Ç’ësht’ kjo
psherëtimë jetime
E ftohtë si thikë
shpine
O bij-o o o.?
Vjen gjëma me
kryeqyqe
Grykës lumit
hingëllinte
Moj mëm-o o o!
Stamboll u bëfsh
gurë-gurë
Nise fermanin në
udhë
Pilurin te verë në
gjumë
Katundin me rrënjë
ta ç’kulë
U nis gjaku shoi
zjarrin
Flaka e dogji të
gjallin
Shpirti trupit
s’ja gjen varrin
Dhe mitrës
foshnjën ja marrin
Osmanllinjtë
qiellin rrjepin
Hëngrën fushën,
vollën detin
Nëpër gjak e
mbytën demin
Që të vrasin
amanetin
Hiri katundin
mbuloi
Ikja malet i
kaptoi
Dhe një grusht
shpirt’ që shpëtoi
Brenda amanetit
roi!
Plagët mbuluan me
sherqe
Nëpër yje varën
djepe
Në vetëtima, për
vete
Atje hodhëm rrënjë jete
3-Mos e digj shpirtin poet!
Mos e digj
shpirtin poet
Zjarri i jetës ka
marrë ujë
Uji nuk zbret më
në det
Me vetveten bën
rrëmujë
Mos e digj
shpirtin poet
Nëpër djep tundet
vetmia
Nusja vellon nis e
shqep
Dhëndri s’vjen në
dasmën e tia
Mos e digj
shpirtin poet
Sytë e qorrit ka
marrë rëra
Guri durimit i
flet
Heshtjen mike unë
e bëra
Mos e digj
shpirtin poet
Fol dhe ti sa flet
ikona
Koha dhembjen me
lot qep
E qëndis me hallet
tona.
Mos e digj
shpirtin poet
Të rënët po pinë
lavdinë
Amanetin kanë për
drek
Dhe plagët mbi
tavolinë
Mos e digj
shpirtin poet
Vdekja merr
liçencë të tallet
-Sa sëmurë që
është kjo jetë
S’besoj ta
shërojnë spitalet
Mos e digj
shpirtin poet
-Le të digjet,
është zë fikur
Kur dhe pena nuk i
shkrep
Në të gjallë quhet
i ikur
Shpirti vet po
shkon në meshë
Se ringjallja
paska zbritur.
4-Ti vjedh dritën flakës
Nën ato kanata
Sokaku më këreru
Nuk guxonte nata
Të binte përdheu
Kishte dalë si
ëndër
Flokë kapullenja
Ecte hëna
shtrembër
Me inat përbrenda
Qerpiket me maja
Si shigjeta
ç’ponin
Nga shikimi i saja
Merrte dritë qorri
Më ftohej guximi
Dhe frymën ma
zinte
Nga shtiza shikimi
Pushtimi më vinte
Si krah kalqyqe
Vetulla lëvizte
I qëronte yjet
Nata të mos binte
I thoshja: bjerrë,
natës
Të vijë mugëtira
T’i vjedh dritën
flakës
Nga faqet pasqyra
5-Varma shpirtin në tërkuzë
Një dashuri e
marrosur
Malluar në shteg
të fjetur
Erdh si vetëtimë e
ftohur
Se rrënjët re si
ka gjetur
Unë si ylberi mbi
hone
I thashë: më s’më
gjen mua
Ajo tha- Jam vepra
jote
Dhe një puthje ma
ke hua
Puthëm moj me ato
buzë
Ler kamatën e
vonuar
Varma shpirtin me
tërkuzë
Në të nesërmen e
shkuar.
6- Jemi pagzuar lumit Akeron
Ç’ke moj shpresë e
prerë që vetëm mbjell lot
Më ri vështrim
shuar, nxin si korbi zog
Si një natë dimri,
shumë e gjatë, hata
Se për ne shërimi
thua ilaç s’ka?
Ngjallu!
Zbukurohu! Fshije ç’të mundon!
Kemi pirë uje
lumit Akeron!
Herë na rrallon
plumbi, ikja na këput
Kur na dremit
gjumi, engjëlli vjen mbi sup
O ëndër vonuar
çohuni mos flini!
Brenda gjakut tuaj
thëret rebelimi.
Deti i përpjekjes
jetën e shpëton
Të gjithë notojmë
lumit Akeron!
Malet hingëllijnë,
logatje në dete
Dhëmbjen maje
thike kemi lidhë në djepe
Shkulim vetëtimat
nga leshrat e reve
Qiellit të
vrenjtur i rrëzojmë themelet.
Në ujin e vdekjes
fati ynë jeton
Jemi pagëzuar
lumit Akeron!