Kulturë
Rexhep Shahu: Shkrimtarët nderojnë poetin e pushkatuar Trifon Xhagjika
E merkure, 30.12.2020, 12:24 PM
SHKRIMTARËT SHQIPTARË NDEROJNË POETIN E PUSHKATUAR TRIFON XHAGJIKA
(Fjala
në inagurmin e bustit të Trifon Xhagjikës me 23 dhjetor 2018)
NGA
REXHEP SHAHU
Të
nderuar të pranishëm,
Në
emër të një grupi shkrimtarësh, mbi tridhjetë shkrimtarë, që kemi ardhë nga
Tirana, miq të Klubit të Poezisë dhe të Revistës Illz, revistë letrare e
Tiranës, ju përshëndes të gjithëve.
Sot
është 55 vjetori i pushkatimit të poetit Trifon Xhagjika.
Ky
grup shkrimtarësh shqiptarë, ka ardhë nga Tirana këtu në Peshtan Tepelenë në
vendlindjen e poetit për të nderuar Trifon Xhagjiken dhe veten e tyre.
Është
i dyti gjest i madh që bëjnë shkrimtarët shqiptarë këtë vit - kanë nderuar
poetin e varur Havzi Nela në 30 vjetorin e varjes së tij dhe tani vijnë e
nderojnë poetin e pushkatuar Trifon Xhagjika në 55 vjetorin e pushkatimit të
tij.
Këtu
me këtë rast unë falenderova shkrimtarët shqiptarë, por janë shumë të tjerë për
tu falenderuar, gjithë të pranishmit që janë këtu duhen falenderuar. Duhet
falenderue Mero Baze për gjestin e shenjtë që ka bërë. Kanë tani njerzit një
vend, ato që duan, ku të venë një lule, një tufë me lule për Trifonin dhe vendi
këtu te themelet e shtëpisë së Trifon Xhagjikës është vend edhe më i shenjtë.
Nuk
i zhduken gjurmët Trifon Xhagjikës.
Trifon
Xhagjika është një poet që ka për të jetue shumë gjatë në letrat shqipe.
Përveçse për poezitë e veta antisistem, poezitë antidiktaturë, ai edhe vetem me
një varg ka për të mbetë i përjetshëm në histori.
Ditën
e fundit të gjyqit, fjala e fundit e tij, kur thotë, më jepni një top ta qëlloj
sistemin. Nuk ka varg poezie më të madh sesa ky.
Në
të njejtën kohë atë ditë, pesëdhjetë e pesë vjet më përpara, kur u bë ai gjyq,
madheshtore është edhe fjala e vëllait, Doktor Yllit: Vëlla, ngrije kokën lart,
mbaje kokën lart vëlla!
Këto
janë gjeste që ndodhin shumë rrallë në historinë e njerzve, jo vetem në
historinë e shkrimtarëve, janë gjeste që ndodhin shumë rrallë.
Trifon
Xhagjika pas pesëdhjetë e pesë vjetëve u nderua, pas njëzet e tetë vjetëve në
demokraci u bë me bust.
Ky
vit mendoj është një vit i mbarë për Havzi Nelën të varur dhe Trifon Xhagjikën
të pushkatuar. U nderuan të dy këta shkrimtarë.
Shqipëria
nuk ka shumë shkrimtarë që kanë bërë gjeste të mëdha, nuk ka faqe të mëdha
historie me shkrimtarë disidentë, antikomunistë.
Pas
grupit të parë me Vinçens Prenushin me shokë që i dënoi Partia, e çel grupin e
të dënuarve të tjerë, të pushkatuarve dhe të varurve të tjerë Trifon Xhagjika,
prandaj pesëdhjetë e pesë vjet më parë ai na dha mësimin e madh që nuk do e
harrojmë kurrë.
Faleminderit
dhe mirënjohje gjithëve që jeni këtu, që keni nderuar Trifon Xhagjikën.
Klubi
i Poezisë që grupon shkrimtarë dhe Revista Illz, jemi këtu me ftesën fillestare
të poetit Petrit Ruka.
Në
10 gusht, kur u inagurua shtëpia e poetit të varur Havzi Nela, Petrit Ruka ka
botuar një shkrim dhe shkrimi u botua edhe në revistën Illz numrin special
14
kushtuar shkrimtarëve martirë dhe në librin “Shkrimtarët për Havzi Nelwn”,
libra këto të financuara nga Flamur Hoxha.
Petriti
ka shkruar bashkë për Havzi Nelën edhe për Trifon Xhagjikën dhe atëhere ne kemi
vendosë që shkrimtarët do të bëjnë pelegrinazh në nderim të poetit Havzi Nela,
tek poeti Trifon Xhagjika, te poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka në Librazhd.
Të
jemi gjallë, të kemi shëndet dhe miq dhe ne vit për vit do të bëjmë pelegrinazh
me shkrimtarët që deshirojnë me ardhë.
Faleminderit
të gjithëve !
Peshtan, Tepelenë, 23 dhjetor 2018