Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Baladat nuk kanë kohë për të vdekur
E marte, 29.12.2020, 04:22 PM
Baladat nuk kanë kohë për të vdekur
…ose.“Kënga e Dhoqinës” variant i Labërisë.
Nga Timo
Mërkuri
II- “Kënga e Dhoqinës” egziston dhe në variantin e
Labërisë[1],
madje në këtë variant është në një këngë me 117 vargje, e cila ka si “trung”
tekstin e variantit prej 50 vargjesh, mbi të cilin janë “shartuar” dhe kanë
“mbirë” filiza, që e rritin dhe zgjerojnë “kurorën” e saj. Mund të mos
ndaleshim te ky variant, porn a detyron fakti që ka disa ndryshime specifike me
variantin e Hoshtevës, ndryshime që ja vlen ti citojmë.
-Të dy variantet e “Kënga e Dhoqinës” e kanë
mallëkimin e nënës mbi varrin e Kostandinit, por ndërsa varianti i
Hoshtevës nuk e citon dhënien dhe shkeljen e “besës” si shkak lëvizës të baladës, varianti i Labërisë e
thekson “me zë të lartë” “besën”si shkak të mallkimit të nënës dhe këtë mallëkim
si shkak për ringjalljen e Kostandinit. Kjo ndodh te vargjet … ”Kostandin çtë të thotë nëna?/Po
tani që mu bë gjëma,/Ku është besa që më dhe?/ Dhoqinën ti, ku ma ke?”. Po kështu, me “zë të lartë” citohet edhe
ringjallja e Kostandinit te vargjet..“U ngris dita erdh akshami/
Kostandini u ngrit nga varri/Gur i varrit ju bë kale/Dheu i varrit ju bë shale” duke aritur në një afëri vargjesh, arti dhe
ideje të dy varianteve te vargjet e fundit, ku te varianti i Labërisë
këndohet: ”Nëna hapi derën/Sheh Dhoqinën
vetëm../ Tek u puthnë e u ngalasnë../-Që të dia në vënt plasnë...”, përkundër vargjeve “Një në prag e një në derë/Plasnë si qelqe me verë” që ka variant i
parë..
Te variant arbëresh “Doruntina” kemi vargun e
dhënies së “besës”.“Dza ti besën, zonja
mëmë; /Kur t’e duash Doruntinën,/nëse ti për gaz e dafshe”, dhe momenti i
mallëkimit që shprehet …”tha tri herë: -
o biri i jim!/Tha tri herë: - O Kostantin!…/Kostantin, o birthi i jim / ku isht
besa çë më dhe?/Vdikje, e vate edhe nën dhe”, po kështu te “Kënga e Halil
Garrisë” kemi vargjet klithmë “T’ka xan
vori me besë të dhanë/T’pret nji motër, t’pret nji nanë”, duke qënë në këtë
mënyrë varianti i Labërisë në unison me variantet themelore shqiptare dhe në
tejkalim të variantit të parë ( të Hoshtevës)..
III -Te variant i Labërisë na bie në sy prania e dialogut motër-vëlla mbi këngën e
zogjve, si element i fortë i baladës, e cila te varianti i parë (Hoshtëvë)
paraqitet shkurt me vargjet: “Zoqtë udhës, seç po thoshin:/“Cili
– viu, viu-viu,/Kush ia bën, ia bën vetiu,/Keni parë a s’keni parë!/ Shkon një
zogëz bishtbardhë,/I vdekuri me të gjallë”, ndërkohë që te varianti i Labërisë
paraqitet me një gjatësi më të madhe vargjesh dhe me një ritmikë që tingëllon
si rumune e bullgare..Udhësë
tek shkonin/Te pemët dëgjonin/Zogjtë që cicëronin/ Ciliviu, ciliviu ... / Kini
parë a skini pare/ Di veta hipur mbi kale/-Shkon i vdekuri me të gjallë../Çkanë
zogjtë që këndojnë/ Çjanë ato fjalë që thonë/O Kostë vëllai./Zogj janë, le të
këndojnë./Si të duan le të thonë/Moj
Dhoqinë motra”.
Në lidhje me këtë dialog, te variantet shqiptare
kemi këtë mënyrë paraqitjeje:
-Te variant arbëresh “Kostandini dhe Garentina”
vëlla e motër dialogojnë për …“krahët e tut ë gjërë/i ka mbuluar myku”,”flokët e tua kaçurrela/ tretur
janë e bërë pluhur”,Dritaret e shtëpisë sonë/janë mbuluar nga bari”,
por nuk dialogojnë për këngën e zogjve.
Te “Kënga e Halil Garrisë” kemi dialogun për…-“Shkon i gjalli udhës me të dekin/Ndiej mor
vëlla” motra po thotë/Shka kuvendin zojt e malit”, “Te fort koniqe
kankan rrxue/Po i thot vllaut o motra e vet”.
Te varianti i gjatë “Besa e Kostandinit” ky moment
kalohet me një pyetje (të pabërë nga motra Jurentina)…Fërshëllejnë zogjëzit ndër pemë /Përmbi kalë seç po vijnë, / I gjallë
me të vdekurinë/Kostandini zë e thotë /Motërzë mos i dëgjo, /Zogjë janë e nëng
dinë c’thonë..
Le të shohim pak variantet e vendeve fqinjë te kjo
pjesë, për të nxjerrë një përfundim.
Te variant grek, “Vëllai i vdekur” kemi vargjet:“Dëgjojnë zogj që cicërojnë e thonë me zë
njeriu:/-Ç’është kjo çudi, të udhëtojë një vashë më një të vdekur?/A e dëgjove
Kostandin, se ç’thonë e flasin zogjtë?/Thonë që bashkë udhëtojnë një vashë me
një të vdekur./U çmëndën zogjtë moj Areti, mos i dëgjo se ç’thonë./-Ç’është kjo
hata, ah ne të mjerët, ç’na shohin sytë e shkretë/Të udhëtojnë në një kal i
vdekuri dhe i gjalli./-A i dëgjon o Kostandin, se ç’thonë e flasin zogjtë,/Se i
gjalli me të vdekurin po udhëtojnë së bashku”… Rrugës që shkonte, zogj të tjerë
me zë njeriu flisnin:/-Na thuaj, ç’është kjo çudi që bën, o Zot i madh/Një
bukuroshe, një peri, ta shoqërojë një i vdekur?/-A i dëgjove, o Kostandin se
ç’thonë e flasin zogjtë? ..
Te variant rumun “Voika” lexojmë:Zoqtë po këndonin:/-Po ku qënka parë,/Ju ka
ndodhur vallë,/Vdekuri i gjallë!/Voika e dëgjonte/Edhe ligjëronte:/Pa dëgjo,
vëlla/Këtë kush e pa/Udhëton një i gjallë/Me të vdekur vallë/I tha me
kuptime:/-Voika, motra ime,/ Ata zogj janë…
Te varianti bullgar “Petkana dhe Llazari” kemi: Një
zog atje po këndonte:/-Zot i madh, i larti Zot,/A ke dëgjuar e parë,/Shkon i
vdekuri me të gjallë!/Pertkana i tha Llazafrit:/-Vëllai im, vëlla Llazar/Çfarë
këndonte ashtu zogu:/Në keni dëgjuar më pare/Të shkojë i vdekuri me të
gjallë/Llazari Petkanës i tha:/-Ecë, nxito motër Petkanë,/Këtu pylli i gjelbër
është,/Lloj lloj zogjsh këtu rrojnë,/Lloj lloj gjuhësh i kuptojnë..
Te variant serb dhe boshnjak nuk egziston udhëtimi
me një kal i vëllait të ringjallur me motrën, për pasojë nuk ka asnjë dialog.
Nën një shikim të imtësishëm të variantit të Labërisë, ky në thelb është
varianti i Hoshtevës i ripunuar, i zgjeruar me hollësi që në shumicën e rasteve
janë pa funksion. Janë të pakta vargjet e shtuara që theksojnë “dukshëm” elementët funksionalë, si theksimi i “besës” që cituam më sipër, ndërsa ka marrë një ritëm të “huaj” për vetë baladën,
gjë që duket te mospërputhja e numërit të rrokjeve të vargjeve të shtuara, apo
ritmi i tyre në pjesët e shtuara. Të krijohet përshtypja se ky variant
është“ripunim” i variantit të parë, për të rivendosur në vend disa përjashtime
që janë bërë te varianti i Hoshtevës. Na duhet të citojmë se “ripunuesi” ja ka
aritur synimit të “rivendosjes” së
elementëve që ka synuar, por me një kosto shumë të lartë. Ai ka dhënë një
variant tëri me një nivel të ulët
artistik të gjithë baladës, me një zgjatim të panevojshëm të saj, me
imitime të varianteve të vendeve fqinjë dhe kopjime të disa pjesëve të tyre
duke i shtuar në variantin e Labërisë, të cilat, mqse kanë ritëm dhe ritmikë të
ndryshme nga balada shqiptare, stonojnë te kjo e fundit.. Dallohen ndërhyrjet
dhe ripunimet, jo aq nga fakti i njohjes së variantit të Hoshtëvës se sa nga
“riparimet” jo estetike të subjektit, me vargje që stonojnë. Ky ripunim
është bërë shumë më von nga dalja e variantit të Hoshtevës,
madje shumë më von se sa koha kur kishte
përfunduar islamizimi i Labërisë. Ngjan më shumë si një ndërhyrje e një “mësusi
fshati” që gjithsesi nuk e ka njohur
thelbin e baladës.
Kjo duket te fakti se varianti i Labërisë është i
vetmi variant (bashkë me “Këngën e Halil Garrisë” që citon “rivdekjen”e
Kostandinit: “Ik
në shtëpi moj Dhoqinë /Se unë do ngjatoj dorinë /Atje sipër në lëndinë/Dhoqina
u nis në portë/ Kostandini u fut në grope”, madje kjo“rivarrosje” e Kostandinit është
enjësojëshme me variantin rumun, “Por ai i tha:/-Voiko, motra ime,/ Dhe unë po
shkoj/Kalin të lidh moj/Trup të kalbëzoj/Një shekull të rojë”…dhe
variantin serb dhe të Bosnjë Hercegovinës…”Shkoi në varr djalë Jovani”…
Me sa duket “ripunuesi” i variantit të Labërisë nuk
e ka kuptuar thelbin e mesazhit të baladës, i cili nuk është as ringjallja e
Kostandinit dhe as rivdekja e tij. Mesazhi i baladës është “besa” e Kostandinit
dhe po ky Kostandin duhet që ta çojë mesazhin e “besës” në çdo vend e në çdo
kohë te shqiptarët që kanë nevojë. Këtu mund të bëhet paralelizmi me Jezu
Krishtin për efekt kuptimi të misionit: ashtu si Krishti u ngrit nga varri dhe
u ngjit në qiell pran të jatit perëndi dhe prej andej ndihmon besimtarët e
krishterë, ashtu dhe Kostandini u ngrit nga varri dhe mbi kalin e tij të
krijuar nga rrasa (Rrasa iu bë kale/Balta
i u bë shalë) rrend kudo nëpër kuvende shqiptarësh në prag të luftrave,
duke pajtuar gjaqet e hasmëritë, duke lidhur beslidhjet e miqësitë. Kostandini
nuk ka kohë të vdesë.Kostandinin nuk ka varr ta mbajë.Kostandini jemi ne dhe ne
jemi të gjallë.Prandaj mos i prekni baladat. Ato janë shumë të bukura ashtu si
janë, me “flokët e tu të bukurë,
/mbushur… me pjuhurë”, me roba që…”era
dhe …po t’vjen”, “Shpatullgjerat, vllau im, /shoh një plagë tek krahu trim”.
Ato nuk kanëkohë
aspër të vdekur.