Kulturë
Neki Lulaj: Mollë Gjylja e nënës
E merkure, 30.12.2020, 08:27 AM
Neki Lulaj
MOLLË
GJYLJA E NËNËS
Nëna
me faqe te skuqura dhe e djersitur
Nxori
nga gjiri një mollë gjyle të skuqur.
Me
dorën saj thatanake
Gishtërinjtë
i dridheshin nga pleqëria
E
molla lëshonte aromë malli të lumtur.
E
dorën tjetër lidhur rreth qafës
Nga
buzët e thara i belbëzon fjala.
Biro,
udhët e mërgimit janë të gjata,
Por
pragu fëmijëror më i ngrohtët si gjiri
Është
i ëmbël se këtu të pret vatra..
E
një lot kristali i rrodhi rrudhave në faqe
Portat
e dritareve ju errësuan
Nga
malli dashuria e vetmia.
Edhe
qielli u zhgreh në shi në pullaze
Në
shoqëri me lotët e nënës zemërshkëndija…
Eh,
malli pllakos dhembjen e gërryen si mokra
Kjo
mollë e shartuar nga baba
Për
ty, për nipër e mbesa
Gëzohen
edhe muret gurët e pragjet.
Kthehuni te shtëpia
Që
të gëlojë me gëzime të gjata!