Kulturë
Atdhe Geci: Udha e reve me shi
E merkure, 30.12.2020, 09:34 AM
UDHA E REVE ME SHI
Nga
Atdhe Geci
Që
nga lindja e gjuhës dhe shkronjave, atdheu mësues të jetës së tij e ka luftën
dhe betejat në përvojën historike. Dijet janë udhërrëfyes i të gjithëve.
Urtësia dhe guximi duhet të veprojnë në çastin e duhur. Mendja, mendimi, idetë
e të menduarit duan ekuacionin që sjell fitoren.
Liria
kurrë s´është vepër e një njeriu. Njeriu i pa liri përherë është në luftë për
ta fituar lirinë. Përmbysjet e mëdha tek ne janë në duart e lodhura të
sovranit. Forca e ndryshimit popullor tek ne është në rënie e sipër. Nuk bien
qeveritë e korruptuara e antikombëtare pa grushtin e masave popullore.
Revolucionet
në letërsi po edhe në politikë do rikthehen në çastin kur sovrani vetëdijësohet
për ndryshim. Erakthyer e revolucioneve është e pashmangshme. Revolucionet
herët a vonë do ta çlirojnë njeriun e poshtëruar nga papunësia, mashtrimi dhe
korrupsioni.
Në
këtë udhë të mistershme për lirinë, poeti nuk di të shkëputet nga koha e tij!
Liri quajmë, dora që shkruan, zëri që flet dhe, zoti që shikon!…Nga Rogana e
kam një mirënjohje, jo nga njerëzit por, nga muza e tokës dhe qiellit, nga
argjila e grurit dhe misrit, nga gjithësia e përtej simboleve dhe mendimeve.
Blera,
ndihem i lirë në tokë, në det, në ajër! Unë botën e shoh si është. Lindjet që
nuk vdesin janë imazhi im, e përditshmja e sotme dhe e përditshmja e nesërme.
Të mirat e jetës heroike janë të pafundme. Blera, një pemë molle ka çelë në mua
/ dejët e saj i kam nëpër trup / ajo pemë është qenia ime / ajo është fjala
poetike në mua!...
Në
udhën e reve me shi, më duhet t´i trokas mendjes e të krijoj. Zemër nuk ka udhë
as urë të shtruar ku mund të kalohet përtej të sotmes. Udha e reve me shi është
kënaqësi e tokës, kënaqësi e bimëve dhe kënaqësi e atyre që mbjellin e
dashurojnë. Blera, ky çast është i yti / plakur jemi fushave të betejave /
historia, kjo elegji e pakryer / ende mbetet gjykatëse nën hije!
Arti
që ecën përmes simboleve përshkon kohën me mendimin dhe, i nxjerrë jashtë
luftërat e padobi. Blera , shkrimtari s´guxon ta shtrembëron drejtimin. Mendja
e shkrimtarit është kozmos. Ai as në trgjeditë më të rënda s´guxon të lëkundet.
Fati i shkrimtarit është i parathënë nga muza dhe hyjnitë. Këtij fati asnjë
krijues s´mund t´i shmanget.
Atdhe
Geci – Dortmund, dhjetor 2020