Kulturë
Gjon Keka: Arbëria doli më shumë në dritë në kohën e Shtetit të Arbërit në krye me Gjergj Kastriotin
E merkure, 30.12.2020, 05:10 PM
Arbëria doli më shumë në dritë në kohën e Shtetit të Arbërit në krye me Gjergj Kastriotin
Nga
Gjon Keka
Siç
shihet në këtë dokument emërtimi i Arbërit është i vjetër historikisht ,ka
dokumente që flasin se emri Arbëri përmendet nga viti 1205. Sidoqoftë emri
Arbër është përkufizimi i bashkësisë politike, gjuhësore,kombëtare dhe
territoriale të vetë Ilirëve arbëror dhe të principatave apo kryefisnorëve të
saj. Emri Arbëri ,arbëror u njoh dhe
doli më shumë në dritë në kohën e Shtetit të Arbërit në krye me Gjergj
Kastriotin ,pikërisht në këtë periudhë ky emër ishte dominues si brenda ashtu
edhe jashtë.Prandaj emri Arbëria ose Arbania
përmendet edhe në kronikën e
vitit 1588(C. M&I.A,f.324, 1588). Sikur që mësojm pas vdekjes së liderit
vizionar dhe strategut Gjergj Kastrioti dhe pushtimit të Arbërisë nga
pushtuesit ottoman(turq),shumë arbëror u dëbuan, dhe disa për t’I ikur
persekutimeve dhe gjenocidit ikën në vendet të ndryshme si Itali, Hungari
,Austri,Kroaci etj,ku morën me vete
gjithë vlerat, zakonet dhe traditat e festat kombëtare të cilat i mbanin gjallë
aty ku jetonin e vepronin.Po këta arbëror aty ruajtën edhe emrin e tyre prej
nga vinin, duke u quajtur arbëresh(arbëreshët e italisë, arbëreshët ose
arbanasit e kroacisë Zarës, dhe klementinët arbëresh të austro-hungarisë).