Kulturë
Dea Halimi: Viti i Ri
E enjte, 31.12.2020, 12:05 PM
Dea Halimi
Viti
i Ri
Në
mes të dhomës ndrit i stolisur bredhi;
Drita
të kuqe, të verdha, të kaltra, pamje ylberi.
Në
secilën degëz nga një dhuratë...
Në
mur ndrit Skënderbeu me shpatë!
Çastet
e fundit të një viti ikin me furi.
Shkon
viti i vjetër, tash fillon Vit i Ri.
I çelim dhuratat rreth bredhit me urime e
dashuri,
Secili
i uron tjetrit fat dhe lumturi.
Mbi
tryezë ca letra të bukura me urime,
Me
fjalë të zgjedhura, me shumë hare e gëzime.
Njëri
na dëshiron punë në udhë të dëlirë,
Tjetri
na dëshiron dashuri e shëndet të mirë.
Viti i Ri II
Urime,
mami e dashur, të uroj dashuri.
Urime,
babi, të uroj Vitin e Ri.
Urime,
motër e vogël, të rritesh në lumturi.
Rreth
bredhit me yll në maje plot dritë
Me
një ëndërr në zemër, me një dëshirë
Me
një etje të vetme, me fat të mirë.
Eja
babadimër, me mjekër të bardhë,
Kërkojmë
nga ti të na gëzosh me dhurata, me liri.
Etja
babadimër dhe tinëz hy nëpër oxhak
E
na lë te bredhi ndonjë dhuratë, or plak
E
ik, ik, nis udhëtimin e ri nëpër botë,
ta
përqafosh ndonjë fëmijë pa babë e nënë,
ik
me dymbëdhjetë drerët e artë nën hënë
Gjithnjë
i buzëqeshur dhe pa asnjë pikë lot.
Viti i Ri III
E
kemi stolisur bredhin e gjelbër,me kujdes,
Me
plot lule dëbore, me plot yje të zjarrtë;
udhën
ia tregojnë babadimrit nga të vijë,
të
na sjellë dhurata të shumta, plot një thes.
Ne
të gëzuar, shprehim dëshira me dashuri.
Babai
shikon nga dritaret. Dëshiron libër të ri.
Unë
dua ta kryej vitin shkollor me sukses të mirë.
Mami
qeshet, s`e thotë me zë ndonjë dëshirë.
Ja,
shfaqet babadimri me dymbëdhjetë drerë
E
tërheqin qiellit mes yjesh karrocën e artë.
Qielli
i ngjan fushës së lulëzuar me yje të zjarrtë
Yjtë
ndrisin dhe qielli i ngjet detit në verë.