E merkure, 11.12.2024, 12:13 PM (GMT)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Për ditë të pavarësisë

E shtune, 02.01.2021, 09:01 AM


Jusuf Zenunaj

PËR DITË TË PAVARËSISË

As në Ditën e Njëzetetetës,

luftëtarit të lirisë

nuk i janë ndërruar valët e jetës!

Dhjetë vjet me radhë

diell e acar,

prej rruge në rrugë

për një kordhe bukë.

Fati e çon shpesh

nê lagje a në shesh

bashkëluftarit t'i qeshë

pa menduar

i thotë mirëmëngjes.

Nëpunësi siç e ka zakon

buzët fort shtrëngon,

shtihet që s'dëgjon,

hapin e shpejton.

Pardje

u bë një motmot,

qê i pati dhënë takim Albanit,

në zyrë s'e priti dot.

Tek shtrëngon kuletën

në heshtje qorton veten

në këmbë t'mos vijë tjetër.

Bashkëluftëtari i zhgënjyer

nga ai nuk heq shikimin

i kujtohet Korabi

kur patën dhënë betimin.

Kujton Ditën e Flamurit

njëmbëdhjetë vjet më parë,

pranë njëri-tjetrit

armikut i bënë ballë.

Një eskortë qeverie

vjen shpejt sikur erë

Albanin e " këndellë".

Edhe sot si ma parë,

për Ditë të Pavarësisë

me karrocë dore

punë kërkon Çarshisë!

NË GOSTIVAR

66  vjet më parë

pati lëshuar rrënjë "Shkëndija"-

Myrteza Bajraktari

prijatar,

për gjuhën ,

shkollën shqipe

e flamur kombëtar.

E sot ?!

Në shitoren

e smartphonëve,

“Sabah”, në Gostivar

ringjallën ëndrrat e ballabanëve ,

shqip nuk flitet asnjë fjalë !

Po fole gjuhën

e Naimit e të Fishtës,

" kaybol" (shporru) të thonë

në mes të ditës !

Jusuf Zenunaj, Gostivar, gushti 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora