Kulturë
Albert Zholi: Flet stilistja Ina Gjoka
E diele, 03.01.2021, 10:15 AM
Flet stilistja Ina Gjoka: Stilimi im më i bukur fustani me flamurin kuq e zi realizuar për 100-vjetorin e Pavarësisë
Kam
zhvilluar sfilata në Milano dhe Romë, ku jam duartrokitur
Nga
Albert
Z. ZHOLI
Një
vajzë që me talentin e saj po hap rrugët e sfilimit në qytetet më të dëgjuara
të sfilatave në Milano dhe Romë. Prej vitesh emigruar në vendin e modws,
Itali, Ina punon me intesitet duke e
lartësuar emrin e Shqipërisë. Stilimet e saj janë vlerësuar dhe nga emra të
njohur të fushës së modës si stilisti i “Dolce Gabbanas”. Ajo njëkohësisht
është e dashuruar me letërsinë dhe intepretimet poetike.
- Kur keni shkuar në Itali dhe përse zgjodhët
atë vend për të emigruar?
Në
vitin 2010 jam trasferuuar në Itali, në fakt jo se e zgjodha unë Italinë, por
Italia po më priste sepse bashkëshortit im jetonte në Itali. Dhe nëse do të
kishte qenë në zgjedhjet e mija do të preferoja të jetoja në vendin tim, por
Shqipëria jonë e dashur, shpesh herë na detyron që të largohemi nga vendi ynë.
Kjo nga shkaku i disa faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.
-A keni ndjerë shenja
racizmi në fillimet tuaja?
Suksesi
ka dhe anë pozitive dhe negative. Arritjet në jetë dhe konkluzionet që merr
gjatë punës së lodhshme të japin kënaqësinw dhe automatikisht pjesa e
indiferentizmit (razicmit) nuk të bën shumë përshtypje. –
-Kur filloi pasioni juaj
i stilistes dhe kush ishte shtysa?
Jam
rritur në një familje ku prindërit kanë ushtruar këtë profesion, por pa qenë e
detyruar ta ushtroja. Pra erdhi në mënyrë automatike si passion dhe
bashkëshorti im më inkurajoi që të ndjek pasionin tim...
- Cili është stilimi
juaj i parë dhe ku e keni promovuar?
Stilimin
tim të parë e kujtoj me plot dëshirë dhe krenari… Ka qenë për 100- Vjetorin e
Pavarësisë, ku kam stiluar një fustan inspiruar nga Flamurit ynë Kuq e Zi. Këtë
krijesë si mund ta quaj e kam promovuar në Tiranë në një event për talentet e
rinj dhe kam marrë çmimin si stilimi më origjinal ndaj flamurit tonë kombëtar.
- Sa sfilata keni
zhvilluar me stilimet tuaja dhe ku?
-
Kam marrë pjesë në disa evente të ndryshme. Sfilatën e parw e kam pasur në
Milano ku zvillohej “Java e Modës” dhe unë jam prezantuar me një stilim timin
ku më është dashur të punoj për 1 muaj pa ndërprerje. Vërtet kisha sukses dhe emocione pa fund
teksa komplimentosha nga njerëz të ndryshëm në fusha të ndryshme profesionesh
dhe ndër to nga një stilist i “Dolce Gabbanas”. Ndërsa në Romë jam prezantuar
me 12 stilime të mija, inspirimn i viteve 1950, dhe në Sicilia përsëri me 12
stilime ku koleksioni im mbante emrin “Afroditw” inspirim i mitologjisë
Greke… Dhe pjesën tjetër më të madhe e
kam zhilluar në vendin ku jetoj, Reggio Calabria...
- Sa stilime keni
nxjerrë nga duart tuaja dhe kush ka zënë çmim?
Një
stiliste nuk numëron punën në sasi, por në cilësi. Në çdo stilim është një çmim
me vete, por çmimi që me ka bërë të ndihesha krenare jo vetëm me punën time,
por edhe me prezencën time si shqiptare ku jam vlerësuar me çmimin e parë nw
krijimtari “Nuovi Talenti per la Moda”
në Reggio Calabria.
- A është e vështirë të
jesh stiliste në Itali duke qenë se është epiqendër e botës për veshjet
elitare?
Vështirësia
është dhe në vendin tënd. Një stilist lind dhe të futesh në tregun e Modës
normalisht që është vështirë mbi të gjitha ku flasim për një vend ku moda lindi
aty...
- Përveç Italisë në
cilat vende keni organizuar sfilata e punimet e tua?
Për
momentin vetem në Itali, por jam duke punuar në projekte të cilat do të vijnë
në jetë shumë shpejt sapo të kalojw kjo
pandemi
-Kush ka qenë dita më e
bukur si stiliste? Po më e vështira?
Dita
mw e bukur..? S’është një por janë shumë. Pasi më dalin para syve stilimet e
mija në pasarela veshur nga persona të ndryshwm ... Vështirësitë ndodhin shpesh herë sidomos pas kuintave, ku
në të qindën e sekondës e gjejmë veten në telashe dhe duhet shumë kujdes që ta
zgjidhësh me sukses. Për shembull, kur isha në sfilatën në Romë, ndërkohw që
vishja modelen me stilimin më të vështirë, m’u prish zinxhiri dhe më është
dashur t’ja qep fustanin në trup.
-A mendoni se në
Shqipëri mund të ketë hapësira sitilimi për konkurim?
Momentalisht
po e ndjek pak stilimin në Shqipwri. Por duke qenë se jemi në fazën e
emancipimit dhe zhvillimit do më pelqente të shikoja talente të reja, por edhe
të tregoja veten në tregun shqiptar.
-Po për meshkuj a keni
realizuar stilime?
Patjetër,
si për femrat edhe meshkujt, edhe fëmijët pa' dallim gjinie dhe moshe stiloj.
Kam stiluar për një këngëtar të cilin nuk po ja permendin emrin për efekt
privatësie...Fatkeqësisht eventi u anullua deri në një njoftim të dytë.
- Keni dhe grupin
tuaj “Ti je talent”, çfarë përfaqëson ky
grupim artistik?
Në
grupin “Ti je Talent” janë të mirwpritur të gjitha grupmoshat qoftë talent i
spikatur apo i fshehur. Grupi përfaqëson stilistw, piktorë, kënëgtarë, aktor
humori, pra në shumë gjini arti.
-Përveç stilimit ju bëni
dhe intepretim poeizish, por edhe shkruani.
Ku e gjeni më mirë veten?...
Padyshim
që stilimi është energia kryesore, por njeriu kreativ ka vizione të shumta dhe përshtatet lirshëm në
çdo lloj kreativiteti....
- A mendoni se meshkujt
shqiptarë kanë ende frymën e thellë maskiliste?.
Në të gjithë botën ekzistojnë meshkuj më frymë maskiliste, jo vetëm në Shqipëri.