Kulturë
Bardhyl Maliqi: Si u shkruan dy librat për krijimtarinë e Mexhid Mehmetit
E shtune, 02.01.2021, 11:38 AM
Dr. Bardhyl MALIQI
SI
U SHKRUAN DY LIBRAT PËR KRIJIMTARINË E MEXHID MEHMETIT
Intervistë
me fëmijët e mi. Vajza e ka njohur Mexhidin në mars të vitit 2012 në festivalin
e Sarajevës, djali në verën e vitit 2018 te “Mrizi i Zanave” kur ishte student.
Kjo ishte arsyeja e interesimit të tyre për këta dy libra.
O ba - Pse tek shkrimi përgjithësues për vitin tuaj
letrar të publikuar dje nuk shkrove edhe për atë se si u krijuan dy librat për
krijimtarinë e Mexhid Mehmetit?
-Nuk
shkrova sepse ishte prononcim tepër i gjatë dhe si i tillë dilte shkrim më
vete. Pastaj, ç’kuptim do të kishte të përmendja titujt e dy librave të mi, që
lexuesit nuk i kanë shijuar ende!? Ata vërtet u botuan por për shak të
pandemisë nuk janë shpërndarë si duhet. Por, edhe po t’i kishin në duar ato, pa
i lexuar librat e Mexhidit, nuk do të kishin shumë vlerë.
- Si lindi poema “Preshevanuse përdëllimi” dhe
libri kritik “Shprehësi imagjinare në krijimtarinë për fëmijë të shkrimtarit
Mexhid Memeti”?
-
Fare natyrshëm. Në verën e vitit 2019, me shkrimtarët kosovarë të ardhur me
pushime në Sarandë, iu thashë se kam qenë në të gjitha viset shqiptare në
Ballkan, në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por jo te shqiptarët e
Serbisë Jugore: në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Po të më jepet ndonjë rast, do
të shkoja me dëshirë.
- Po kur ju erdhi rasti?
-
Pas verës, në mesin e tetorit, më vjen një ftesë për një veprimtari letrare që
zhvillohej nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e Luginës së Preshevës,
që drejtohet nga poeti Bilall Maliqi, me të cilin njihesha mirë nga veprimtari
të tjera letrare ku kemi qenë të dy të pranishëm. Kisha foto me të dhe me shaka
i thosha kushëri, pasi kemi të
njëjtin mbiemër..
Nga
biseda me të në telefon, Bilalli më tha se ndërmjetës për ftesën ishte
shkrimtari Mexhid Mehmeti, gjithashtu i ftuar në Manifestim. Deri në Prishtinë,
më tha Bilalli, do të vini me mundësitë tuaja, aty do t’u presë z. Mexhidi dhe
së bashku do të udhëtoni deri në Preshevë.
Vendosa
të shkoja. Mora dhe bashkëshorten me vete, pasi shprehu dëshirën të vinte dhe
ajo, të paktën deri në Kosovë. Në mbrëmje na priti Mexhidi me veturën e tij tek
stacioni i autobusëve të Prishtinës, i cili na tha që atë natë do jemi
mysafirët e tij dhe se të nesërmen do udhëtonim për në Preshevë. Deshëm të
vendoseshim në hotel, por ftesës këmbëngulëse dhe bujare të Mexhidit ishte
vështirë t’i rezistohet.
I
ramë nga Shkupi për shkak se policia kufitare serbe do të hapte teleshe nëse si
shtetas i Shqipërisë vije direkt nga
Kosova! Rruga ishte e bukur, plot gjelbërim dhe fshatra e qytete që nuk i kisha
parë më parë, pasi në aksin rrugor Shkup – Preshevë, shkoja, siç e përmenda,
për herë të parë.
- A ju bëri përshtipje udhëtimi?
-
Mësova shumë gjëra nga ai udhëtim, por për këto do t’iu flas një herë tjetër...
Me ne udhëtonte edhe Ismet Bajrami, një bashkëvendas dhe mik i Mexhidit,
gjithashtu krijues, i cili, gjatë gjitugës, na mbante me biseda të gjalla.
Presheva,
megjithëse një qytet i vogël province, mua m’u duk si qendra e botës, pasi
librin me poezi të zgjedhura të Mexhidit “Përtej Harrimit” e kisha
lexuar dhe është pak të them më pëlqeu. Pata shumë impresione, mbajta
dhe ca shënime, që kur ma dhuroi gjatë verës në Sarandë.
- Si u shkruajt poema
“Presheva nuse përdëllimi”?
-
Fare natyrshëm, librin e Mexhidit “Përtej Harrimit” e lexova sërish kur
erdha në Sarandë. Shkrim nuk mund të bëja sepse Prend Buzhala kishe shkruar
gjatë dhe bindshëm në parathënien e vet. Atëherë natyrshëm mbresave të librit
iu shtova dhe mbresat nga terreni nga ishte frymëzar edhe Mexhidi, nga Presheva
e tij e dashur. Pra “Presheva nuse përdëllimi” është një libër poetik
impresonesh të veçanta. Një përmbledhje poetike e mbresave të leximit.
- Jemi kuriozë ta mësojmë si ju shkoi veprimtaria?
-
Veprimtaria do të zhvillohej në Bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi”, pimë një
kafe si pas rruge dhe shkuam në katin e dytë. Poetët dhe të ftuarit ishin lart,
por akoma nuk kishnin hyrë në sallë. Me ardhjen tonë, ata sikur u gjallëruan
dhe pas pak filloi veprimtaria. Mua, si mikun më të largët, më vunë në
presidium. Në qendër të veprimtarisë ishte poetja e ndjerë preshevare Feime Selimi
me katër librat e saj poetikë të mrekullueshëm. Më pati impresionuar njëri prej
librave të saj që e pata lexuar e për të cilin lexova një kumtesë. Fjala ime
për atë libër u prit me interes, sepse autorja më kishte dhënë shkas të flisja
edhe për kultivimin e talenteve.
- A u njohe me krijues të tjerë dhe si t’u dukën ata?
-
Aty u njoha më mirë me mjaft poetë dhe prozatorë kosovarë, por edhe të Lugiës
së Preshevës. Përshtypje të mirë më bëri fakti se në manifestim kishte edhe ca
nxënëse shkolle të vogla në moshë si Arlinda Vitija, por edhe vajza të pjekura
tani në profesion si Selvete Avdullai etj. Por, u mrekullova kur takova
legjendën e letërsisë preshevare të ardhur nga diaspora, shkrimtarin e moshuar
Ramadan Rexhepi, që ecte me hap djaloshar.
Librin
e tij “Kumbonarja”e kisha lexuar herën e parë me kureshtje dhe herën e
dytë me shumë vëmendje. Po ju them me bindje se ishte më lart në stil se i
preferuari im Migjeni dhe prozatori tjetër shkodran Ernest Koliqi. U revoltova
me ish profesorët e mi, që nuk ia dinin as emrin. Si është e mundur, thashë me
vete?!
- Ju u vlerësuat me një çmim apo jo?
-
Preshavrët më shpërblyen për fjalën time, për poezitë dhe librat e mëparshëm,
me çmimin e kerrierës. Nuk e prisja...
- Si ra në kontakt me letërsinë për fëmijë të Mexhid
Mehmetit?
-
Rrugës së kthimit ecëm më shpejt të mos na zinte nata dhe i ramë shkurt nga
Preshava nëpër Gjilan për në Fushë Kosovë. Deri në Prishtinë me ne erdhi edhe
poeti nga Shqipëria Odise Plaku. Gjatë asaj dite, bashkëshortja ime dhe e Mexidit
kishin pasur kohë për ta vizituar gjatë Prishtinën. Ato nuk mundëm t’i merrnim
me vete sepse ime shoqe e kishte harruar pasaportën.
Në
mbrëmje Mexhidi më dha disa libra të tij. Ndër to edhe dy librat me letërsi për
fëmijë. “Çamarrokët” që i kishte 3 vëllime dhe “Ecejaket e Hero Lindit” me 7
vëllime. U befasova tej mase. Së pari lexova “Çamarrokët”, i bukur, por
jo edhe i pazakontë. Por, kur lexova “ Ecejaket e Hero Lindit” u
befasova për të mirë. Një libër pa frikë i jashtëzakonshëm. Në asnjë libër të letërsisë
shqipe për të rritur dhe për fëmijë nuk e kemi një pasuri dhe shprehësi të
tillë të pazakontë. Pastaj më bëri përshtypje fakti se ishte në 7 vëllime, me
shtatë vëllime nuk kemi asnjë autor në letërsinë shqipe. Kjo më kujtoi Marsel
Prustin dhe librin e tij “Në kërkim të kohës së humbur”
Gjeja
e parë që më erdhi ndërmend pas leximit të këtij libri të mrekullueshëm, ishte
t’i shkruaja Ministrisë sonë të Arsimit, që ky libër të ishte i detyrushëm për
shkollat 9 - vjeçare, pasi ai do ta begatonte botën e fëmijëve.
- Çfarë ka të jashtëzakonshme ky libër?
- Siç e kam
argumentuar edhe gjatë shtjellimit të librit tim “Shprehësi imagjinare të
botës së fëmijëve”, Mexhid Mehmeti në krijimtarinë letrare për fëmijë ka
përdorur disa gjetje artistike të mençura, që i kanë dhënë dorë në shtjellimin
me sukses të lëndës romanore. Për shembull titujt e të 7 librave të kësaj
serie, që kanë Një protagonist. Vetë konceptimi i të shtatë librave, të cilat
herë-herë krijojnë paralelizma, herë kundërvënie e herë vazhdimësi, është
zgjidhje e mençur, që i ka dhënë dorë autorit, për t’i shkruar ato me frymëzim
dhe për të realizuar gjetje të veçanta gjuhësore dhe letrare.
Kështu, udhëtimi i
Hero Lindit me Fluturaken është në antipod me fluturimet e tij në Botën e
Territ, me Botën e Ngrirë, apo me miqtë e Botës së Shpresës (Ar Gjend, Hekur
An, etj.) nga të cilët ndahet personazhi kryesor Hero Lindi dhe që
përbëjnë, në fakt, 7 ngjyrat e ylberit: nga bota e territ - e zeza, tek bota e
dritës - e bardha dhe kjo strukturon gjithçka në vetvete: atmosferën, ngjarjet,
personazhet, dialogët, veprimet dhe natyrisht përshkrimet e mjedisit si dhe
emrat e personazheve të çdo libri.
-Në një bisedë
të mëparshme ju na folët veçanërisht për gjetjet artistike të Mexhidit. Si
duhet t’i kuptojmë ato?
-Gjetjet artistike
janë pak në krahasim me gjithçka tjetër, ato nuk janë figura letrare, por
konceptimi i gjithë lëndës. Ndarja e librave sipas botëve nga Bota Terri tek e
Bota Ëndrrës, Bota e Përrallës, Bota e Gënjeshtrës, Bota e Ngrirë, Bota e
Shpresës dhe Bota e Dritës. Njeriu fle, pra është në terr, kur fle, sheh
ëndrra, po ëndrrat s’janë veçse g@njeshtra i duket sikur fluturon, por në fakt
është në krevat si i ngrirë, por në agzhol ka shpresë dhe fillon të zgjohet,
çel dita dhe fëmijëa tanë fillon sërish
nga e para. Në çdo botë kemi një prioritet të lëndës që ajo servir, terri ka
protagonist lakuriqtë dhe minjtë, urithët dhe pleqtë e vonuar, tunelet dhe
labirithet. Pra ndërtimi bëhet me lëndën organike të kësaj bote konceptuale.
Po kështu, gjetje
janë edhe drejtimet e larmishme letrare të përdoruara në shtjellimin e lëndës romanore, që përfshin, siç e kemi
thënë, gjithë spektrin duke filluar nga romantizmi deri tek realizmi magjik,
nga realizmi tek absurdi, nga stigmatizmi i së keqes te triumfi i së mirës si
element i realizmit socialist. Edhe kundrimi i Hero Lindit nga Fluturakja mbi
lartësitë e botës dhe mundësia që të shikonte mbi majën e malit më të lartë
flamurin e shtetit të tij dhe dëshira të ishte yll i barabartë me yjet e tjerë
të hapësirës etj., në thelb mbeten gjetje artistike të rëndësishme në shkrimin
dhe strukturimin e romanit shumëplanësh.
Ne të rriturit e
dimë: dehja nuk vjen vetëm nga pija, vjen edhe nga veprimet e mira apo të
këqija. Ndaj, të përpiqemi t’i përvetësojmë mësimet e arrira që transmeton ky
libër shtatëvëllimësh. Ta mësojmë dhe ta shijojmë dijen dhe artin e këtij
autori të çmuar të letërsisë mbarëkombëtare për fëmijë!
Pnademia nuk më la
kohë që t’i drejtohesha Ministrisë së Arsimit.
Koka na digjte
zjarr të gjithëve, sepse pas tërmetit ra edhe pandemia. Por, atë që nuk munda
ta bëja vjet do ta bëj sivjet. Ky libër duhet doemos të bëhet pasuri e botës
shpirtërore të fëmijëve tanë.