Kulturë
Sevdail Hyseni: Festa e Vitit të Ri!
E shtune, 02.01.2021, 11:22 AM
Satirike
Festa
e Vitit të Ri!
Gjatë
natës së fundvitit
E
zbutëm pak mërzinë,
Me
gazmendet në shtëpi
Si
të ishim n’karantinë!
I
stolisëm rrugë e sheshe
Duke
derdh paranë publike,
Por
s’i gëzuam ato vlera
Për
shkak frikës pandemike!
E
mallkuam vitin plak
Që
mos kthehet kurrë n’jetë,
Pse
s’na la natën gazmore
Ta
kremtojmë me dinjitet?!
Viti
i Ri, si për çudi
Erdh
pa akull edhe borë,
Me
një mot për mrekulli
Si
të ishim në qershor!
Vit
i mbarsur me dëshira
E
urimet pa hesap,
Nga
të pirët e tepruar
Desh
u bë bytha tapë!
Viti
i Ri, shkurt e shqip
Do
të jetë një vit në garë,
Për
t’i zgjedhur të votuarit
Si
trangullin në pazar!
N’Vit
të Ri, me forcë të re
S’do
t’ mungoj asgjë për besë,
As
vaksinat e shumëpritura
Që
na vijnë nga miqtë kinezë!
Miqtë
e dashur të satirës
Në
këtë kohë të vështirë,
Mos
u ndani nga humori
Sepse
Spica ju bënë mirë!
Nuk
e kam për pëlqime
As
komentet që vijnë pas,
Por,
për fjalën popullore:
-Buza
n’gaz, shnet pa masë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga
interneti)