Kulturë
Fran Gjoka: Pajtim Xhelo autor i 500 poezive të botuara në gjashtë vëllime poetike
E diele, 03.01.2021, 10:19 AM
Pajtim Xhelo autor i 500 poezive të botuara në gjashtë vëllime poetike
Nga
Fran Gjoka
Vonë
jam njohur me poetin vlonjat, Patim Xhelo, po , të them të drejtën më
duket sikur e kam njohur prej një jete të tërë njeriun me kulturë poliedrike,
jo vetm në letërsi, po edhe në të gjitha sferat e tjera të jetës,
në gjuhësi, në historiografi, arkeologji etj. Poet lirik që na ka sjellë
ne shqiptarëve një Esenin të rilindur. Po përcjell vetëm disa vargje të
dy poezive të tij :
"
Takim me Eseninin"
Ndjeva
si fllad një shpirt që rrinte zgjuar,
As
pas një shekulli s'kish fjaetur ai,
Shihte
përlotur, me mall të përvëluar
Botën
kaos ku jetojmë ne tani.
Vetëm,
thinjur, nga dashuria braktisur,
Tavernë
kërkonte, të pinte raki,
Plot
rrudha balli dhe flokët shpupurisur,
Mos
kish një shekull pa shkruar poezi?
Eh,
ciganit i kish humbur violina,
Dhe
kënga në buzët kish mbetur pa zë,
Si
zog pa krahë sheh lulet në lëndina,
Po
asnjë lule nuk është më për të.
I
thash : " Ashtu si ti, thinjur jam dhe unë,
Në
jet' e në vdekje plaket ky njeri?
Edhe
aty paska si këtu, furtunë,
Nuk
mbetesh dot ashtu siç ikën, i ri?
Dashnor
i harlisur, ëngjëll krahëshkruar,
Të
paskan braktisur, s'të do më njeri?
O
Zot, pse e le këngëtar të harruar,
Njeriun
që linde veç për poezi?
Këtu
te ne i le emrin e nderuar,
Sa
ishte gjallë dashuri nuk i dhe,
Ndizej
flakë shpirti i parehatuar,
Veç
si zjarr i shuar mbeti te ky dhe.
Vallë
do kujtohet te brezat e tjerë
Dhe
pse mund të vi një tjetër Esenin?
Mund
dhe t'i japin dashuri ndonjëherë,
Po
i vdekuri nuk e ndjen dashurinë.
Miqtë
e mi, po ju tregoj se ç'më tha,
Kur
e kuptoi që Zotit i erdh keq :
-Merre
aty dashurinë, këtu s'ka,
Pa
gjak e pa zjarr janë, të rinj e pleq!
Sa
dhëmbte shirti i tij! Pa e kuptova,
Ashtu
do dhëmb një ditë dhe shpirti im,
Ndaj
juve, miq dhe Zotit ju kërkova :
Më
doni sa jam gjallë, jo në kujtim.
Kur
të mos jem këtu, si shumë të tjerë,
Le
të më kujtojnë si ëngjëll a dreq,,
Këtu
ku jam, s'do vi më asnjëherë,
Dashuri
të kërkosh, nuk është aspak keq.
Dhjetor
2018
Çamëria
Nuk
jam mjegull që davariti dielli,
Apo
dukem i të shkuarës kujtim?
As
re që arratiset nga qielli,
As
ndodhi që ka mbetur veç rrëfim.
Mos
të dukem gjëmim pa shi në verë,
Jugshtrëngatë
shterpë në shkurt a në mars?
Jam
stuhi që shpërthej vetëm një herë,
Ti
s'e di ç'urrejtje dhe hakmarrje mbars!
Jo
o grek i gjorë, nuk e kam harruar,
Tymin
e zjarreve që ne lamë pas,
Qentë
që anguinin sylotuar
As
qengjat e truar, mbytur në maras.
Hingëllimën
e kalit të lëshuar,
Dhe
ullirin që kokulur përshëndet,
Dhe
tokën e djegur, pa zë rënkuar,
Gjak'
i vjetër, gjakun e ri po thërret.
Mendon
ti se jam dimër në të shkuar,
Që
egërsinë lë pas në harresë?
Jo
grek, jam flakëzjarr i përvëluar,
Që
të kthehem i ndezur, mezi po pres.
Në
ëndrën time, yjet janë afruar,
Puthin
tokën, agut i hedhin vesë,
Pa
i japin zemër Jonit syshkruar,
I
zbresin durimin që të më presë.
Po,
o grek, unë jam yll që rri zgjuar,
Se
Zoti më dha fjalë, më dha besë,
Krahët
e Shqipes do jenë bashkuar,,
Pa
dhe Çamëria nuk do të vdesë.
Ti
po zgjohesh grek, e di, i trembur je,
Unë
nuk të vras, siç më vrave ti,
Do
të ndjekim, ashtu si përzure ne,
Do
shkruaj në qiell Shqip : ÇAMËRI !
Prill
2019
Kështu
janë të gjitha poezitë, të pesëqinta....Shumica lirika që me ëmbëlsinë e tyre
të ndezin shpirtin e të çojnë në lirishta magjepsëse pyllin, në maja malesh të
thinjur nga bora, në anaëdetet Adriatik e Jon, të zhytin e të tretin në
dashurinë e virgjër të botës ëngjëllore, të marrin përdore e të shpien në
Kopështin e Edenit për të të takuar me Evën dhe Adamin, me hyjnoren dhe me
djallëzoren, me të cilat ti lexues takohesh çdo orë, çdo ditë, që kur njeh
veten , derisa jep frymën e fundit nga kjo botë...Veç nuk përjeton
ndiesinë e mysafirit në asnjë varg të poezive të Pajtim Xhelos, aty ndihesh Zot
i vetes dhe i jetës tënde, që ke ardhur në këtë botë me një qëllim fisnik :Të
japësh dhe të marrësh dashuri, të paksosh vuajtjet dhe varfërinë, të ndjekësh
hakmarrjen dhe urrejtjen.
Poezia
e Pajtim Xhelos të fut në lëndinat e mirësisë së Botës njerëzore e
hyjnore, të deh me erën e vesës e të nektarit të natyrës
shenjtëruar të rinisë së brezit të tij. Sa shumë poezi i ka kushtuar poeti
rinisë së brezit të tij! Dhe, çuditërisht, asnjera nuk i ngjan tjetrës. Sa
dashuri dhe shpirt u ka dhënë ai me këto poezi shokëve dhe shoqeve të
tij, të cilët e shprehin mirënjohjen të pakursyer dhe të çiltër!
Rrallë
mund të gjesh një poet të dytë si Pajtim Xhelo që të mbledhë në 500 poezi
mjaltin e jetës rinore dhe të asaj të moshës së tretë nga të gjitha
hapsirat ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit e fisit tonë të stërlashtë!
Rrallë
një poet ka mundur të shprehi thjeshtë, bukur,, me finesë, vargëzuar në stilin
klasik të poezisë në strofë, veshur me një figuracion letrar elegant,
ngarkuar vetëm me fjalë të gjuhës shqipe, nën një ritëm dhe një rimë,
që e bën poezinë të tingëllojë për veshin si një baladë hyjnore, që të
ndez shpirtin me flakë jete që nuk shuhen për një kohë të gjatë.!
Dhe
këtë e bën Pajtim Xhelo në poezinë e tij brilante.
Në
thesarin e tij, botën e legjendave, heroiken, epiken të realizuara me një
mjeshtëri të mahnitëshme..
T
sjellësh historinë në art është më e vështira për një artist, po ta sjellësh
atë në poezi, t'ua përcjellësh njerëzve me një magji poetike të ëmbël, të butë
e të thjeshtë, ta ktheshë artin tënd në mësim të historisë së popullit tënd,
kjo duket e paarritëshme dhe e pamenduar.
Poezia
epike, heroike, legjendare e poetit Pajtim Xhelo, e ka arritur këtë si
asnjë poet tjetër shqiptar i deritanishëm.
Një
intelektual i paisur me një kulturë shumëdimensionale , sidomos për historinë e
lashtë të popullit të vet që e paraqet atë kulturë me një art po
shumëdimensional, meriton vëmendjen e të gjithë njerëzve të letrave në veçanti,
po edhe të lexuesve të të gjitha niveleve në përgjithësi.
Ka
sjellë Poeti Aleksandrin e Madhërishëm, Pirron e
Epirit, Dardanët, ,Kaonët, Amantët, Çamërinë, Suliotët, Himariotët,, labët, ,
po nuk ka harruar të thuri vargje perla edhe për një kërcimtare
cigane, për një vajzë çifute, një arbanite, një ruse, një azere, një
armene, dy malësore të Mbishkodrës e shumë të tjera, të cilat do t'i
njohin ata që do të kenë fatin të lexojnë këto poezi..
Pajtim
Xhelo është një burim i pashteruar , flladitës dhe i kulluar.
Duhet
të theksoj, se veç vlerave artistike, që e vendosin atë në
majën më të lartë të poezisë klasike, Pajtim Xhelo është poeti i
vetëm që u ka shpallur luftë të papajtuar fjalëve të huaja që kanë hyrë
në gjuhën shqipe. Ja si shprehet ai : " I kam quajtur fjalë
ardhacake, që na i sollën si mysafirë, po u rehatuan te ne dhe u ulën
këmbëkryq. Ka ardhur koha që t'i përzemë me të gjitha mënyrat...Edhe me dhunë..
Unë do të jem në ballë të kësaj lufte, qoftë " edhe i vetëm trim në
luftë" Gjuha ime është më e bukura, më e pasura dhe më e vjetra në
botë. Ashtu si e flas unë dhe të tjerë si unë, tingëllon hyjnore...Sigurisht
është gjuha e ëngjëjve, që Zoti ua dha në të njëjtën kohë me ne "
Që
të jem i vërtetë, më duhet të them që këtë thesar që sot nuk po
vlerësohet, nuk e kam hasur tek asnjë poet tjetër i përmasave të Pajtim Xhelos.
Kjo
është për të ardhur keq.
Natyrshëm,
ky fakt përbën për poetin një vlerë të shtuar, që e ngre poezinë e tij në
një lartësi edhe më të madhe, në një majë, që zor të arrihet kollaj nga
të tjerët.
Po
jap disa vargje nga njera nga perlat e poetit Pajtim Xhelo, marrë nga
poezia " Lulet e nderit" kushtuar 56 grave të Sulit, që u
hodhën nga Shkëmbi i Zalogut, që të mos binin në dorën e Ali Pashë Tepelenës :
Dhjetor,
nat' e trishtë, pabesi, tmerr, acar,
Aliu
me dorën e spiunit bëri kërdi,,
Shikonin
të trishtuar Zotat; sa burra të vrarë,
Dhe
Shqiponj' e Sulit luftoi e vdiq me trimëri
Pesëdhjetegjashtë
gra, edhe me fëmijë disa,,
Në
vallen e fundit të vdekjes Mosko u priu,,
Si
po hidheshin në humnerë i panë ata,,
Nga
tmerri, gjaku në deje Aliasve u ngriu.
Në
çast krahët e një shpendi zunë dieel e re,,
Vinte
nga Aspropotam,. Buzë greminës u ul,
Klithi
rrënqethshëm,, pastaj vështroi gjatë, më nge,
Sikur
Moskos t'i thosh : " Eleni është atje!"
Lule
çoi Markoja pas vitesh, kur u rrit,
Në
Aspropot dhe Zalog për ato gra pa varre.
Paçka,
s'ka lule që vyshken e s'thehen një ditë,
Veç
Lulet e Nderit koha i ruan përfare..
,
(
shpjegim : Marko Boçari, heroi i Revolucionit për pavarësimin e
Greqisë, Shqiponja e Sulit quhej Eleni Boçari, motra e Marko Boçarit.
Mosko , të cilën autorët europjanë e quajtën " Zhan 'D'arka e
Sulit, ishe nëna e Kryeministrit të parë të Greqisë pas revolucionit,
Foto Xhavella)
Një
poemë rrënqethëse, i vetmi krijim poetik kushtuar heroinave të Sulit,
përjashtuar " Kënga e Zalogut" e poetit grek Solomos, që nuk ka të
krahasuar me poemën e Pajtim Xhelos..
E
njëjta temë trjtohet edhe në poemthin " Redine Pogan", e cila i
kushtohet një vajze borshiote që vret komandantin e Garnizonit Turk të Borshit,
sepse ai donte pa çnderonte e pastaj mbytet në lumin Izuar, që ta merrte fajin
me vete, për të mos futur në hasmëri vëllanë.
Valës
së Jonit, dërguar Armenia,,
Një
rreze të ngrohtë nga dielli i saj,
Ku
shkonte Rediane, frynte Liria,
Një
ëndër ishte, e kaltër, e pafaj.
(
strofa e fundit) :
Në
Borsh, në Ixuar, një ëndër u pre,
Erdhën
atje Afërdita dhe Diana,
Nën
muranë, ku kalaja qe dje,
Prehet
nderi me armenen Rediana,
Pajtim
Xhelo është poeti i poezive të gjata, me përmbajtje, me subjekt, në të cilat
shprehet jeta e tërë, në të gjitha hapsirat e saj, pa konture, e paragjykuar, e
paanëshme, e pafajëshme, e parë jo në këndvështrimin e poetit, po në
flladin e një lirie të shenjtë, të cilën Zoti ua ka dhënë njerëzve me
bujari..
Poezia
e Pajtim Xhelos kalëron mbi rrugët e jetës, pa hasur udhëkryqe e vende të
pashtruara, ajo ecën pa u ndalur, herë me galop e herë duke vrapuar, herë më
nge, e herë nxituar.
Ajo
është një Perlë që duhet vlerësuar dhe bashkë me këtë vlerësim duhet ta ulim
edhe poetin Pajtim Xhelo në një shkëmb të qytetit të tij, Vlorës,
të cilën , në njerën nga poezitë, ai e quan " Sirenë mbi dy detet"
Sepse
Vlora është i vetmi qytet në botë që laget nga dy dete : Deti Adriatk dhe Deti
Jon.
Kështu
e ka quajtur ESENINI SHQIPTAR , Pajtim Xhelo qytetin e tij, Vlorën e
bukur në 15 poezitë që i ka kushtuar asaj..
Ja
disa vargje :
Dritë
mbrëmjemaji xixëllonja ime,
Errësirën
gënjen me tëndin vezullim,
Sikur
në këtë gji u rrëzuan yjet,
U
njomën, pastaj ngjitën kodrat me nxitim.
Je
e përjetëshmja dashuria ime,
Perndeshë
mbi të gjitha Perënditë,
Ke
mbetur Hirushe, ke mbetur jetime,
Dhe
pse je m'e bukur nga gjithë Bukuritë!.
Ky
poet që i ka kushtuar perla të vërteta qytetit të tij Perlë, meriton të ulet
përgjithmonë, përjetësisht në njerin nga shkëmbinjtë e dydeteve të shpirtit të
tij.
Për
të vlerësuar 500 poezitë e poetit mendjendritur Pajtim Xhelo, mund të
shkruash dhjetra faqe, po unë mendoj se kam thënë të duhurën.