Kulturë
Nexhat Halimi: Peshqit në kornizë
E diele, 10.01.2021, 01:01 PM
Peshqit në kornizë
Nga
Nexhat Halimi
Nën
njërën degë të rrapit të vjetër, rrëzë kalasë së Prizrenit-atje, lart, në një
çeli qëndroi nën pranga simboli i Lidhjes shqiptare, Abdyl Frashëri. Mendja më
ik te gardiani Gjakulli njëqind e shtatë vjeçar dhe te fjalët e shqiptuara me
dhembje. – E ruaja simbolin e Lidhjes, i cili tretej çdo ditë më tepër për tri
vjet ngujuar në kala, në një kthinë të errët e të papastër, në Kala. Me t'u
hapur dera, Abdyli i zbehtë, pa pikë gjaku në fytyrë, më psherëtiu. Dëgjo,
gardian, ja ora ime e trashëgimisë
familjare, merre dhe shite e më blej pak bukë!
I
pimë kafetë nën degën e rrapit me Salon dhe morëm të ngriheshim. Ai iku në punë
të vet e unë me mendje ende te Abdyli – nën pranga në kala, ecja i dërmuar.
Ecja kuturu përgjatë trotuarit, përkrah të të cilit rridhte Lumëbardhi me
ushtimë. E kalova urën e gurit e dola në Shatërvan. Papritur m'u bë se vërejta
Sanien, e cila iku me nguti. Ktheva prapë në urën e gurit dhe i bëra zë.
-Me
mua e ke? –ktheu kokën e më tha
-Po,
me ty!
-Nuk
më kujtohesh, të të njoh, - tha ajo e eci nga unë.
-Ka
kaluar kohë e gjatë. Përndryshe njihemi... – Ia bëra dhe m'u kujtuan Peshqit,
algat, uji... dhe sugjerimi i V.Gërvallës, të bisedoja me të. – E gjen në
Shtypshkronjën e Prizrenit... Me radhë m'u kujtuan detaje e detaje, me të cilat
folëm për Sanien.
Shkrimi
për krijimtarinë e Sanies qe shumë i hershëm
me një përqendrim të dukshëm në botën e pasur bimore e shtazore nën
ujore. Një mrekulli e posaçme e llojit të vet dhe shumë e veçantë sa i përket
çasjes, këndit vetanak.
Ndërkohë
filloi të më zhvillohej peri i gjatë i shkrimit për të dhe krijimtarinë
artistike. Kjo gjë më vinte me valë dhe e ashpër në qetësinë e vet para
stuhisë.
Apo
ranë derdhjet e para të rikujtimit për shkrimin...
...Apo,
deti e drita, ajri e thellësia: jeta. Dhe, më pastaj, po aty, e tërë një fushë
plot gjallëri, që lëviz lëngshëm, që sa vjen e merr gjuhë, ngjyrë, e merr
formë, të përmotshme në pëlhurën e përparuar të piktores.
Gjithë
këtë thellësi, këtë gërshetim të fortë të figuracionit, të gjallëruar në
grafika, deri tash e përjetuan artdashësit e Prishtinës, pastaj ata të
Prizrenit, të Beogradit, të Kladovës, të Leskovcit, të Zagrebit, e përsëri ata
të Prishtinës, ku Sania ekspozoi punimet e veta. Kjo e re e cila deri vonë
jetoi në Zemun, tash sa kohë punon në shtypshkronjën Ramiz Sadiku në Prizrenin
e lashtë tek e gjen frymëzimin e vet për krijimet që i kornizon me vullnet,
dashuri e guxim.
Prapë më lidhi ndërmjet fshehtësisë e kreativitetit
rruga krijuese.
Ajo
theu rrugën e m'u afrua me dilemë.
-Çfarë
e preokupon piktoren e re?- ia bëra dhe buzëqesha.-Nuk më njeh?
-Jo!
-E
përditshmja ka ngarkesa, shumë gjëra shlyhen,harrohen...
-E
përditshmja është aq e afërt, e
prekshme, sa nuk të lë të qetë. Në kohë
të fundit, thotë ajo, po angazhohem në krijimtari me intensitet të pa rëndomtë.
E kjo, meqë po kam nevojë të them, të flas, e me këtë të dëshmoj, rimat dhe vlerat që i kam arritur deri tash.
-Një
kohë të gjatë më preokupojnë variacionet e botës nënujore, flora e fauna. Në
atë thellësi, që është e njohur aq sa edhe e panjohur, shtrihet fshehtësia. E
kjo për mua, në një mënyrë, është vetëm rikthim në vete, vazhdim i fushës se fëmijërisë, e cila
në mua ka lënë gjurmë të thella. Po të
shikohen me përqendrim, në punimet e mia, hetohet pikërisht kjo hapësirë e tërë
e fëmijërisë, bashkë me ëndrrat, me dëshirat dhe mungesat e shumta. Gjurmët e
fëmijërisë a nuk e përcjellin njeriun
gjatë tërë jetës? Unë, ecë në jetë, po ne vete atëherë bart atë hapësirën e
kaltër, të bardhë, të cilën e ke
pushtuar në ëndrra, me lojë e dashuri në fëmijëri. Dhe sot, sado afër
fëmijërisë, prapë në atë fushë të largët sa të prekshme, kanë ngelur shumë
fshehtësi. Dhe vërtet po. Grafikat me
ngjyra të Sanies gjithherë ofrojnë mundësi për përjetime nga më të ndryshmet, mundësi për prekje lirike të
botës. Të gjitha motivet zgjojnë asociacione të shumta, ofrohen herë si
hapësirë enigmatike e thellësive të detit e herë si shtresa dhe mundësi
kozmike. Në këtë hark të tillë, në rrafshin e krijimit, shtrihen pastaj
pjesë-pjesë gërshetime të së sotmes, që shihen e preken, ëndrrat e bartura nga fëmijëria e mbetur larg, por megjithatë
përherë afër, shumë afër – në zemër. E tërë kjo
është kënduar, e materializuar në pamje dhe e shprehur poetikisht, me plot
optimizëm, e ci1a gjë në këtë unazë të kohës e mbushur përplot kundërthënie
rrëqethje e pesimizëm, si dhe pasiguri
nga vatrat e luftës në shumë paralele e meridiane të rruzullit tokësor, vjen e
ndrit fuqishëm plot humanizëm. Dhe si e tillë është vlerë e pamohueshme , vlerë
që jeton për njeriun e me njeriun, për paqen e lirinë. Një gjendje e tillë, të cilën Sania e
sugjeron me paletën e vet të gjallë, të çlitër.
Me
brushën e ngjyer në të kaltër, të bardhe, me tonet e ngrohta në pëlhurë,
piktorja e krijon një vargua të gjatë, një cilkël të madh, në vazhdimësi të
pashkëputur. Të përshkruar nga vetja e lart-lart nëpër dhëmbëz të maleve të
Sharrit, të cilat bëjnë hije këtu tashmë.
-Puna
e përditshme ne shtypshkronjë, thotë ajo, më ndihmon t'i zë disa fije të
fshehtësisë së grafikës... T'i prek disa fshehtësi, disa kthesa, të cilat nuk
do t'i kisha përjetuar në ndonjë vend tjetër...
-
Po ndonjë problem?
-Të
vetmin problem e kam mungesën e banesës .
Për një krijues-piktor, është gati e pamundshme te gjendet në një dhome
me lagështi: Dëmtohen fletët e grafikes,
mundësia për punë është shumë e vogël, por - vullneti është më madh se çdo gjë.
Nuk ndalem. Dhe, shton ajo, tash për tash nuk ka gjasë të me zgjidhet çështja e
banimit, meqë kolektivi im, nuk ka mundësi të më ndihmojë. Premtimet e komunës për të më ndarë
banës, tash për tash kam frikë ngelin
vetëm premtime.
-
Të krijosh, ç'do të thotë?
-
Kjo është një gjë gati - gati e pashpjegueshme, thotë ajo, por unë – megjithatë e kam një moto për këtë
të krijosh do të thotë se ekziston, se më thellë, mbase, se të tjerët e verën
këtë apo atë gjë, e heton të dendur gëzimin, po edhe pikëllimin. Të krijosh
ndoshta do te thotë të thotë të thuash
diçka te re, të cilën të tjerët ose nuk
e shohin, nuk e hetojnë, ose nuk kanë talent ta thonë.
-
Te pëlqen edhe puna vullnetare?
-
Po. Kam marre pjesë në dy vera
aksioniste, në dy fronte te punës vullnetare. Në Gjerdap dhe në "Ibër –
Lepenci”. Nuk e kam ditur më parë se ç' gjë me interes për një krijues është
puna vullnetare, takimi me te rinjtë e të rejat nga mbare viset e vendit. Aty
ngritën ura te reja të miqësie, të dashurisë, ura të bardha të së sotmes, te së
nesërmes. Dhe, ti qe je krijues këto te
gjitha i përcjell, i ndien thellë në shpirt. Nesër, nuk di me çka ta shprehesh
gëzimin, tek merr letër nga shoku apo
shoqja, tek dërgon letra me adresa në te gjitha qytetet, fshatrat e vendit.
Me
këtë rast do cekur edhe një gjë për
Sanien.
Ajo
ka vendosur që të ardhurat nga pesë grafika të shitura t' ua dërgojë të
dëmtuarëve nga tërmeti ne fshatin Brusë te Kopaontkut, e po aq grafika do t'ia
dhuroje shkollës, e cila është në ndërtime në këtë fshat.
Ajo
buzëqesh.
-
Dëgjova në radio, shikova në televizion: thotë ajo, ç' ka ndodhur atje: mësova
se me ndërtimin e shkollës së re në Bruse, vogëlushet nuk do të udhëtojnë më në
fshatrat për rreth për të mësuar, nuk do të udhëtoi më nga shumë kilometra në
ditë. E kjo më shtyri që me kontributin
tim modestë të ndihmojë në ndërtimin e Shkollës në fshat. Dhe kjo
dëshmon se arti është ndjesi e vazhdueshme humaniste përmes, të cilit zgjohet ndjenja e dashurisë te secili sot e përgjithmonë...
-
Ta pimë nga një kafe, - i ofroj dhe prapë e kalojmë Urën e Gurit dhe i afrohemi
Shatërvanit, prej nga ke përshtypjen se do të mund të kujtohesh për të gjitha
gjërat që i ke harruar ndërmjet ecjes në të përditshmen e ngarkuar.