Kulturë
Neki Lulaj: Kjo botë
E premte, 08.01.2021, 10:56 AM
Neki Lulaj
KJO BOTË
Diçka
nga brenda ma thyen heshtjen
Shpesh
me vend e rrallë pa vend.
Po
me djeg si meduza prek ndërgjegjjen
Vallë
kjo botë e madhe pse po hesht-duron?
Bota çuditërisht është para kolapsi
Nga
një virus qe e krijoi njeriu vetë
Nuk
e kërkon askush se i kujt është faji
Për shekullin e
21-një është mëkat i vërtetë.
Thellë
në shpirt me gërricin shpezët me
kakarisje
Si
i agjësonin të gjalla pa gjyq e pa faj.
U
hap fjalë-rrufeja se gripi sulmon të reja shtigje
Digjeshin
në furra i groposnin si në një varr.
Shpërtheu
lajmi si vullkani më vonë.
Se
u përhap gripi-tërbimi i shtazëve, i
rrallë
Mbyteshin
shtazët gropoheshin në gropë
U
harrua shpejt e një lajm i ri vjen prapë.
Nuk
kuptohet kjo botë e civilizuar
Corona
virusi 19 tronditës po bën kerdi
Ku
e ka burimin adresën ky ferr i pambaruar
Vetëm
në emrin djallit “njeri”.
E PSE ?
Askush
nuk e pranon fajin
As
mëkatin.
Edhe
pse me dashje a pa dashje vjen.
Gjatë
rrugëtimit brumin jetës ja merr
Ti
përkund djepin e vetmisë që sikut të
çmend.
Monopatin
ia mbylle vetes me mëri
Thirrjet
biblike ishin për ty zhurmë e mbërthyer.
Zgërdhiheshe
nga mëria me neveri..
Si
pasqyra me qelqin e thyer.
Ditët
e shtëngatave vijnë e ikin
Të
sjellim muzgun e zemrës me urrejtjen farmak
Si
ti feksin ëndërrat e trishtuara
Kur
ecën vetmia mbi kënetën moçal?
Universi
e feks terr nate dhe dritën në agim.
Kjo
botë e krijuar jep e merrr.
Mbi shkumën
katran e leshterikë ,
Bota
sharmin e mashtrimeve s`ta pëlqen.