Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Kristo Çipa ka veshur mjegullën e Pilurit
E diele, 10.01.2021, 06:05 PM
Kristo Çipa ka veshur mjegullën e Pilurit…
Mbi
vëllimin poetik “Vesha mjegullën e hollë”
Nga
Timo Mërkuri
I-Thuhet shpesh se: që ta kuptosh
poezinë duhet të “njohësh” vendin ku jeton poeti. Ja që në rastin tonë, për të
njohur Pilurin, mjafton të lexojmë poezitë e Kristo Çipës “Mjeshtër i
Madh” të përmbledhura në vëllimin poetik
“Vesha mjegullën e hollë”, pa qënë nevoja të marrësh rrugën përpjetë malit. Kjo
ndodh për arsye se vendlindjen e tij,
Pilurin e gjen nëpër vargje, ashtu të bukur e të bekuar, por edhe të përlotur e
të braktisur, me metafora që rrezëllijnë nëpër vargje, si lotët në qepalla: Toka ime e dëshpëruar/ Me mjerim të pa mjekuar, /Shekujve me shpirt në
duar… ( Fq. 15). Aty, në Pilur ku :“Nata
veshur si e ve/Psherëtin gremisur/Heshtjen të lodhur e sheh/ Ujin buzë pikur”(Ajkuna
s’ ka ligjërim.(Fq.108), aty, thotëKristo Çipa:“Midis Çikës edhe detit / Më ka tundur djep i dertit,/Të thaj lotët e
kurbetit/ kuptoi se nuk ishte një fëmijë më shumë në një familje pilurjote,
por ishte pikërisht:(Unë jam) lulja e
amanetit ...sepse…Këtu guri peshon
shumë /Si në jetë edhe në gjumë!( Fq 85).
II-Në fakt, Piluri i librit të Kristo
Çipës aq saështë fshati i origjinës së tij, po aq, madje dhe më shumë, është
vetë Shqipëriva. Kjo bindje të krijohet kur lexon vargje të tilla trishtimi,
karakteristikë e gjithë vendit: “Emigrimi
rrjedh si venë”duke lënë pas vajin e nënave:”Ku shkoni si yjet e mëngjesit/Duke ftohur prushin e vatrës/Lini dheun
e merrni baltën”Aty do shihni se dhimbjaështë gjëmë madhe, sepse jo vetëm
rinia mori rrugën e kurbetit, por…Edhe
zogjtë e lanë folenë,/…deri aty, sa që….Ca
yje të rrallë që qenë / Në qelq të qiellit u prenë.(Fq 15) ndërkohë në Pilur dhe kudo në Shqipëri “Edhe varret na u plakën/../dheGurët e hutuar lëshojnë mjekër”(fq 20),prandaj
poeti klith me dhimbje “O ju fusha kallogrinja
/Dhe malet e mbetur të ve!/Pini detet që të thahet ikja!”.Një pikturë
poetike skicuar në vargje, e denjë për t’u lexuar (soditur me shpirt):“Në zemërim të janarit /Nxirë retë si gratë e
fshatit,//Zjarri hap plagët e mallit/ …Për portat që nuk trokasin/ Për zogjtë
që shkojnë e s'flasin. (Fq 62) dhe njëëndër e madhe për rikthim: “Ju duam të gjallë të vini/ Jo amanet
Kostandini”.Fshati është tretur na thotë poeti, duke na dhënë një panoramë
të trishtueshme, që vetëm poetët e bregut dinë ta japin: “Nata përtoi, ra e rënduar dheut pa gojë /Matanë përroit, qeni i vetmuar
gjuhën kafshoi,/Zogjtë e hutuar i lidhën krahët e zgjidhën dritën,/ Pemët
ngarkuar e mbartin natën, të zbresin ditën”,..madje dhe vetë poeti është
bërë pjesë e kësaj natyre të ngrirë…“Unë
si hije e qiparistë/ Mbështjell lëmshin e qetësisë”…dhe skicon natyrën e
fshatit, me dëshirën që të gjallojë jeta, qoftë dhe diku: ”Ashtu si reve u lutet hëna,/ Edhe unë heshtjes i kërkoj zëra/ …/Kur
frymë jap, marr drithërimë! Zjarri në vatër, më thotë: -Mbërdhimë!(fq 54).
Gjëndja është tejë fuqive dhe mundëesisve
të poetit. Kjo situatëështë situatë që vetëm Zoti e rregullon, dhe regullimi
vjen nga rikrijimi-thotë poeti:“O Zot, me
fuqinë që ke /Merr nga balta një grusht dhè /Rikrijo botën e re/ Me njerëz që
rrojnë në Atdhe”(fq 17).
E po,natë të veshur si e “vejushë”, mal
të “ve”, “varre të plakur”, “gurë me mjekër” ,”retë nxirrë si gratë e fshatit”
apo“zogj që shkojnë e s’flasin” vetëm një poet nga Piluri mund të metaforizojë,
sepse pilurjotët pasi janë tundur në “djep
të dertit”, kanë jetuar “shekujve me
shpirt
në duar”.
III-Unë nuk e di në se kini gjetur
gjethkë “zjarr që mbërdhin” dhe
sidomos “në vatër”, por në Pilurin
poetik të Kristo Çipës gjen shumë metafora të diamantëta që nuk i gjen askund.
Prania e tyre nuk është ndonjësekret.Vende të ndryshme kanë minerale apo
thesare të fshehura poshtë shkëmbinjve, Piluri ka krijime poetike plot metafora
edhe në fijen e barit.Nuk më besoni? Ja t’jua
sjell një shëmbull. E njihni një bar të egër që quhet “belismë” dhe që në
Pilur i thonë “belisma belhollë” sepse ngjan si një vajzë elegante që mer përpjetë
në lule të moshës. Dëgjoni vargje për këtë belismë të bukur dhe të “egër”:“Tallaz
i rinisë /Erdhi më rrëmbeu. /Tek kisha më pruri, /Belisma bel-hollë/ Dhe
kambanët tundi/ Lart në Shën Kollë/ Bashkë kur takuam sytë /U ndezën flakë
qirinjtë”...iso djema.a a a.
Eh, shikoni që ju ftova të mbani iso se
unë për vete, nuk e lexova por e këndova këtëtekst. E këndova, se ky tekst ështëmbushur
plot me melodi në zanore, si hojet e mbushura me mjaltë. Le që edhe grupi“Bejk’
e bardhë”e ka shfrytëzuar këtëpoezi për tekst kënge, prandaj po doni ta shijoni
dhe ju, më mirë këndojeni me melodi se sa ta lexoni.
IV-Me qënë se dolëm në këtë shteg, le të sqarojmë se kur themi “Pilur”, ne të gjithë nënkuptojmë “këngë”, sepse Piluri ka lindur nga kënga dhe u rrit me këngën. Nuk dua të spekulloj me tezën darvinianese:njerëzimi në fillim ka komunikuar me këngë, shumë më von ka dialoguar me fjalë, por dua tju them se e folura e pilurjotëve është një lloj “këngëzimi” qoftë në tingull, qoftë dhe në fjalë. Ti mund të pyesësh në rrugët e fshatit një grua plakë me një pyetje tëzakonëshme : “qysh je” apo “qysh u dive” (gdhive) dhe ajo të të përgjigjet me një varg të këngëzuar që të shahtis: "si zoga mbi qeramidhe”. Kënga është pjesë e dialogut të bisedave, pavarësisht se biseda është pa melodi. Ajo e ka melodinëbrenda fjalëve dhe mënyrës se si artikulohen ato.
Madje është pikërisht kënga
iso-polifonike pilurjote që i hapi rrugën e lavdisëpoezisë të poetëve pilurjotë.
Nëpërmjet këngës u bë e njohur poezia e
tyre, sepse krijimet e tyre poetike frymuan nëpër melodinë iso-polifonike.Ishte
koha kur melodia e këngëve pilurjoteu shndrua në një shqiponjë dhe kësaj
shqiponje, për të “fluturuar” i duheshin krahë të fortë.Krahë të fortë e të
bukur ju bënë tekstet poetike të Lefter Çipës fillimisht, dhe më pas të Kristo
Çipës. Kjo është arsyejaqë këto krijime poetike të Kristo Çipës të përmbledhura
në këtë vëllim kanë kaqë shumë melodi, sepse gati 80% e tyre janë “krahë”
shqiponje- këngë.“Jam shenjtëruar nga
kënga” thotë poeti në një varg.
Ja, të shohim poetin tek ri i menduar
dhe shikon fshatin e boshatisurdhe pasi lëngon e rrënkon, nis e vargëzon:..“Hajmedet, lanetja botë!/Ç’na i dhe hallet me
okë!/ I mbushëm detet me lotë.”. Megjithatë, poeti vazhdon:(një natë)..rrotullova botën,/ Nëpër grusht e shtrydha tokën,/ Gjysmë plot e gjeta
gotën,/Të mbushej i mblodha shokët/Këndoni!Këngë u qoftë!/Kënga botën e
mbuloftë “ …Ky njeri optimist që e gjen gjithmon“gjysëm plot” gotën edhe në
kohën kur “i mbushëm detet me lotë”,
që me këngën e tij i bën: ”Edhe malet
jeshilojnë/Kur dëgjojnë që këndojmë/ Perëndit
zbresin, pushojnë/ Edhe jetë-gjumët, zgjojnë/ Këndoni! Këngë u qoftë!/Ilaçi
që ka kjo botë!(Fq 19). Harova t’ju shpjegoj fillimisht se ne i quajmë“jetëgjumë”
të ndjerëtdhe jo ndryshe, por besoj se këtë e kuptuat vetë.E kuptuat sidomos
kur patë “perënditë që zbresin të dëgjojnë
këngën tonë”. Me qënë se e di që do më pyesni, po jua dëftoj vetë:
Pilurjoti këngën e ka të domosdoshme si i sëmuri gjakun në dializë. Ja si e
paraqet poeti këtë trasfuzion, te portreti poetic i vëllait të tij të madh, Poetit
Lefter Çipa, “Nderi i Kombit”, ku, pasi
na tregon se ai.“Me zotin ka zënë davanë/
Për plakjen e burrit t’ sertë”, madje Ai e qorton Zotin që ka krijuar
plakjen dhe e këshillon që ai, burrin: -“Mbaje
shtizë sa të jetë gjallë/Pa dhe vdekje
le të ketë!”, sepse Ai( vëllai poet)
..”I thotë: Eja!-pleqërisë /Çomë në lisat
e Naimit! /Qenka një planet i këngës,/ Ku ndërron gjakun e zemrës,/ Me vargun e
këngëzuar!”( fq 75). E po duhet të ndjesh se je i pavdekshëm që të kesh
kurajon e të zesh “davanë” me Zotin, madje edhe
ti japësh këshilla. Duhet të jesh i madh sa kënga që të perceptosh e të
shkruash vargje të tilla “heretike”. Mirë që priftin e fshatit e kemi djalë të
urtë, se të qe ndonjë tjetër, do na kishte bërë hatanë për këtë poezi.
Megjithatë për çdo rast, ne i kemi marë masat me kohë, në rast “rreziku” të
ndonjë “zemërimi”qiellor vemi dhe strehoemi te “lisat e Naimit” në “planetin e
këngës”.Ky vendstrehim është më i fortë se bunkerët anti-bërthamorë të djeshëm.
V-Është e vërtetë që poetët “me zotin e
zënë davanë”, por në se janë “heretikë” në vargje, janë të“besimtarë” në
dashuri. Ja si këndon poeti Kristo Çipa për belsimën-belhollë:“Tek kisha më pruri, /Belisma bel-hollë/ Dhe
kambanët tundi/Lart në Shën Kollë/Ç’ kish një qeshje drite/ Sa të gjithë
shandanët/Mbeta ikonë kishe/Se m'i mori fjalët./Si kumbim kambane/Zëri i saj më
foli /Dhe syri me zjarre/Me vete më mori./Bashkë kur takuam sytë,/ U ndezën
flakë qirinjtë”(fq 40).
Tani, që të mos keqkuptohet lexuesi, po
ju sqaroj se: vërtet kisha e Shën Kollit të fshatit Pilur, me këmbanë sipër e
ikona brenda, ndodhet në majë të një kodre në mes të fshatit, rrethuar me një
pyll lisash shekullorë. Flitet se te ky pyll, me fëshfërimë gjethesh të lisave,
i pëshpëriste Zeuzi djalosh- perëndi Herës-
vajzë të bukur, fjalë tëëmbla dashurie.Vërtet është një vend i mirë për tu
takuar të rinjtë, por nuk është kjo arsyeja që përmëndet kisha.Para se ta
flasim hollësisht, le të shohim dhe një poezi tjetër:“Mos më shko si Shën Mëria! Duke trembur trëndafilin! /.Nëse qejfi lan
mëkatin /Si sapuni mbi këmishë./Me qiri do rrethojshtratin/ S’kam pse të vete
në kishë!/ Aman të lutem mos shko!/ Eja më trëndafil-o!”Lidhja e Shën Mërisë
me trëndafilin është e njohur, por poeti e sheh në një këndvështrim tjetër, pikërisht
te krenaria e Shën Mërisë kur ishte vajzë e fejuar me Jozefin. Mqse jo të gjithë
lexuesit e dinë, po jua sqaroj se:Besoj ju ka rënë në sy qënënën e Jezu
Krishtit, Marinë, ortodoksët shqiptarë e
quajnë Shën Mëri. Fjala “mëri” do të thotë
“inat”,“zemërim” dhe ka shpjegimin: Kur vajza Maria ishte e fejuar me
Jozefin, në një moment shëtitjeje si të fejuar, Jozefi tentoi të avanconte
mardhënien, por Maria e betuar te zoti
që do shkonte në shtrartin bashkëshortor e virgjër, u largua krenarisht dhe e
zemëruar nga i fejuari, madje edhe i rinte me inat, e zemëruar dhe nuk i fliste
për disa muaj rresht. Në një moment Jozefi e thiri me fjalën “mëri”, me
kuptimin: na moj “mëri”(“inatçeshë”,“zemërake”),(sa kohë s’do më flasësh…psh.).
Qasja e fjalës “mëri” me emrin Mari dhe në respekt të besnikërisë së saj ndaj
betimit të bërë te Zoti, bëri që ortodoksët ta thërisnin me emrin Shën Mëri dhe
jo Shën Mari[1].
Në këtë kontekst paralelizmi të
krenarisë së vajzës së dashuruar me krenarinë e Shën Mërisë poeti Kristo Çipa
shkruan..”Ku e krehe krenarinë/ Që kalon
kreshtat e malit?”.Tani, se si e “krehin” krenarinë vajzat pilurjote është
tjetër hesap, por ju më mirë shihni shndrimin e emrit “trëndafil” në foljen “(më)
trandafil-o” e cila nuk ka vetëm kuptimin që djalin t’a aromatizojë me aromën
e trëndafilit dhe të dashurisë, por ka kuptimin që ta shënjtërojë me dashuri të
konkretizuar. Kini lejen e potit që ti ftoni mikeshat me fjalën..Eja më
trandafil-o!Pra përmëndja e kishës, ikonave, etj kanë kuptimin e një betimi[2]
dashurie me Zotin dëshmitar. Nëëkëtë
kontekst poeti e quan vajzën:Shtatë -
larta kambanare(Fq 30) dhe puthjen e
quan “kungim”…U bëmë bashkë, në gji të
mora/ Ishte pashkë e u kungova. (Fq 34),“Me buzët e saj, nafora,/ Më dha verë e u kungova!”(Fq 46) dhe kanë
besimte dashuria e tyre e pastër, të bindur se nuk bëjnë “mëkat” pasi :Thanë Shën Mëria ka dalë /Mëkatet tona t'i
falë (fq 44).
Pilurjotët shkruajnë shumë poezi
dashurie dhe këndojnë shumë këngë për dashurinë sepse e shohin atë si një yll
polar në jetën e tyre, i betohen dashurisëme gjithë forcën e “besës” dhe i
besojnë asaj dhe i falen si perëndisë. Mund të harojnë të venë të ndezin qiri
në kishë, por vajzën e dashuruar edhe…“Kur
s’të kam në mendje/ Do të kem tek zemra!”.
VI-Ju thashë më sipër që Piluri i
poetit Kristo Çipa është gjithë Shqipëria
dhe jo më kot. Te ky vëllim poetik, te ky Pilur poetikjanë gjithë heronjtëe
Shqipërisë, ata që:“Lirisë tonë ja hapet
portat/ Me çelësin tuaj të gjakut/ Dhe sido që erdhën kohërat/ Se latë të
thahet zambakun” fq 25. Këtu është dhe Kruja e cila:“Si Jerusalemi, Kruja,/ U ringjall nga trimëria/ Preu shkëmb e ngjizi
burra /Që si bën me historia”.dhe për atë burë themi e këndojmë se: ”S'na ka ngrohur dielli kurrë /Sa lavdi e
këtij burri, /Emri i tij iu shfaq në gjumë/ Kombit, kur gjumi e zuri.” fq
27. Këtu e ka zanafillën edhe thirja: Ejani bashkë tek flamuri! Unë jam shtiza,
Ded Gjon Luli (Në Deçiç trimat u mblodhën - fq 36).
Mund të flisja shumë për këtë libër të Kristo Çipës, madje mund t’i zeja me radhë gjithë poezitë, por nga droja se po ju imponoj mendimin tim, po ju le ta çfletoni vetë e ta …këndoni. Po ju duhet ndonjë zë për të mbajtur iso, më thërisni se erdha menjëherë.
Sarandë, më 09.01.2021