Kulturë
Kalosh Çeliku: Burra të grave besnike me brekët mbi pantollona
E marte, 12.01.2021, 03:15 PM
BURRA TË GRAVE BESNIKE ME
BREKËT
MBI PANTOLLONA
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Miqtë e mi Neokomunistë)
Miqtë e mi: Natës
dhe Ditës Nesërme
Përçudi, i kisha
mysafirë nën Rrap.
Sofër, hanin dhe
pininin nën hije
Agimin e zbardhnin
si rrufjanë nate.
Miqtë e mi, i
kisha shqiptarë. Komunistë
Papritmas, më
dolën “turqë” halldupi.
Sot, këmbëkrye
ende Neokomunistë...
(Burra të grave besnike me
brekët mbi pantollona)
Hurdhave, notojnë
më shpinë
Si peshqit e
cofur. Sipërfaqe.
Përderisa, nuk
vjen një dallgë
Edhe, nxjerrë në
breg Lumi;
Në grep të
peshkatarit. Rrjetë.
“Analistë”, ende
trusakatë partiak
Me brekët nëpër
këmbë. Dimi.
Arratisur, Partive
Neokomuniste
E shitën veten për
poste politike;
Vende pune.
Honorare partiake.
Burrat e grave
besnike me brekët
Mbi pantollona,
arnë përmbi arnë:
E dimikuqet,
sokakut i çojnë zhag...
(Lexuesi shkrimeve
mia publicistike)
Përmes shefes të
Kabinetit Historik
Kryetari,
përcjellë një ftesë përurimi:
Të librave nga
Diaspora, në Kuvend.
Edhe, shkova pa
hamendje. Takim
Kulturor me miq.
Dhe, shkrimtarë.
Kryetari, vetë
erdhi dhe ma zgjati dorën
Përshëndeti. Edhe,
pse ti më ke sharë:
Jam lexues
shkrimeve tua publicistike.
Qesha. Jo, o
burrë! Nuk të kam sharë
Po, të kam lëvduar
si politikan shqiptar...
(Politikanë pa maska)
Mëkot, analistët i
marrin nëpër gojë
Si politikanë me
maska. Tri fyryra:
Që, dalin para
kamerave televizive
Me intervista
bombastike zgjedhore.
Trumbetojnë
ditëlindjen e Kryetarit
Kokë më kokë ta
festojnë pa maska.
Shkak, që dhe u
shpërblyen si heronj
Shoq për shoq me
nga njëzetë euro.
Përderisa, populli
dënohet dymijë euro...
(Unë nuk jam ajo delja rudë
që ta fal një “qingj të butë”)
Unë, nuk jam delja
rudë që pas teje
Të kërcej në
hurdhë. Sot, mbytem:
Edhe, të ta fal
një “qingj të butë”.
Jam, Kalosh ?eliku me vaksinë:
Raki rrushi.
Ushqim. Vitamin D.
Dhe, vitamin H.
Pasmesnate. Mal.
Unë, nuk jam
delja rudë që pas teje
Të kërcej në
hurdhë. Sot, mbytem:
I punësuat gratë e
juaja. Fëmijët tuaj
Dashnoret.
Partizanët gjysëmanalfabetë
I përzutë kuadrot
e afta nga vendlindja.
Unë, jam Kalosh ?eliku. Që, hyj e dal
Nga oxhaku. Baxhe.
Dhe, dal në mal...
(Politikani dështuar “kuqezi”)
“Politikani”, Dje
i dështuar “kuqezi”
I armatosur me
“patriotizëm”. Eufori
Me Nënën Parti,
erdhi dhe në Shkup.
Edhe, Prishtinë.
Thashë, atëherë se:
“Kuqeziu”, është
një PYKË shelgu.
Nuk ka nevojë,
Partia e tij politike
As edhe ne, si
vëllezër të një gjaku:
Rrënjë, lëshojë në
Shkup. Prishtinë
Hapsirë ka mjaftë,
veprojë në Tiranë.
“Politikani” i
dështuar në histori. Sot:
Me parullë tjetër
politike-anadollake.
Haptas, lëvdon
pushtuesit. Që, deri Dje
Na Pushtuan me ushtri.
Asimiluan:
E, na shpërngulën
nga Trojet Etnike.
Sot, na
pushtojnë me xhami. Hoxhallarë
Fe Islame.“Allahu
Akber”, në minare:
Dudumë turku. Dhe,
“ndihma humanitare”...
(Nuk e lash rakinë e rrushit
ajo më la mua si Poet)
Unë, nuk e lash
Rakinë e rrushit
Armikja, më la Mua
si Poet rebel.
Shkaku: E,
tradhtova me Poezinë
Gratë e mia
besnike. Kurtizane.
Nuk ka problem.
Dhe, Gratë Besnike
Sot, më lanë vetëm
mes egërsirave:
Ditën, te “Parku i
Grave”. Mesdite
E, Unë desha të më
lënë nën dëllinja.
S’ka problem: Më
duan Partitë Politike
Gratë e mia
besnike të “Parkut Grave”.
Nuk i dua rrospitë
në Shtëpinë Publike
Shtrat, me to ta
kaloj Natën e Madhe.
Punemadhe, ende më
do Poezia erotike...
Shkup, 10 janar 2021