Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste
E marte, 08.12.2020, 07:44 PM
Blerim Latifi:
Do
t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës.E shohim
shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat
e grave dhe për barazinë gjinore. Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të
tjetër tek ajo : ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së
saj. Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e
dikurshme tek Atifetja e sotme. Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të
theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të
dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës
liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq.
Problemi
është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në
kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të
grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e
një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për
personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është
pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën
publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera:
kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre
ndaj burrave në shoqëri. Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta
bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe
emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi
Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit, e shpjegon shumë
mirë këtë në librin e saj “Miti i
Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk
arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i
ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet
patriarkale dhe maskiliste.
___________
Në
gjendjen natyrore,- thotë Hobsi,- mbizotëron lufta e të gjithëve kundër të
gjithëve; njeriu për njeriun është ujk!Sot, bota e rrjeteve sociale, i ngjanë
gjendjes natyrore të Hobsit: të gjithë i përdorin lajmet e rreme kundër të
gjithëve ; secili kundër secilit.Kjo është bota e post-truth, bota ku nuk
zgjidhen mjetet për qëllimet e influencës.Dhe një kontratë sociale kundër këtij
perversioni global duket e largët dhe utopike.
___________
Në
librin e tij "Mllefi dhe koha" mendimtari gjerman Peter Sloterdijk,
duke i interpretuar skemat piramidale në Shqipëri, shkruan se shqiptarët e duan
kapitalizmin magjik, pra një formë kapitalizmi që u sjell para e pasuri shpejt
e shpejt, pa u mundu fort.Ja dhe inovacioni më i fundit në kapitalizmin magjik
shqiptar.