Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Ideologu i arabizimit mental e social të shqiptarëve në Maqedoni
E premte, 23.10.2020, 08:05 PM
Blerim Latifi:
E
pashë reagimin e Kim Mehmetit për ambasadorin e Kosovës në Paris. Kisha
ndjesinë se e ka shkruar pas ndonjë bisede me ndonjë ajatollah të Tehranit. Ky
njeri që përpiqet të shfaqet si intelektual publik dhe shkrimtar kritik, në
fakt paraqet të kundërtën, prej shumë kohësh. Ka vite që nën fasadën e rreme të
shkrimtarit e intelektualit, ai është duke bërë punën e ideologut aktiv të
arabizimit mental e social të shqiptarëve në Maqedoni. Dhe kjo është puna e tij
më e suksesshme, e sa i përket letërsisë ai kurrë nuk ka mundur të dalë nga
kornizat e një shkrimtari mediokër.
__________
Mbase
teksti më i mirë që është shkruar ndonjëherë për lirinë e shprehjes është eseu
"Liria e shtypit" e George Orwell-it, e botuar si parathënie për
novelën e tij të famshme "Ferma e Kafshëve". Aty Orwell jep njërin
nga përkufizimet më të goditura të kësaj lirie: "Nëse liria ka ndonjë
kuptim ajo është e drejta për t'u thënë njerëzve ato që ata nuk duan t'i
dëgjojnë". Po aty Orwell shkruan se frika intelektuale është armiku më i
keq i gazetarëve e shkrimtarëve dhe se barra e mbrojtjes së lirisë së shprehjes
parasegjithash bie mbi inteligjencën letrare e shkencore.