Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Ambasada në Jeruzalem ka shumë efekte pozitive
E shtune, 05.09.2020, 06:40 PM
Blerim Latifi:
Fakti
se Kosova, pa hezituar fare, ka pranuar që ambasada e saj të vendoset në
Jerusalem, veprim me të cilin shteti i Kosovës e njeh Jerusalemin për kryeqytet
të Izraelit, tregon edhe njëherë se shteti i Kosovës qëndron i rrënjosur fort
në proamerikanizmin e saj dhe nuk ndikohet nga orientimet tjera gjeopolitike.
Paret arabe mund të blejnë ndonjë politikan të korruptuar dhe deri diku edhe
mendjet e njerëzve të varfër të këtij vendi, por kurrë s'do të munden të na e
ndërrojnë rrugën perëndimore. Është koha që edhe Shqipëria të ndjek hapin e
Kosovës.
___________
Vendimi
i shtetit të Kosovës që ambasada jonë të vendoset në Jerusalem, ka shumë efekte
pozitive:
1.
Politika e jashtme e Kosovës vendoset në kontradiktë të plotë me politikën e
Ligës Arabe, e cila kërkon që Jerusalemi t'u merret hebrenjëve.
2.
Ky vendim i Kosovës i varros përfundimisht përpjekjet që janë bërë e bëhen për
ta anëtarësuar Kosovën në Ligën Arabe, gabim fatal të cilin e pat bërë
Shqipëria në vitet 90 të shekullit të kaluar.
3.
Ky vendim tregon se Kosova nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e planeve të
Erdoganit për një 'front islamik kundër Perëndimit dhe Izraelit".
4.
Termi "vend me shumicë muslimane" nuk përbën problem derisa ne do të
qëndrojmë të palëkundur në vlerat e sekularizmit të rreptë, në nënshtrimin e
religjionit ndaj këtyre vlerave dhe principeve të nacionalizmit shqiptar.
Islami i praktikuar me standarde shqiptare është religjion normal,
joproblematik, tolerant dhe koekzistues me religjionet tjera. Islami i praktikuar
me standarde arabo-vahabiste është problematik dhe i rrezikshëm për kombin
shqiptar. Ky dallim është esencial dhe duhet të mbahet parasysh vazhdimisht.
___________
Në
4 Shtator 2016 u shënjtërua bija më e madhe e Kombit Shqiptar, Nënë Tereza.
Në
4 Shtator 2020 Izraeli njeh shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
Kombi
Shqiptar nuk mund të ndalet.