E merkure, 11.12.2024, 06:41 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Adem Jashari, Martir i fesë… Shqiptari

E marte, 12.05.2020, 12:14 PM


Blerim Latifi:

Paskan reagu shpejt vahabistat. Për ta mbulu dhe relativizu poshtërsinë e katër zyrtarëve të Medresesë "Isa Beu" të Shkupit, të cilët nën tingujt e turbofolkut serb, e shanin dhe ofendonin Adem Jasharin, i paskan kërku ndihmë këtij "katolikut radikal" që të dalë me një video ofenduese për Adem Jasharin nga "perspektiva katolike". Montimi i videos dhe mesazhi i paguar i saj shihet nga aeroplani. Edhe titulli i shpërndarë në media është poashtu në funksion të relativizimit. Por, i gjithë ky mundim del të jetë i kotë, sepse vetë termi "katolik radikal" është term bosh. Nuk ekziston sot diçka si "radikalizmi katolik" apo "ekstremizmi katolik". Të shqiptarët jo se jo, por as në botë, përgjithësisht. Ka shekuj që katolicizmi e ka pranu shoqërinë laike dhe parimin e përshtatjes me ndryshimet e shoqërisë moderne. Një individ i çmendur, e as disa të tillë nuk munden me radikalizu një religjion. Duhen grupe të mëdha e lëvizje masive të mirëorganizuara për ta bërë një gjë të tillë. Që nga Mesjeta e vonë katolicizmi ka hequr dorë prej tyre.

Në Kosovën e pas luftës kanë vepruar shumë shoqata të huaja humanitare të proviniencës katolike, por asnjëra prej tyre si ka kushtëzu ndihmat me ndryshimin e identitetit të nevojtarëve, siç bëjnë vahabistat që dhënien e ndihmës e kushtëzojnë me anëtarësimin në rrjetet e sektit të tyre.

Në fund duhet të mos harrohet edhe një gjë: nacionalizmi shqiptar ka lindë për të qëndruar mbi religjionet. Adem Jashari është figurë emblematike e këtij nacionalizmi, prandaj tek varri i tij sot qëndron vetëm një flamur, flamuri kuq e zi i Skënderbeut. Feja e shqiptarit është shqiptaria, thotë Rilindja jonë kombëtare. Adem Jashari ka qenë, është, e do të mbetet përgjithmonë martir i vetëm kësaj feje.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora