Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Logjika partizane e të menduarit
E shtune, 09.05.2020, 03:54 PM
Blerim Latifi:
Logjika
partizane e të menduarit: çdo gjë që bën prijësi ynë ështe e drejtë dhe po
ndodhi të mos jetë e drejtë është e justifikueshme; çdo gjë që bën prijësi i
atyre është e gabuar dhe po bëri diçka të drejtë, ajo është ose e parëndësishme
ose meritë e vjedhur. Bota e logjikës partizane të të menduarit është bota para
zbulimit të aparatit fotografik me ngjyra; është bota bardh e zi. Ajo
mirëmbahet nga dy lloj njerëzish: besimtarët e verbër dhe mercenarët e
prijësit.
________
75
vite më parë Gjermania ishte sinonim për të keqën radikale. Sot Gjermania është
emri i shpresës për njerëzit që duan t'u shpëtojnë mizorive të luftërave, të
skamjes e dëshpërimit. Është i vetmi komb që ka ndërtuar institucionin moral të
përuljes para viktimave të shkaktuara në emër të tij. Ëndrra e filozofëve të
Idealizmit gjerman për Berlinin si vatër e lirisë, tanimë duket e përmbushur.
"Pema e lirisë", e mbjellur nga Holderlini, Schellingu dhe Hegeli, më
shumë se dy shekuj më parë, tash jep fryte për të gjithë njerëzit që besojnë tek
liria.
________
Vuçiq:
"Unë s’e nënshkruaj njohjen e Kosovës, serbët le të gjejnë një president
tjetër".
Nëse
e ka thënë këtë për arsye se synon ta mbaj për vete kartën e Kosovës në
zgjedhjet e afërta në Serbi, puna ndryshon.
Por,
nëse vërtet mendon kështu, atëherë krejt diskursi i kohëve të fundit mbi
marrëveshjen finale me Serbinë është një broçkull e madhe.