E premte, 19.04.2024, 05:33 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Serbia veç një kundërshtari ia ka drojën, nacionalizmit laik shqiptar

E shtune, 18.07.2020, 06:50 PM


Blerim Latifi:

Na erdhi shumë mërzi kur në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me komisionierin për zgjerim të BE’së, Oliver Varhelyi, në sfond të bashkëbiseduesve dukej libri “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e Metohi", libër i cili dihet se prezanton historiografinë nacionaliste serbe mbi Kosovën. Por, para se të nervozohemi dhe të shajmë Serbinë se po promovon mitet të rreme historike, duhet të shohim se çfarë po bëjmë ne vetë. Ne le që nuk bëjmë asgjë serioze për t'i mbrojtur ndërkombëtarisht të vërtetat tona historike, por bëjmë diçka edhe më të keqe. Ka vite që në Tiranë, Prishtinë e Shkup, me dhjetëra mercenarë shqipfolës, ditë dhe natë, shkruajnë e flasin për ta rrëzuar narracionin kombëtarist të shqiptarëve. Sulmojnë Skënderbeun, sulmojnë tezat e origjinës ilire të shqiptarëve, sulmojnë faktet mbi prezencën shqiptare në Kosovën mesjetare, sulmojnë shkrimtarët e vjetër të shqipes, ideologjinë europianiste të Rilindjes Kombëtare, sulmojnë e ç'nuk sulmojnë, dhe jo se u dhemb zemra për faktet shkencore, sepse këta s'kanë lidhje fare me shkencën, por thjesht dhe vetëm për t'u injektuar shqiptarëve në vetëdijen e tyre mitet e propagandës neo-otomane, mite prapa të cilave fshihen qëllimet për ta kthyer këtë vend në zonë influence të autokratit të ri të Turqisë. Që ky qëllim politik të arrihet, duhet bërë një gjë esenciale : gjithë historia e nacionalizmit shqiptar të shpallet e rreme nga vetë shqiptarët! Kuptohet, të njëjtën gjë e synon edhe vetë Serbia, sepse Serbia prej Lidhjes së Prizrenit e deri me sot veç një kundërshtari ia ka drojën, nacionalizmit laik shqiptar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora