Editorial » Latifi
Blerim Latifi: 'Kosova është nën hijen e Turqisë'
E premte, 24.07.2020, 07:12 PM
Blerim Latifi:
Kushdo
që ka pak njohuri nga historia e civilizimeve e di se tempujt e mëdhenj fetarë
më shumë ndërtohen për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një
vend, se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Që nga
tempujt e Karnakut në Egjiptin e Lashtë e deri me sot kështu ka qenë. Nga ky
rregull nuk bën përjashtim as historia jonë. Nuk bën përjashtim as kjo historia
e tempujve në qendër të Prishtinës. Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe
m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi. Pas
luftës, Ibrahim Rugova e ngriti katedralën katolike për t’i thënë botës së
Kosova është pjesë e Civilizimit Perëndimor. Sot, Erdogani po e ndërton xhaminë
e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë.
Kjo është e gjitha.Të tjerat janë rrëfime të kota.