Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Janë çu peshë vahabt shqipfolës
E merkure, 21.10.2020, 09:43 PM
Blerim Latifi:
Janë
çu peshë vahabt shqipfolës. Meqë nuk ia dolën t'i marrin institucionet me
partitë e tyre të shpifura, tash i janë kthy gjuhës së kërcënimeve për t'ia
arritur qëllimit të tyre antishqiptar: imponimin e mentalitetit dhe standardeve
të Arabisë Saudite në shtetin evropian të Kosovës. Nuk do t'ia dalin kurrë,
sepse kjo tokë, siç thoshte Hamzë Jashari, s'duron tjetër kambë veç kambës së shqiptarit.
__________
Njësi mësimore nga
abetarja e modernitetit
Liria
kushtetuese e besimit nënkupton dy gjëra : të drejtën e besimit dhe të drejtën
e mosbesimit. Këto dy të drejta janë të barabarta. Asnjëra nuk ka epërsi morale
e juridike mbi tjetrën. Që do të thotë se nëse ti ke të drejtë të besosh dhe të
deklarosh se ai i cili nuk beson si ti ka me përfundu në ferr, tjetri ka të
drejtë me mendu dhe me deklaru se tregimi yt është thjesht një përrallë e moçme
për të rriturit.
__________
Serbia,
me gjasë, ia ka mbrri qëllimit të saj të vjetër: me shndërru shoqninë kosovare
në një shoqni që kacafytet rreth temave arabe. Pashiqi, Çubrilloviqi e Vlladan
Gjorgjeviqi tash mund të prehen të qetë në varret e tyre.
__________
Kur
përballesh me një fanatik të çmendur religjioz, i ke dy rrugë: t'ia lëshosh
rrugën ose t'ia tregosh vendin! Rrugë të tretë nuk ka.Debati me të është punë
krejtësisht e kotë. Sepse debati është punë e mendjes së kthjelltë, e
fanatizimi, siç thotë Volteri, është sëmundje e mendjes.Ma e rënda madje.