E marte, 16.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Superioriteti etnik mbi atë religjioz

E hene, 07.09.2020, 07:41 PM


Pak sociologji

Nga Blerim Latifi

Identitetin e një populli nuk e përkufizon një deklaratë diplomatike. E përkufizon etnia e tij dhe ligjet me të cilat qeveriset.

Konfuzioni dhe ngatërrimi i publikut vjen zakonisht nga përdorimi i pakujdesshëm i termave dhe fjalëve nga politikanët, gazetarët dhe përkthyesit.

Shoqëria dhe shteti nuk janë e njëjta gjë.

Etnia dhe religjioni nuk janë e njëjta gjë, sidomos në Europën moderne të katër shekujve të fundit.

Shteti modern i ka rrënjët në superioritetin e përkatësisë etnike mbi atë religjioze. Dhe dihet se shqiptarët u bënë komb falë këtij superioriteti të vendosur nga sekularizmi europian.

_______

Pamjet që qarkulluan nëpër media nga takimi Kosovë -Serbi në Shpi t'Bardhë, ajo karrikja e famshme në të cilën u ulën Hoti e Vuçiq, si të ishin duke u marrë në pyetje nga Trump, videoja ku Vuçiqi habitet e djersitet kur e dëgjon Trumpin se Serbia është pajtuar të zhvendos ambasadën e saj në Jerusalem, vetë shpejtësia me të cilën u krye e gjithë storia e takimit, na dëshmon se në këtë takim realisht nuk kanë ndodhur negociata Kosovë -Serbi. Ka ndodhur, thjeshtë dhe vetëm, një marrëveshje e shkruar nga amerikanët, e shpjeguar prej tyre gjatë dy ditëve dhe e nënshkruar nga palët përkatëse në fund të takimit. Kjo do të thotë se debati midis atyre që po i thurin lavdi Hotit dhe atyre që po e shajnë atë, është një debat i kotë, nga kotësia e të cilit tentohet të nxirret ndonjë përfitim i mjerë politik.

________

Amerika nuk e bombardoi Serbinë, nuk e sponsorizoi pavarësinë e Kosovës, nuk e mbrojti atë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk e nxiti krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e shumë e shumë gjëra të tjera, që me ardhë Sulltani Erdogan e me kthy Kosovën në vilajet të vetin. Të jemi të qartë në këtë pikë! Këtu ka plot politikanë e kopukë të ndryshëm që për pak pare e shesin shpirtin, por Kosova nuk mund të kthehet pas në gabimet e mëdha historike.Kurrë.

________

Kryeministri Hoti ndërkombëtarëve disi ua çon mallin e Rugovës: i urtë, i qetë, zanin e ulët, joepik, pa staturë azgani, i dëgjueshëm dhe i parashikueshëm! Veç shalli i Rugovës po i mungon. Dhe qeshja e tij karakteristike.

________

Për ata që kujtesën e kanë të shkurtër: Fjalimi i Benjamin Netanjahut për Kosovën, në orën më të ligë të historisë së saj, gjatë gjenocidit serb, në pranverën e vitit 1999. Në ato ditë palestinezët mbushnin rrugët duke protestuar kundër intervenimit të NATO-s në Serbi.




(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora