| E hene, 07.09.2020, 07:41 PM |
Pak sociologji
Nga
Blerim Latifi
Identitetin
e një populli nuk e përkufizon një deklaratë diplomatike. E përkufizon etnia e
tij dhe ligjet me të cilat qeveriset.
Konfuzioni
dhe ngatërrimi i publikut vjen zakonisht nga përdorimi i pakujdesshëm i termave
dhe fjalëve nga politikanët, gazetarët dhe përkthyesit.
Shoqëria
dhe shteti nuk janë e njëjta gjë.
Etnia
dhe religjioni nuk janë e njëjta gjë, sidomos në Europën moderne të katër
shekujve të fundit.
Shteti
modern i ka rrënjët në superioritetin e përkatësisë etnike mbi atë religjioze.
Dhe dihet se shqiptarët u bënë komb falë këtij superioriteti të vendosur nga
sekularizmi europian.
_______
Pamjet
që qarkulluan nëpër media nga takimi Kosovë -Serbi në Shpi t'Bardhë, ajo
karrikja e famshme në të cilën u ulën Hoti e Vuçiq, si të ishin duke u marrë në
pyetje nga Trump, videoja ku Vuçiqi habitet e djersitet kur e dëgjon Trumpin se
Serbia është pajtuar të zhvendos ambasadën e saj në Jerusalem, vetë shpejtësia
me të cilën u krye e gjithë storia e takimit, na dëshmon se në këtë takim
realisht nuk kanë ndodhur negociata Kosovë -Serbi. Ka ndodhur, thjeshtë dhe
vetëm, një marrëveshje e shkruar nga amerikanët, e shpjeguar prej tyre gjatë dy
ditëve dhe e nënshkruar nga palët përkatëse në fund të takimit. Kjo do të thotë
se debati midis atyre që po i thurin lavdi Hotit dhe atyre që po e shajnë atë,
është një debat i kotë, nga kotësia e të cilit tentohet të nxirret ndonjë
përfitim i mjerë politik.
________
Amerika
nuk e bombardoi Serbinë, nuk e sponsorizoi pavarësinë e Kosovës, nuk e mbrojti
atë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk e nxiti krijimin e Ushtrisë së
Kosovës, e shumë e shumë gjëra të tjera, që me ardhë Sulltani Erdogan e me kthy
Kosovën në vilajet të vetin. Të jemi të qartë në këtë pikë! Këtu ka plot
politikanë e kopukë të ndryshëm që për pak pare e shesin shpirtin, por Kosova
nuk mund të kthehet pas në gabimet e mëdha historike.Kurrë.
________
Kryeministri
Hoti ndërkombëtarëve disi ua çon mallin e Rugovës: i urtë, i qetë, zanin e ulët,
joepik, pa staturë azgani, i dëgjueshëm dhe i parashikueshëm! Veç shalli i
Rugovës po i mungon. Dhe qeshja e tij karakteristike.
________
Për
ata që kujtesën e kanë të shkurtër: Fjalimi i Benjamin Netanjahut për Kosovën,
në orën më të ligë të historisë së saj, gjatë gjenocidit serb, në pranverën e
vitit 1999. Në ato ditë palestinezët mbushnin rrugët duke protestuar kundër
intervenimit të NATO-s në Serbi.