Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Pse Erdogani se tha një fjalë për dërgimin e krerëve të UÇK-së në Hagë?
E marte, 17.11.2020, 10:25 AM
Blerim Latifi:
Pse
Erdogani se tha një fjalë për dërgimin e presidentit të Kosovës dhe të tre
krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë? Nuk është e vështirë të kuptohet: nuk do ta
shqetësojë Vuçiqin, të cilit po i shet drona luftarakë, dhe bizneset e mëdha që
i ka në Serbi. Ai mendon: hajt se arnautët i rehatojë lehtë, duke u shitur
dokrra fetare e osmane. Dhe deri me tani i ka dhezë bajagi mirë.
_____________
Ideja
e ministres së financave Hykmete Bajrami që Guardia di Finanza të përfshihet në
hetimin e vjedhjeve të cilat ndodhin në mekanizmat shtetëror që administrojnë
paranë publike, është shumë e qëlluar dhe e domosdoshme.Veç një mekanizëm
hetues si Guardia di Finanza mund të çmontojë sistemin e sofistikuar të
zhvatjes së parasë publike në Kosovë.Hetuesit kosovarë, me përjashtim të ndonjë
rasti, nuk e kanë as kompetencën e duhur profesionale, as guximin qytetar, e as
ndjenjën patriotike, për t'i luftuar zhvatësit e shtetit të Kosovës, të cilët,
realisht, janë duke i bërë dëme këtij shteti, po aq sa edhe Serbia.
_____________
Në
Shqipëri zgjedhjet as nuk fitohen e as nuk humben me kartën e Kosovës. Aq më
pak me atë të UÇK-së.Këtë, më mirë se ne, e dinë ata në Tiranë.Nacionalizmi
atje është elektoralisht i padobishëm.Tradicionalisht.
_____________
Organizatorët
e fushatës mediale "Liria ka emër", në anën ballore të hotelit Grand,
e kanë vendosur një ekran gjigant, në të cilin vazhdimisht shfaqen emrat e
Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Shumë mirë, por
aty nuk shfaqen edhe emrat e Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt e Sali
Mustafës.Pse ky diskriminim? Pse kjo marre? A nuk ishin edhe këta të tre në
UÇK? A nuk luftuan për lirinë e Kosovës edhe këta të tre?
_____________
Kongresi
i Manastirit i 14 nëntorit të vitit 1908, ishte rezultat i një beteje të gjatë
ideologjike brenda shqiptare dhe midis shteteve që kishin interesa në
territoret e banuara me shqiptarë. Austro-hungarezët dhe italianët donin një
alfabet latin për shkrimin e shqipes. Xhonturqit, që sapo kishin marrë
pushtetin në Stamboll, donin që shqipja të shkruhej me alfabetin arab.Serbët
dhe grekët e mbështesnin synimin e xhonturqve, sepse donin me këtë që të
bindnin fuqitë evropiane se shqiptarët nuk janë europianë, prandaj bashkë me
turqit edhe ata duhej të largoheshin drejt Anadollit. Fatkeqësisht, edhe sot,
ndeshemi me prirje pothuajse të njëjta: Perëndimi na kërkon që t'i përvetësojmë
standardet e tij, Turqia do që të jemi një shtojcë e saj në Ballkanin
Perëndimor, dhe Serbia do që të dukemi sa më orientalë, në mënyrë që ta humbim
sa më shumë mbështetjen e Perëndimit. Dikush ka thënë njëherë: historia nuk
përsëritet, por rimohet! Kjo do të thotë se ngjarjet e të sotmes, shpesh,
tingëllojnë si ato të së djeshmes.
_____________
Pjetër
Bogdani në vitin 1689 kishte mobilizuar 20 mijë luftëtarë.Lidhja e Prizrenit,
midis viteve 1878-1881, rreth 30 mijë.Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram
Curri në vitin 1912 jo më shumë se 12 mijë. Azem Bejta në pranverën e vitit
1919 afër 10 mijë. Shaban Polluzha në vitin 1945 8 mijë.UÇK në vitet 1998-1999
jo më shumë se 15 mijë. Po sot, me na bo vaki, a thua sa arrijmë me i mobilizu?
_____________
Vuçiqi
kërcënon me luftë të re, politikanët tanë: Nato, ku je? Shqipëria që 108 vjet
është shtet, ne që 21 vjet të lirë, por ky komb ende nuk është në gjëndje me ia
kthy Vuçiqit: Nisu, po ta mbajti!
_____________
Zakonisht
njerëzit korrupsionin e kuptojnë në terma ekonomikë: përdorimi i aseteve
publike për përfitime private apo grupore. Ekziston edhe një formë tjetër e
korrupsionit, ajo politike, kur interesat publike gjykohen, vlerësohen e
trajtohen nga perspektiva e interesave private e grupore. Për ta kuptuar këtë
mjafton të shikoni paralizimin e Kuvendit të Kosovës.