Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Mos u çuditni me terroristin!
E marte, 03.11.2020, 07:52 PM
Blerim Latifi:
Njëri
nga terroristët e sulmit në Vjenë paska origjinë shqiptare. Mos u çuditni!
Sepse, siç thuhet, atë që ke mbjellur, atë do të korrësh. Ka 20 vite që,
gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë
doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, dhunë e terror kundër të gjithë
atyre që mendojnë e besojnë ndryshe. Janë po këta që i frymëzuan afër 1000
shqiptarë për t'iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin
shqiptar në sytë e botës demokratike. Janë po këta, që sot, në vend të
denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje
mediale dhe me servilosje nga politikanët. Intelektualët heshtin, se kanë frikë
nga gjuha e tyre kërcënuese. Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra
elektorale me ta. Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga
gjenocidi: shikoni për kë na keni bombarduar! Edhe njëherë: mos u çuditni me
këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare! S'keni parë gjë akoma!