E merkure, 11.12.2024, 06:40 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Standardi i estetikës perëndimore

E hene, 30.11.2020, 06:52 PM


Blerim Latifi:

Prej grekëve të lashtë dhe romakëve arti perëndimor i paraqet heronjtë me trajta te bukura dhe fizik të fuqishëm. Këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëj edhe Hollywood-i, industria ma e madhe e artit filmik në botë. P.sh. Akilin, heroin e Trojës, e luan tipi i Brad Pitt, Maksimusin te Gladiator e luan Russell Crowe, William Wallace te Braveheart e luan Mel Gibson.Shembujt janë të pafund.Arti perëndimor të shëmtuarën e rezervon për figurën e antiheroit. Prandaj, kur kërkojmë që heronjtë tanë, siç janë Skënderbeu dhe Adem Jashari, të paraqiten me tipare të forcës dhe hijeshisë fizike, ne thjesht po kërkojmë të ndjekim një standard të estetikës perëndimore. Përparësia në këtë rast është se kjo kërkesë përputhet edhe me faktet historike për dukjen e këtyre dy heronjve.

_______________

Gjenitë e artit figurativ, si Leondardo Da Vinçi dhe Mikelangjelo Buonarroti, kishin kaluar vite në spitale duke studiuar anatominë e trupit njerëzor, sepse nuk mund të bësh skulptura nëse nuk e njeh këtë anatomi.Tek ne, edhe pas 500 viteve nga koha e tyre, njerëzit bëjnë shtatore pa e njohur anatominë njerëzore dhe i mbushin sheshet e qyteteve me to.Dhe e tërë kjo përkrahet nga qeveritarë të pakultivuar estetikisht dhe artistikisht.Shtatoret artistikisht të shëmtuara të heronjëve tanë në sheshet e Kosovës janë pasqyra e këtyre qeveritarëve, e jo e karakterit dhe personalitetit të këtyre heronjëve.Sepse pushtetet qesharake, edhe shtatoret i bëjnë qesharake.Dhe qeveritarët e pakultivuar me shije artistike, e inkurajojnë kiçin, bërllogun artistik, sepse kiçi është estetika e tyre, siç thotë Kundera tek "Lehtësia e padurueshme e qenies".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora