E hene, 09.12.2024, 07:58 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: A e di Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi?

E hene, 23.11.2020, 07:58 PM


Blerim Latifi:

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate.

A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet  që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?

A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?

A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar, kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?

_______________

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ua paska uruar shqiptarëve atje Ditën e Alfabetit Shqip. Ky urim vjen prej faktit se tani maqedonët janë në zor të madh nga Bullgaria, e cila ua ka mbyllë dyert e Bashkimit Europian, derisa të pranojnë se gjuha dhe historia e maqedonëve modernë janë trashëgimi thjeshtë bullgare.Urimi i kreut të Maqedonisë së Veriut do të ishte vërtet gjest që duhej vlerësuar lartë, po të mos na dilte parasysh fakti se shteti i Pendarovskit ka dekada që investon në shkombëtarizimin e shqiptarëve, në transformimin e tyre nga një komunitet etnik në një komunitet fetar, të ngjajshëm me boshnjakët.

_______________

Në fillim të javës së kaluar një dorë e padukshme, në afërsi të Graçanicës, dogji një poster të fushatës mediale “Liria ka emër”. Dje, siç raportuan mediat, po ashtu, një dorë e padukshme e dogji flamurin serb në qendër të Grançanicës. A janë këto shenja të fillimit të zbatimit të ndonjë skenari për të rindezur sherret etnike në Kosovë? Nuk po dua të sugjeroj një përgjegjje të menjëhershme, por situata në të cilën ndodhemi është ideale për të gjitha ato forca që duan ta shohin Kosovën në tym e flakë.

Klasa politike në Kosovë është krejtësisht e ngulfatur nga mllefet personale e partiake.Vetëvendosje! nuk do as të shoh, e as të mendoj, asgjë përtej mllefit të saj për largimin nga pushteti në pranverë të këtij viti. PDK dhe mbështetësit e saj janë të mllefosur tej mase me faktin se dy liderët e saj u morrën nga Gjykata Speciale. Qytetarët e Kosovës janë tej mase të mllefosur me qeverinë e dobët të LDK-së, e cila nuk është në gjëndje të kaloj as ligjin e rimëkëmbjes ekonomike, ligj i cili do duhej të kalonte me urgjencë.Bizneset janë të mllefosura nga qeveria dhe masat e saj anti-covid, të cilat janë duke i falimentuar. Secili njeri me mend në kokë do duhej të ndjehej i shqetësuar nga ky mllef i akumuluar, i cili i ngjan një trotili të vendosur në themelet e një ndërtese. Dhe secili politikan, që ka sadopak mend në kokë dhe një ndjenjë elementare përgjegjësie ndaj këtij vendi, do duhej të kuptonte se Serbia do të mundohet ta kanalizojë këtë mllef në drejtim të strategjive të saj për destabilizimin dhe rrënimin e shtetit të Kosovës.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora