E diele, 01.12.2024, 08:08 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Kombi shqiptar nuk do të mbijetonte dot pa guximin dhe dijen e burrave të mëdhenj si Pjetër Bogdani

E diele, 06.12.2020, 02:30 PM


Blerim Latifi:

Në librin e tij më të fundit, "Rebels, Believers, Survivors: Studies in the History of the Albanians", në kapitullin për "Çeta e Profetëve" të Bogdanit, Noel Malcolm sjell një pjesë të letrës që Pjetër Bogdani ua dërgonte autoriteteve në Romë, të cilat duhej ta miratonin botimin e librit të tij: "Në Shqipëri ka një mungesë ekstreme, një mungesë pothuajse totale të librave në gjuhën shqipe... njerëzit jetojnë jo vetëm të verbuar nga injoranca, midis një numri të pafund gabimesh e abuzimesh...por, po ashtu për shkak se ky popull jeton midis turqëve, grekëve dhe serbëve, ai vazhdimisht po e humbë gjuhën e tij".

Bogdani vdiq në Prishtinë, me 6 dhjetor të vitit 1689, gjatë përpjekjes së fundit jetësore të tij për ta rikthyer Kosovën dhe shqiptarët në civilizimin europian. Kombi shqiptar nuk do të mbijetonte dot pa guximin dhe dijen e burrave të mëdhenj si Pjetër Bogdani.

__________

Në personalitetin e Bogdanit janë tri tipare unike:

1. Besimi i palëkundur tek liria edhe në kushtet kur ajo duket e largët dhe e pashpresë.

2.  Ballafaqimi aktiv intelektual me injorancën dhe mjerimin kulturor.

3. Guximi për t'i rrokur armët kur vjen koha e tyre.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora