Kerko: a
Cikël me poezi nga Agron Tufa
E enjte, 14.05.2020, 08:20 PM
Agron Tufa
KAFSHA APO FANTAZMA?
âsht
pjesa ime e kafshës që më mban njeri.
nuk
rrojmë si hije këtij dheu
ndonëse
hije kthehemi. herëdokur...
prej
së tanës nuk vdes vetëm pjesa,
ai
substrat fluid që shumëzohet me spore
n'eterin
hakërryes të një kujtese përndjekëse.
kështu
do t'i bartim në amëshim,
në
disqe fluturuese,
fantazmat
ngashënjyese të pengjeve.
djaloshi
që ka nisë me u bâ engjull
s'âsht
pos mitra e një vorri të ardhshëm ajror
me
një ushtri fantazmash kryengritëse.
herët
a vonë, ato do shpërthejnë,
ato
do mësyjnë
me
babëzinë dhe untinë
për
hajet e harlisuna tokësore.
mua
më mban njeri pjesa ime e kafshës.
i
vetëm jam, me untinë e kafshës përbrenda,
rrethuem
prej erinive përndjekëse të moralit,
që
kërcënon. nganjëherë më aviten miqësisht.
hera-herë
ia dal me e ngî kafshën.
po
kafsha zgjohet prore me unti të re.
therëse.
pickuese.
kërkon
të veproj.
ia
zá frymën,
gojën
e çapëlyeme,
shkep
mish prej vetes -
tan’
pemën e dijes e rrëzoj përtokë...
po
kur mor Zot do të lodhet, gjer n’alivani,
në
ditët e saj të mbrame
kafsha,
e
tok me të dhe unë?
o,
deri atëherë,
gjallë
kanë me ma ngranë zotin dyshimet...
po
sikur të vdes dhe kafsha të jetojë -
kush
ka me e ngî kafshën e gjorë?
po
sikur të vdesë kafsha, qysh atëherë
kam
me e ngî lukuninë me fantazma?
kur
mendon kaq gjatë, pështillen të tana
dhe
gjallë s'e merr vesh: kush të mban njeri -
kafsha
a fantazma?
qershor 2013
Nga libri "Kafsha
apo fantazma", Onufri, 2016
NË KËTË BOTË...
në
këtë botë të Zotit askush s’është i qetë;
përditë
vret ngapak, ngapak vritesh përditë:
si
të marrësh frymë, pa e lënduar tjetrin?
si
ta durosh fyerjen që t’i errka sytë?
në
këtë botë të Zotit edhe dashuria
e
çarti xhelozie kainin e gjorë.
si
t’ia bëjmë me dashurinë që vret?
si
ta dimë që vret? si të heqim dorë?
në
këtë botë të Zotit ngremë shtylla turpi.
mëkati
na heq udhë për tek zemra tjetër.
nuk
dua t’jem i fajshëm, as i përfshirë,
as
shkak, as pasojë në zinxhirin e vjetër.
mes
vdekjesh e lindjesh në këtë botë të Zotit
të
vetmet përtëritje - pendesa dhe mëkati.
natyra
i shpërfill dramat e përjetshme -
rolet
që shkëmbejnë viktima dhe xhelati.
2011
"Fragmentet e
Gjësë", OM, Prishtinë, 2013
TRIPTIK PËR NËNËN
1
Nënë
- lavjerrës i turpshëm
mes
frymës dhe pendimit!
Nuk
guxoj të vij pranë teje,
ndërsa
koha kalon
duke
shkrirë togje plumbi në tru.
Shirat
e para u mundën
dhe
gjëma e re ia mbërriti në paqe.
Të
vdekurit e tu prapë s'e arrijnë gardhin,
as
portën e brerë që parandjen dëborëra.
Ah,
bujtës të trishtë!
Ndikoni
dhembshurisht,
paqtoni
ankimet, diferencat, mërzinë
pa
cytur, lënduar kujtesën, vetminë...
2.
O
ti rrufe që kridhesh ëmbël
në
gjakun tim të pikëlluar,
nën
shirat gri
dhe
kupën e kripur të verës!
Keqardhje
bari i butë vjeshtak
dhe
loti - kujtim.
Unë
nuk kthehem më...
E
di ç'do me thënë i mundur.
Në
këtë orë të sinqertë me mure lakuriq
beh
ajri gjithë pezm dhe fundi avitet...
Të
peshuara janë çastet, të zhveshura
nga
barëra e flatra, nga hëna e yjtë.
E
qëruar - veç klithma e pastër e erës.
Në
këtë orë të sinqertë
qaj
pafajësinë tënde -
besimin
që t'u tradhëtua në mua
si
në një tokë të dobët.
3
Frymët
tona qofshin
pengje
të brera kozmike
për
mëkate të rënda
që
kurrë nuk i bëmë.
Tash
neveria e sjell kokën
mbi
mishin tim
dhe
një rrymë bezdie fryn
mbi
ujëra e drunj: janë kot!
Isha
një foshnje
më
shumë e hutuar
se
e lumtur.
Hapësirat
që ëndërroja -
të
gjitha u tkurrën
një
nga një, si iriqë fanatikë.
Por
ai imcak që ti e shihje
me
sy të picërruar -
ambicie
të madhe
kish
patur në kocka...
Kot!
Se
babëzia e rrugës ia shqeu
kurmin
e dobët dhe leckat në trup.
E
sheh si pas xhamash treti,
si
rrokjet e dobësuara të një kënge
mbi
këtë planet të lodhur
me
besim e pendesë.
1993
Nga vëllimi "Aty te
portat Skeé", Onufri, 1996
ELEGJI
vend
nuk mundem me zanë e me pritë
në
bujarinë pakufi të kësaj parajse urbane
përderisa
ti, premtue s'më ke kësoane -
kohën
e duhun,
arsyen
e duhun,
kambënguljen
e duhun
me
komplotue me vetjet tona në zgrip t'provokimit;
përsa
ti ende premtue s'më ke,
se
kuraja ka me na u rritë ma shumë
se
floknaja extension e shelgjeve vajtues,
se
shpërthimet shurdhuese të rrufeve
që
rrokullisen e gremisen abyseve
tue
shkërrmoqë qymyrin e shkrumbit qiellor
ku
asht djegë saora filmi ynë në shirit -
mësymja
fatale që i bajmë lakuriq njeni-tjetrit
në
betejën imagjinare, natë për natë,
dhambë
për dhambë...
...por
as nuk mund me ikë kështu,
pa
njohun saktësinë që i duhet lulediellit
me
e krye rrotullimin e plotë në terr -
instinktin
e orientimit të saj
midis
zhaurimës së lumenjve nëntokësorë,
që
çajnë të dehun Erebin
nga
ringjallja në ringjallje.
Nga "Fragmentet e
Gjësë', OM, Prishtinë, 2012